Prej kohësh larg medias, Lulzim Basha është shfaqur sot në mledhjen e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Europës. Në fjalën e tij, Basha tha se Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe se është koha për të vendosur paqen në rajon. “Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. 15 vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe një vit pas agresionit rus në Ukrainë është koha të vendosim paqen dhe stabilitetin. Do të ishte një gabim shumë i madh për cdo vend po të hiqte paralele, cfarë po ndodh në Ukrainë sot është një zile për Ballkanin Perëndimor.” -tha…
Author: tirana
Policia ka arrestuar edhe tre persona të tjerë si të përfshirë në vrasjen e 60-vjeçarit Nuri Basha në qytetin e Peshkopisë. Operacioni i koduar “Deepened”, (Dipën) përfundoi me arrestimin e shtetasve Eduart dhe Ahmet Torba, dhe Lavdërim Kaleci, të cilët akuzohen për mos kallëzim krimi. Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se më 26 qershor të vitit të shkuar në lagjen “Kamen” të Peshkopisë, pas një konflikti për motive të dobëta pranë një lokali, të arrestuarit plagosën rëndë 60-vjeçarin Nuri Basha, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spitalin e Peshkopisë dy ditë më vonë. Ngjarja…
Janë publikuar rregullat e reja në lidhje me përgatitjen e testeve të Maturës. Mbi bazën e një vendimi të marrë nga Ministria e Arsimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA-ja) do të ngrejë grupet sipas lëndëve, për hartimin e fondit të pyetjeve, sipas kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi dhe rregullores së brendshme të institucionit. Anëtarët e grupeve lëndore në kontratën që nënshkruajnë me QSHA-në marrin përsipër të ruajnë sekretin e hartimit të fondit të pyetjeve dhe të mos jenë në konflikt interesi. Fondi i pyetjeve është jo më i vogël se dhjetëfishi i pyetjeve që do të përmbajë testi përkatës.…
Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve në vend, pa konstatuar sjellje të bashkërenduar mes ndërmarrjeve në treg apo shkelje të tjera të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Hetimi paraprak ishte hapur në shkurt të vitit të kaluar, menjëherë pasi çmimet e naftës (gazoilit) dhe benzinës nisën një rritje shumë të shpejtë, që i çoi në nivelet më të larta historike (deri atëherë). Të dhënat e hetimit tregojnë se tregu i tregtimit me shumicë të naftës dhe benzinës ka një shkallë të konsiderueshme përqendrimi. Për vitin 2021, ndërmarrjet kryesore në tregun me…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky feston sot ditëlindjen. Në 45-vjetorin e lindjes, bashkëshortja e tij, Olena, i ka kushtuar një dedikim emocionues. “Më pyesin shpesh si keni ndryshuar këtë vit. Dhe unë gjithmonë përgjigjem se ai nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti. I njëjti djalë që takova kur ishim 17-vjeçarë. Por, në realitet diçka ka ndryshuar. Tani ai buzëqesh shumë më pak. Të gjithë e dimë këtë. E rëndësishme është që të kemi shëndet”, shtoi Olena. “Pra, kujdes shëndetin, ju lutem! Duam të buzëqeshim gjithmonë me ju. Na e jepni këtë mundësi!”, përfundoi bashkëshortja e presidentit. Volodymyr Zelensky ka lindur…
Mediat raportojnë se kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se ai nuk e njeh Agron Nezën, patriotin e vet tropojan i cili ka qenë pjesë e strukturave të sigurisë në fund të viteve 80-të dhe fillim të viteve 90-të, aktualisht i lakuar për lidhje me ish-shefin e FBI-së Charles McGonigal. “Unë nuk e kam kushëri, nuk e njoh, njoh të tjerë, por jo atë”, – citohet të jetë shprehur sot Berisha. Ndonëse dhe ish-truproja i Berishës Izet Haxhia ka përmendur më herët në media lidhjet e Berishës me Agron Nezën, ky i fundit pas një kontakti me Hashtag.al jo vetëm pohoi…
Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter është shënuar këtë të mërkurë në Greqi. EMSC njofton se lëkundja sizmike është regjistruar 78 kilometra nga ishulli i Rodosit. Tërmeti ka ndodhur në orën 14:37 me orën lokale. Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale dhe apo të lënduar në njerëz.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me 220 ndërhyrjet që janë bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është përmirësuar shumë komuniteti. Sipas kreut të qeverisë, ndërhyrjet kanë përmirësuar shërbimet, turizmin, zhvillimet rural dhe rritjen ekonomike. “220 ndërhyrje në territor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përfunduar në 2022 apo në proces për 2023, të cilat përmirësojnë jetën e komuniteteve, fuqizojnë shërbimet, turizmin e zhvillimin rural, rrisin ekonominë – më pak fjalë e akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që punojnë dhe kanë punë për të zgjidhur.”
Parlamenti i Sllovakisë ka amendamentuar Kushtetutën e shtetit për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Nëntëdhjetë e dy ligjvënës mbështetën amendamentin që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, nëse për një vendim të tillë votojnë shumica e Këshillit Kombëtar të Sllovakisë prej 150 ulësesh. Kushtetuta e Sllovakisë më herët nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Pasi Qeveria e udhëhequr nga kryeministri sllovak Eduard Heger, nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në Parlament në dhjetorin e kaluar, presidentja Zuzana Caputova u dha afat ligjvënësve që deri në janar të bënin ndryshimet kushtetuese. Partitë opozitare iniciuan mocionin e mosbesimit…
Policia e Shkodrës ka çmontuar dhe sekuestruar 38 kamera të tjera të dyshuara të lidhura me aparate të ndryshme celulare, që i shërbenin informimit të kontigjentit kriminal, të cilat u evidentuan të instaluara në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”. “Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional policor intensiv, të koduar “Fijet”, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, për vendosjen e disa kamerave, në zona shumë të frekuentuara të qarkut Shkodër, konkretisht në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale,…
Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili ndodhej në kërkim për vrasje. Në pranga përfundoi Izbi Çaushi, autori i dyshuar i vrasjes së 47-vjeçarit grek, i njohur me nofkën “amerikani” në Kalamata. Pas krimit, shqiptari u strehua fillimisht në një dyqan, aty ku u ndihmua nga pronari i tij grek për të marrë ushqime dhe veshmbathje. Arratia nuk zgjati shumë dhe tashmë Çaushi pritet të dalë para drejtësisë.
Agron Neza, biznesmeni shqiptaro-amerikan, që dyshohet të ketë bashkëpunuar me ish-agjentin e FBI-së të vënë në hetim në SHBA, ka qenë student i shkollës së Sigurimit në fund të viteve ’80. Sipas gazetarit Mero Baze, në vitin 1990 Agron Neza, që tani jeton në Nju Xhersi, u bë badigard vullnetar i Azem Hajdarit dhe Sali Berishës. “Duke parë rreziqet që shoqëronin Azemin, sidomos pas vrasjes në tragetin e Tropojës të dikujt me pardesynë e tij, ai i dha Azemit pistoletën e punës ta kishte për siguri. Berisha nuk e harroi këtë detaj. Sapo erdhi në pushtet më 1992 dhe filloi…