Author: tirana

Teksa zhvillojnë provën javore për t’u kujdesur për beben kukull, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë gjetur mundësinë të qëndrojnë vetëm me njëri-tjetrin dhe t’i shprehin ndjenjat pa u penguar nga të tjerët. Luizi ka vazhduar të insistojë duke kërkuar puthjen e famshme nga Kiara, ndërsa kjo e fundit e pranon që e ndjen, por ka diçka që e pengon. “Do isha kurioze të të puthja për të parë kiminë mes nesh, por kam diçka që më pengon dhe nuk ta shpjegoj dot me fjalë”, i ka thënë ajo konkurrentit. Luizi nga ana tjetër nuk duket aspak i dorëzuar dhe…

Read More

Një nga çështjet kryesore të diskutimit në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së është ajo e arrestimit të McGonigal, ish-gjentit të FBI-së. Në fjalën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj Edi Ramës, për të cilin tha se është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme në një nga aferat më të zeza të kohërave. Berisha shtoi se deputetët e PD do të ngrenë një komision hetimor për këtë çështje, pasi sipas tij kjo është “një aferë botërore”. “Mblidhemi sot në një ditë kur Shqipëria është në epiqendër të një stuhie, e cila në memorien historike, nuk ka ekzistuar…

Read More

Kiara dhe Luizi ishin çifti i radhës që duhej të përkujdeseshin për “Arbanën” e vogël. Në momentet kur ata përpiqeshin të qetësonin beben, mes tyre pati shumë batuta, puthje e përqafime. Kiara: Më duhet një pelenë, ku janë? Luizi: Po lëre, se s’je për atë punë… Kiara: Më duhet ta ndërroj. Hë thuaji diçka gocës… View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin me iniciale Q.M., i cili u gjet nga familjarët i pajetë. Paraprakisht dyshohet se ai është vetëvarur. Rreth orës 13:10, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në banesën e tij, shtetasi Q. M., 51 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Dorian Duçka, refuzon të komentojë lidhjet me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. I kontaktuar nga Euronews Albania, Duçka thotë se nuk ka asnjë koment për pyetjet e drejtuara, se: Cila është lidhja e tij me ish-agjentin e FBI-së? Në cilat aktivitete rezulton të jetë apo ketë qenë partner biznesi me ish-oficerin e inteligjencës shqiptare Agron Nezaj dhe se cili ka qenë roli i tij në takimet me kryeministrin Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, ku sipas akt-padisë ish-këshilltari rezulton se ka qenë i pranishëm? Duçka, refuzon të komentojë apo sqarojë faktin se emri i tij përmendet në akt-padi nga autoritetet në…

Read More

Sot në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj nga Gjykata e Lartë, gjyqtarja Holta Zaçaj bëri betimin: “Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.” Presidenti Bajram Begaj i uroi suksese Zaçajt në detyrën e re.

Read More

Armaldo vendosi që këtë javë t’ia kaloi lidershipin e shtëpisë Valbonës. Ai tha se dëshiron të dalë nga shtëpia, pasi ka një grua shtatëzënë dhe një vajzë që kanë nevojë për kujdesin e tij. Duke folur me Luizin, Armaldo tha se nuk ka më moshë të merret me Big Brother, por Luizi i tha atij se thjesht nuk ka moshë të merret me fjalë që fliten pas shpine. Armaldo e pyeti Kiarën për vendimin e lidershipit, për të cilën Kiara tha se ai duhet ta mbajë edhe këtë javë. Ai i tha Valbonës se ndryshoi mendim dhe se do të…

Read More

Mblidhet Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike. Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte i pari që nisi fjalën e tij para deputetëve demokratë në selinë blu, ku pritet të diskutohet për një sërë temash, ku kryefjalë janë zgjedhjet e 14 majit. Kujtojmë se sot PD lidhi marrëveshje koalicioni me PBDNJ-në.

Read More

Delinda Disha është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme. Aktorja e humorit ka treguar në lidhje me një ngjarje që i ka ndodhur me një polic, që sipas saj pasi i ka vënë gjobën “e ka gjuajtur”. Ajo nuk ka nguruar as të publikojë emrin e policit në fjalë. “Ruhuni o gra, vajza, nëna, motra se sot keni në qarkullim një polic që përveç gjobës ju bën dhe si kodosh….Eh kur do dhe polici në orar të punës të gjuaj për laraska. Drejtoria të marrë masa për policët që shkelin etikën e punës dhe kalojnë kufijtë e…

Read More

Një 63-vjeçar është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se 63-vjeçari Kujtim Kola ishte duke krasitur pemët në banesën e tij dhe është rrëzuar. Njoftimi: Më datë 25.01.2023, rreth orës 11:40, në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, shtetasi K.K., 63 vjeç, duke krasitur pemët në banesën e tij, është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në policinë e Tiranës zbarkuan sot në banesën e të ndjerit Aleks Nika, një nga të vrarët në protestën e 21 janarit. Në një intervistë për BW, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës tha se familja nuk kishte pranuar që të jepte audiopërgjimin ku dëgjohet të flasë ish-komandanti Ndrea Prendi. Sot ishin oficerët e policisë gjyqësore, çfarë kërkuan?Sot në shtëpinë e Aleksit erdhën hetues të prokurorisë gjyqësore për të marrë informacione për faktin se çfarë provash kemi siguruar ne. Çështja ka qenë e varrosur në Prokurorinë e Tiranës. Ata nuk kanë pasur…

Read More

Mbiemri i saj është i ish-basketbollistit të madh Shaquille O’Neal, por arsyeja që e lidh Sophie O’Neill me basketbollin dhe NBA është një tjetër. Në fakt, flirtimi i inskenuar me LeBron James e bëri atë një yll absolut të rrjeteve sociale gjatë ditëve të fundit. Në videon e bërë virale modelja tërheqëse britanike shihet duke hedhur shikime intensive dhe provokuese ndaj yllit të Los Angeles Lakers gjatë ndeshjes kundër Houston Rockets, të cilën ajo e ndoqi në vijën e parë të tifozëve. Gjestet nuk e lanë indiferent kampionin e NBA, së cilës më në fund arriti t’i buzëqeshte. Sophie Oneill,…

Read More