Author: tirana

“Tymnajë për të sfumuar provat e reja për 21 janarin”. Kështu i ka konsideruar Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, akuzat e ngritura nga opozita për lidhje të kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI FBI të arrestuar nga drejtësia amerikaneish zyrt, Charles McGonigal. “Së pari kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita për të sfumuar faktet e reja që kanë dalë në lidhje me 21 janarin. Ngrihet një problem tjetër që gjoja ka më shumë rëndësi se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Nuk ka krim më të rëndë se sa vrasja e qytetarëve të pafajshëm.…

Read More

Teksa Partia Demokratike la si zonë të lirë 3 bashki të jugut të vendit për aleatin e saj, PBDNJ-në, firmoset sot marrëveshja e koalicionit mes këtyre dy partive. Mësohet se takimi mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule do të nisë në orën 11:00. Kujtojmë se Dule më 21 janar zgjedhoi 3 kandidatët për kryetarë bashkie që do garojnë në 14 maj, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm i Omonias. Kështu për Bashkinë e Himarës është zgjedhur të garojë Fredi Beleri, në bashkinë e Finiqit Leonidha Hristu si dhe në Dropull Anastas Maneka.

Read More

Një 53-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në një kanal në Venecia. Uji në kanal nuk i kalon më shumë se 20 centimetra dhe pista e mbytjes nuk qëndron. Viktima Gëzim Muho, dyshohet se mund të ketë pësuar ndonjë goditje si pasojë e ndonjë sëmundje që e ka bërë të rrëshqasë më pas dhe të përfundojë në spital. Ngjarja ka ndodhur disa qindra metra larg vendbanimit të tij, ndërsa ishte i punësuar në një lokal të njohur në zonë.

Read More

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur një person në Lushnjë, duke i kërkuar një shumë lekësh. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Elmazi, i cili akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash. NJOFTIMI I POLICISË Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes…

Read More

Finalizohet operacioni policor proaktiv i koduar “Deepened”, që çoi në zbardhjen e ngjarjes në qershor të vitit 2022, në Peshkopi, ku mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari Nuri Basha, i cili më pas humbi jetën, në spital. Ne kuader te operacionit policor u arrestuan shtetasit: Eduart Torba; Ahmet Torba; Lavdrim Kaleci per vepren penale “Vrasje me dashje”, kryer ne bashkepunim. NJOFTIMI I POLICISËZbardhja e ngjarjes, si rezultat i hetimeve të thelluara, të zhvilluara nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën…

Read More

Mike Tyson është përballur me një akuzë të re për përdhunim. Mediat italiane shkruajnë se denoncimi është bërë nga një grua në New York kundër ish-kampionit të boksit. Ajo e ka akuzuar se në fillim të viteve 1990 është abuzuar nga një limuzinë nga ish-kampioni. Deklarata e gruas nuk jep një datë për sulmin, por thotë vetëm se ai ndodhi në fillim të viteve 1990, afërsisht në të njëjtën kohë kur konkurrentja Desiree Washington tha se Tyson e përdhunoi atë në Indianapolis. Kujtojmë se Mike Tyson u shpall fajtor për përdhunimin e modeles Desiree Washington më 10 shkurt 1992 dhe kreu tre…

Read More

Një 54-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë pas një hetimi 3-mujor. Shtetasi M.K akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, pasi dyshohet se ka përfituar rreth 12 milion lekë të vjetra duke mashtruar një shtetase me pretendimin se është avokat dhe se do të përfaqësonte çështjen e bashkëshortit të saj. Njoftimi: Elbasan/Finalizohet pas një hetimi 3-mujor, operacioni policor i koduar “Manipulimi”, për vënien në pranga të një shtetasi të akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda. I mori një shumë parash, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe do të përfaqësonte çështjen e bashkëshortit të saj,…

Read More

Pandemia korona, kriza klimatike dhe lufta në Ukrainë veprojnë si katalizatorë në trafikimin e qenieve njerëzore. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftimin e Drogave dhe Krimit (UNODC), trafikantët e qenieve njerëzore po ia dalin gjithnjë e më shumë të kalojnë pa dënime. Dënimet për krime të tilla kanë rënë nga rreth 7,300 në 2,300 midis vitit 2017 dhe 2020, njofton agjencia e OKB-së në Vjenë. Në të njëjtën kohë, deri në fillimin e pandemisë korona, vit pas viti zbuloheshin gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët po shfrytëzoheshin larg atdheut të tyre. Rreth 47,000 viktima u raportuan në…

Read More

Javën e kaluar në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit Mike Pence në Indiana janë gjetur dokumente të klasifikuara. Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane sipas një letre që avokatët e zotit Pence i dërguan Arkivave Kombëtare. Departamenti i Drejtësisë dhe FBI kanë nisur një hetim për të konstatuar se si dokumentat e klasifikuara përfunduan në shtëpinë Pence. Kjo është gjetja e fundit në një varg zbulimesh në rezidenca private të dokumeteve sekrete. “Duket të jenë një numër i vogël dokumentash, që mbajnë shenjat si të klasifikuara, që janë paketuar dhe transportuar pa dashje në shtëpinë private të ish-zëvendëspresidentit në fund…

Read More

Moderatorja bukuroshe dhe simpatike për publikun Andresa Ambrosio është bërë nënë për herë të parë. Andresa është bërë nënë e një djali ndërsa në faqen e saj në Instagram ka publikuar një foto teksa mban dorën e tij. “Mi prendero cura di te” (Do të kujdesem për ty), është kënga me të cilën ajo ka shoqëruar postimin e saj.

Read More

Pas vdekjes së Gianluca Viallit dhe Sinisa Mihajlovic nga tumoret, bota e futbollit ka nisur të dridhet. Në veçanti, ish-lojtarët kanë frikë se suplementet dhe barnat që dikur merreshin shumë më lehtë se sa sot, mund të shkaktojnë sëmundje me pasoja fatale për jetën. Pas Dino Baggio, edhe Marco Tardelli e pranoi se ishte i shqetësuar. Ish-lojtari i Juventusit dhe i kombëtares italiane, e pranon se gjatë karrierës së tij ka pirë vazhdimisht Micoren. “Kur kam luajtur, në vitet 1980-1990, nuk kishte një vëmendje aq të madhe ndaj farmakologjisë sa sot. Sot një lojtar ndiqet shumë në aspektin mjekësor, madje…

Read More

Zbardhet dëshmia e një prej të arrestuarve, që akuzohet se bashkë me dy persona të tjerë, zhvasnin biznesmenë të ndryshëm. Nga hetimi rezultoi se këta tre persona, të cilët ndodhen aktualisht nën masën e arrestit me burg, kishin mundur të ndërhynin në rrjetin Signal dhe të bënin të mundur që t’i shkruanin edhe biznesmenit të njohur, Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë ndërtuese “Salillari SHPK”, mesazhe që atij i shfaqeshin me dërgues kontaktin me emrin “Edi”, raportoN BW. “Sherif Kadroviçit deklaroi se punonte si berber në fshatin Shtoj i Vjetër. Ai pohoi se në datën 6 janar të këtij viti, rreth…

Read More