Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë, burime zyrtare thanë detaje për aksidentin ku u përfshi policja Anisa Kostana, e cila ndodhet në spital. NJOFTIMI I POLICISESpecialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një lokal, në rrugën “Teodor Keko”, i ka vjedhur telefonin një shtetasi (kamerier i lokalit). Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – V. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit; – R. D., 26…
Author: tirana
Një 48-vjeçar, banues në fshatin Memzotaj, është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës pasi disa nxënës të shkollës në këtë fshat kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pasi kanë blerë produkte në dyqanin e tij. Deri tani nuk ka detaje, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtyre pretendimeve. Njoftimi: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 48 vjeç, banues në fshatin Memzotaj, pasi disa nxënës të shkollës së këtij fshati kanë deklaruar se nuk janë…
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së Parë për Havier Dobin, djalin e pastrueses Rozeta Dobi.Nënë e bir ata akuzohen për vjedhjen e një shume të madhe parash në banesën e ish-zyrtares, Alda Klosi. Apeli ka lënë kështu në burg 23-vjeçarin, duke mos i pranuar kërkesën për ndryshim mase.
Prokuroria e Tiranës vijon hetimet në lidhje me audion e pretenduar për komunikimin e gardistëve më 21 janar 2011. Oficeri i Policisë Gjyqësore të Tiranës ka shkuar në shtëpinë e Aleks Nikës në Lezhë për të marrë në pyetje babain dhe xhaxhain e tij, të cilën kanë deklaruar se kanë në pronësi një audio përgjimin. Aleks Nika u vra më 21 janar, por familjarët ende kërkojnë drejtësi. Xhaxhai i tij, Mark Nika ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin, të cilit i ka kërkuar që çështjen ta marrë Prokuroria e Posaçme.
Ish-balerina e njohur shqiptare dhe aerobistja, Linda Kalemi i ka befasuar të gjithë me deklaratën e saj të fundit. Në një intervistë për “ABC”, Kalemi ka treguar se shokët e bashkëshortit dhe shumë drejtues të institucioneve të ndryshme, e kanë prekur, tërhequr deri në sforcime. Linda ka thënë se do t’i nxjerrë në një të ardhme inicialet për të luftuar fenomenin, me të cilin hasen shumë gra. “Më kanë prekur, më kanë tërhequr, deri në sforcime. Jo vetëm nga drejtuesit, por edhe nga shokët më të afërt të bashkëshortit tim. Se unë ish-in bashkëshort e quaj, pasi është babai i…
Sekretari i përgjithshëm, Damian Gjiknuri i konsideroi akuza ndaj kryeministrit Rama për takimet me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, si një tymnajë që synojnë të heqin vëmendjen nga një ngjarje tjetër.Në një intervistë për mediat, Gjiknuri tha se këto janë histori qesharake që thuhet nga Berisha dhe që ngjasojnë me filmin “Fije që priten” me personazhin Sami Ameni.“Historia kthehet vërtet në qesharake dhe është bërë po të them me qëllim vetëm e vetëm që të sfumohet e vërteta që ka të bëjë me 21 janarin dhe me faktet e reja. Këto janë nga ato filmat thriller që vetëm në mendjen…
Influencuesi Andrew Tate që u arrestua për trafik seksual është ankuar për kushtet e paraburgimit në burg ku edhe po vuan dënimin. “Shoqëria ime e vetme janë buburrecat, morrat dhe çimkat” ka thënë ai. Ish-kikboksieri, i lindur në SHBA, me nënshtetësi britanike, Tate ka ndërtuar një markë multimilionëshe në internet mbi konceptet e maskulinitetit, mizogjinisë dhe “krijimit të pasurisë”. Policia rumune pretendoi se rrjeti i influencuesit Tate futi në grackë shtetasit britanikë duke përdorur metodën “djali i dashuruar” – taktikë sipas së cilës trafikantët joshin viktimat me perspektivën e një marrëdhënieje dashurie deri kur ato të mund të detyrohen të…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha pasi firmosi sot marrëveshjen e koalicionit me PBDNJ-në, pohoi se do t’i jepet goditje fatale sistemit monist në vend. Në krah të Vangjel Dules, Berisha tha se bashkitë do i kthehen qytetarëve. “Shpreh kënaqësinë time dhe të PD për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të PD, me të cilin ne vendosim të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizmit të plotë, të vendosur nga regjimi më i korruptuar në Europë dhe botë, regjimi i Edi Ramës. Përmbysja e këtij monizmi është përparësi absolute e çdo qytetari të lirë, e çdo opozitari dhe në…
Rritet çmimi i karburantit në vend. NJOFTIMI Vendim i Bordit të Transparencës- 25.01.2023Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 25 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 892, +50 nga data 16.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 978, +41 nga data 16.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 56 (-0.43 nga data 16.01.2023).Si rrjedhojë…
Një 30-vjeçar nga Poliçani i ka dhënë fund jetë duke u hedhur nga kati i dytë i pallatit në të cilin banonte. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në qendër të qytetit të Poliçanit. 30-vjeçari me inicialet F.D., ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në Spitalin Rajonal Berat. Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Efektivja Anisa Kostani është aksidentuar. Mësohet se Kostani ishte pasagjere, ku shoferi që drejtonte makinën nuk kishte patentë. Aksidenti mësohet se ka ndodhur pranë Kopshtin Botanik, ndërsa bëhet me dije se nuk është lënduar.
Partia Socialiste e Shqipërisë do të depozitojë sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) një kallëzim penal ndaj shtetasve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” referuar ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011.“Partia Socialiste e Shqipërisë do të depozitojë sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) një kallëzim penal ndaj shtetasve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” referuar ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011. Dialogjet…