TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

BE-ja organizon konferencë të donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

21:20 / February 8, 2023

PD e Berishës denoncon: Qeveria dhe Veliaj kanë frikë nga popullariteti i Luiz Ejllit

21:11 / February 8, 2023

Cristiano Ronaldo diplomat në Lindjen e Mesme për marrëdhëniet Izrael-Arabi

21:05 / February 8, 2023

Bulqizë/ Rruga e pushtuar nga akulli, shoferët kërkojnë ndërhyrje

21:00 / February 8, 2023

Shkrumbohet banesa në Elbasan

20:56 / February 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

PS kallëzon në SPAK Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin: Urdhëruan vrasjen e 4 protestuesve

10:55 / January 25, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Partia Socialiste e Shqipërisë do të depozitojë sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) një kallëzim penal ndaj shtetasve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” referuar ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011.

“Partia Socialiste e Shqipërisë do të depozitojë sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) një kallëzim penal ndaj shtetasve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” referuar ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011. Dialogjet e bëra publike midis ekzekutorëve, e tregojnë qartë se vrasjet u urdhëruan nga lart dhe u përgatitën me një gjakftohtësi kriminale, e cila nuk ka asnjë lidhje me ligjin për Gardën e Republikës! Ne e kemi drejtuar gishtin tek Sali Berisha menjëherë pas ngjarjes tragjike! Nuk besoj të ketë patur qytetar që në mos atë ditë, në ditët, javët e muajt pasues, të mos e ketë kuptuar se urdhëruesit e këtyre vrasjeve ishin Sali Berisha e Lulzim Basha”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se faktet e reja të bëra publike në media tregojnë qartë se urdhrat për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve janë dhënë nga funksionarë të lartë shtetërorë.

“Atë që të gjithë e dinim dhe e treguam me gisht, drejtësia e kohës zgjodhi të mos e shikonte, besonte po as dhe ta hetonte! Për fat të keq, edhe drejtësia e re është treguar deri më tani e pafuqishme për të hequr pluhurin e harresës mbi këtë dosje e për të zbardhur plotësisht këtë krim!
Prova e re e bërë publike në media nga gazetari Artan Hoxha, përmban të dhëna mbi fakte të reja që nuk i janë nënshtruar ndonjëherë hetimeve e gjykimeve të mëparshme. Në dinamikën e komunikimeve, rezulton qartë se janë dhënë urdhëra për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve, urdhra të cilët nisin nga persona të tjerë, funksionarë të lartë shtetërorë”, deklaroi ai.

Gjiknuri thekson se përfshirja e ministrit Lulzim Basha në komunikim me radio rezulton e provuar katërcipërisht dhe ky fakt krijon dyshime të arsyeshme bazuar se ndërhyrja e tij në lidhje të drejtpërdrejt me efektivin e gardës është bërë me porosi për të dhënë urdhrin e Sali Berishës, i kallëzuari tjetër, si personi më i fuqishëm në atë kohë.

“Nga deklarimet e bëra publike para dhe pas ngjarjes, të të kallëzuarit Sali Berisha, ish-Kryeministër, krijohet bindja përtej çdo dyshimi se ai vet ka qenë në drejtimin e veprimeve të Gardës nëpërmjet komunikimit direkt me të kallëzuarit Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi. Provat e reja janë vendimtare tashmë, e të mjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Ndrea Prendin pasi nuk kemi të bëjmë me një “Vrasje nga pakujdesia” por me një “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Po sipas këtyre provave, janë krijuar kushtet e mjaftueshme për të regjistruar nga SPAK të një procedimi penal ndaj Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për veprimet e kryera në 21 Janar. Partia Socialiste i kërkon Prokurorisë së Posaçme të zhvillojë hetime konkrete, gjithëpërfshirëse ndaj të kallëzuarve si dhe personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e katër shtetasve”, shtoi ai.

Gjiknuri i bën thirrje organeve të drejtësisë që t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së kësaj ngjarje dhe vendosjes para përgjegjësisë të urdhëruesve të vrasjes së 4 protestuesve të pafajshëm në bulevard.
“SPAK duhet të zbulojë pse Sali Berisha dhe Lulzim Basha ishin në krye të operacionit të Gardës në 21 Janar kur NUK e kanë për detyrë ligjore për të bërë një gjë të tillë!? SPAK duhet të zbulojë se kush ishte autoritet i lartë nga i cili Ndrea Prendi priste dhe mori urdhra!? SPAK duhet të zbulojë kush dhe pse ja nxiu syrin Komandantit të Gardës!?Partia Socialiste e Shqipërisë nuk është pushtet gjyqësor! Qeveria nuk është trupë gjykuese dhe as Kryeministri nuk është prokuror! Për 12 vjet kemi mirëkuptuar këdo, që gishtin e përgjegjësisë për mos zbardhjen e ngjarjes e ka drejtuar edhe tek Partia Socialiste, në kushtet kur drejtësia ka zgjedhur të tallet me drejtësinë ndërsa urdhëruesit dhe vrasësit ia kanë hedhur paq! Ne besuam tek drejtësia e re, ishim nismëtarë dhe garantë të Reformës në Drejtësi, por nuk mund të vazhdojmë të mbajmë mbi kurriz hijen e zhgënjimit të atyre që duan drejtësi për 21 Janarin! Provat e reja janë të mjaftueshme! Të dyshuarit kanë emra dhe mbiemra konkretë! Organet e drejtësisë nuk mund të flenë më mbi këtë dosje gjaku. Duhet vepruar tani, çdo ditë e humbur është vonë. Prandaj i bëjmë thirrje prokurorisë që të marrë në vlerësim të gjithë provat e reja dhe ta çojë deri në fund këtë çështje për interesin publik”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

PD e Berishës denoncon: Qeveria dhe Veliaj kanë frikë nga popullariteti i Luiz Ejllit

21:11 / February 8, 2023

Bulqizë/ Rruga e pushtuar nga akulli, shoferët kërkojnë ndërhyrje

21:00 / February 8, 2023

Shkrumbohet banesa në Elbasan

20:56 / February 8, 2023

Hijet e errëta të një sondazhi

20:46 / February 8, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

PD e Berishës denoncon: Qeveria dhe Veliaj kanë frikë nga popullariteti i Luiz Ejllit

21:11 / February 8, 2023

Shkrumbohet banesa në Elbasan

20:56 / February 8, 2023

Aplikacioni ‘Aktivisti’/ Berisha apel Zuckenbergut dhe Elon Musk

20:27 / February 8, 2023

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

20:16 / February 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

BE-ja organizon konferencë të donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

21:20 / February 8, 2023

PD e Berishës denoncon: Qeveria dhe Veliaj kanë frikë nga popullariteti i Luiz Ejllit

21:11 / February 8, 2023

Cristiano Ronaldo diplomat në Lindjen e Mesme për marrëdhëniet Izrael-Arabi

21:05 / February 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.