TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kupa e Gjermanisë rikthen Bayern Munchen te fitorja, kalon edhe Leipzig

23:23 / February 1, 2023

Puthja ndodhi, por njerëzit kanë një shqetësim

23:17 / February 1, 2023

Ministri i Mbrojtjes ukrainas: Rusia po planifikon ofensivën e 24 shkurtit

23:07 / February 1, 2023

Kiara dhe Luizi “martohen”, Amosi dhe Dea refuzojnë të marrin pjesë në dasmë!

22:52 / February 1, 2023

Brisida Shehaj: Porti i Durrësit, mungesë totale transparence

22:45 / February 1, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Zbulohen dokumente të klasifikuara në shtëpinë e zv.presidentit Mike Pence

09:00 / January 25, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Javën e kaluar  në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit Mike Pence në Indiana janë gjetur dokumente të klasifikuara. Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane sipas një letre që avokatët e zotit Pence i dërguan Arkivave Kombëtare.

Departamenti i Drejtësisë dhe FBI kanë nisur një hetim për të konstatuar se si dokumentat e  klasifikuara përfunduan në shtëpinë Pence. Kjo është gjetja e fundit në një varg zbulimesh në rezidenca private të dokumeteve sekrete.

“Duket të jenë një numër i vogël dokumentash, që mbajnë shenjat si të klasifikuara, që janë paketuar dhe transportuar pa dashje në shtëpinë private të ish-zëvendëspresidentit në fund të mandatit”, tha avokati i Pence, Greg Jacob.

Sipas tij,  Pence “angazhoi një avokat të jashtëm, me përvojë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, për të shqyrtuar të dhënat e ruajtura në shtëpinë e tij pasi u bë publike se ishin gjetur dokumente sekrete në shtëpinë private të Presidentit Joe Biden në Wilmington”.

Avokati i Pence shprehej në letër se ish-zëvendëspresidenti “nuk ishte në dijeni të ekzistencës së dokumenteve sensitive apo të klasifikuara në shtëpinë e tij” dhe se “e kupton rëndësinë e madhe për mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe të klasifikuara dhe se është i gatshëm për të bashkëpunuar plotësisht me Arkivat Kombëtare dhe çdo hetim të nevojshëm”.

Avokati tha se  Pence i siguroi menjëherë dokumentet që u zbuluan në një kasafortë. Sipas një letre të dytë nga avokati, që mban datën 22 janar, agjentët e FBI-së vizituan rezidencën e zotit Pence për të marrë dokumentet.

Departamenti i Drejtësisë tashmë ka angazhuar prokurorë të posaçëm për të hetuar gjetjen e dokumenteve sekrete në rezidencën e ish-Presidentit Donald Trump në Florida dhe në shtëpinë dhe ish-zyrën e Presidentit Biden.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ministri i Mbrojtjes ukrainas: Rusia po planifikon ofensivën e 24 shkurtit

23:07 / February 1, 2023

Ukraina luftë në dy fronte/ Nisin bastisjet në banesat e zyrtarëve të korruptuar

22:37 / February 1, 2023

Delegacioni i BE-së thirrje Beogradit dhe Prishtinës: Shmangni tensionet!

22:31 / February 1, 2023

Shërbimet ukrainase zbulojnë spiunin e Inteligjencës ruse në radhët e tyre

22:21 / February 1, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Berisha s’shkon dot, Bylykbashi e Këlliçi takime në kongresin Amerikan: U fol për “McGonigal” dhe përpjekjet për të zhdukur opozitën në Shqipëri

21:50 / February 1, 2023

U përfol se Ervis Martinaj ka kryer operacione plastike për të ndryshuar pamje, Artan Hoxha “zbulon” të vërtetën

21:40 / February 1, 2023

“Dasëm” në BBV, “martohen” Luizi dhe Kiara, më në fund puthja e shumëpritur

20:43 / February 1, 2023

Greqia financon autostradën me Shqipërinë pas 20 vitesh diskutime. Aksi i ri rrugor Janinë-Kalpaq-Kakavijë

20:42 / February 1, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Kupa e Gjermanisë rikthen Bayern Munchen te fitorja, kalon edhe Leipzig

23:23 / February 1, 2023

Puthja ndodhi, por njerëzit kanë një shqetësim

23:17 / February 1, 2023

Ministri i Mbrojtjes ukrainas: Rusia po planifikon ofensivën e 24 shkurtit

23:07 / February 1, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.