Author: tirana

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot në Presidencë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e lëshimit të titullit “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit” për William Walker. Siç duket edhe nga fotoja, të pranishëm në takim, përveç Bashës janë: bashkëshortja e tij Aurela Basha dhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, Kreshnik Çollaku dhe Orjola Pampuri. “I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit ëilliam G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës. Ne shqiptarët jemi…

Read More

Nga Agron Gjekmarkaj Kronikë malli, e brengash që nuk na ndahen !! Lindita po e bënte të qartë se ” për Babo e troje të veta nuk i dhimbsej gjâja e jeta” per më teper kur ai mungon. Akuzave kompleksuese po u përgjigjej me kundërsulm si dikur mirditoret në luften e Krimesë me Lleshin e Zi. Bela erdhi e sertë sot po kaq e sigurtë. Nuk shfaqi asnjë dobësi, as ndonjë gëzim, duke shkaktuar ankth e pritje. Çdo buzëqeshje modeste e merrte mrapsht dhjetëfish nga mileti atij logu. Margeriti mungoi me gjasë e trembur nga zëri i Albanes si kolonë…

Read More

PSG-ja u mposht me rezultatin 1-0 nga Ren, duke regjistruar humbjen e dytë në 19 javë kampionat. Media franceze “L’Equipe” ka shpërthyer në kritika ndaj yllit brazilian, Neymar, pas paraqitjes së tij të dobët ndaj Ren. “A e kuptojmë se Neymar, sa i përket punësimit dhe pagës, është dështimi më i madh në historinë e futbollit? Nuk mund të mendoj për një dështim më të madh për atë që kushtoi, është e tmerrshme. Vetëm sepse kam qenë i mirë në dy ndeshjet e raundit të 16-të në 2020 nuk do të thotë se do të të shpëtoj jetën”, thotë gazetari Daniel Riolo,…

Read More

Një aksident tragjik me vdekje ka ndodhur gjatë natës përgjatë rrugës shtetërore Romea, mes Legnaro në Itali. Në aksidentin dramatik humbën jetën 3 persona që ndodheshin në të njëjtën makinë, mes tyre ishte edhe një shqiptar që rezultonte emër i njohur për drejtësinë italiane. Eduard Ndoj, me nofkën Giza, jetonte në Pontelongo dhe ishte i njohur në zonën e Piovese. Dyzet e pesë vjeç, me origjinë shqiptare, ishte i njohur për policinë për disa precedentë të lidhur me trafikun e drogës. Mësohet se ai ishte një entuziast i madh i motorëve dhe i makinave.

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka treguar shkakun e pezullimit të dy drejtuesve të policisë së Devollit. Në njoftim theksohet se shefi i Komisariatit B.P. dhe shefi i Rendit A.B. kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, transportimin dhe tregtimin e lëndëve drusore për llogari të personave të ndryshëm. “Sot, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë, në kuadër të proçedimit penal nr. 724 të vitit 2022, ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësve të strukturës së…

Read More

Pasi kanë sulmuar për tre ditë rresht të gjithë bashkë Luizin, banorët e “Big Brother VIP Albania” ditën e sotme kanë filluar me Kiarën, për faktin se kjo e fundit nuk mendon njësoj si ata dhe vazhdon të qendrojë me këngëtarin. Por, edhe pas kritikave, Kiara jo vetëm që nuk iu është bindur, por i ka nervozuar akoma më shumë duke përqafuar Luizin si për “inat” ndaj tyre. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Kiara përqafon Luizin në sytë e Oltës, teksa kjo e fundit i thotë me ironi “bravo, bravo” dhe vazhdon të largohen nga ata. Biseda Olta:…

Read More

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka marrë të pandehur Ilir Nishanin, vëllain e ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Ish-zyrtari i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, është vënë nën akuzë për veprën penale të korrupsionit, pasi së bashku dhe me dy zyrtarë të tjerë, i kanë marrë një qytetari shumën prej 500 mijë lekë të vjetra. Ora News ka mësuar përmes burimeve të SPAK se dy inspektorët e tjerë që janë marë të pandehur, janë shtetasit Gerson Tafa dhe Genci Hicka, ndaj të cilëve prokuroria, ka ngritur akuzën e korrupsionit dhe çështjen e ka referuar për shqyrtim gjyqësor. Sipas të dhënave të siguruara,…

Read More

Disa nga banorët e “Big Brother VIP” i janë vërsulur mbrëmjen e djeshme kundërshtarit të tyre në këtë format, Luizit, duke e tallur dhe bullizuar. Kjo situatë u komentua shumë në rrjet. Njerëz të thjeshtë dhe personazhe të njohur kanë reaguar kundër kësaj sjelljeje. Mes tyre edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj. Ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP, ka bërë një status në Twitter, ku bën thirrje kundër bullizmit. “Bullizuesit dhe njerëzit që qëndrojnë aty pa bërë gjë për këtë, kanë një vend special në ferr. Stop Bullizmit”, shkruan Beatrix.

Read More

Është gjetur në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum trupi i mbytur i 32 vjeçarit Jurgen Merkaj. Trupi është gjetur rreth orës 15:00, ndërsa familjarët e tij kishin bërë kallëzim në polici për zhdukjen e tij një ditë më parë. Trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga uji dhe është dërguar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme. Nga kqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Read More

Në fjalën e tij pas Kuvendit, Sali Berisha paralajmëroi për nisje të protestave kombëtare. I pyetur nga gazetarët se kur do të zhvillohet protesta e radhës, lideri demokrat bëri me dije se do të jetë më shpejtë nga sa mendohet. “Rozeta u bë personazhi kryesor i parlamentit sot. Këta fjalën s’do na e lejojnë ne do e fitojmë me mund. Sot, pra foli opozita. Këta përpiqen me çdo kusht që opozita të mos flas. Kemi marrë dhe ne vendimet tona. A keni parë nëpër botë që kryeministri të përjashtoi 4 depuetë të opozitës. Do t’i përgjigjemi në të gjitha format…

Read More

Pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një lidhje live me qytetarët nga llogaria e tij sociale në “Facebook”. Me ironi, kreu i PD-së pyet socialistët në lidhje me pastruesen Rozeta Dobi, e cila u arrestua pasi vodhi qindra mijëra euro në banesën e ish-zyrtares së lartë të shtetit. “Ky Parlament është shndërruar në një dhunues amoral i Kushtetutës e ligjeve të vendit., për shkak të një personi që ka inkriminuar vendin që funksionon në kundërshtim me çdo parim të një vendi të lirë. U mohon deputetëve të drejtën legjislative, të drejtën kushtetuese, është…

Read More

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në nisjen e sesionit të ri parlamentar, deklaruar se “ky Kuvend ka vdekur” dhe se ka bllokuar Komisionin Hetimor në lidhje me udhëtimet luksoze të kryeministrit Rama me avionë privatë. Ai u shpreh se kërkesa e ngritur nga deputetet e Partisë Demokratike për charterat e kryeministrit Edi Rama u pengua nga Kuvendi me argumente turpëruese dhe të pabaza. “Kuvendi është kthyer në një noter të ekzekutivit, kujtojmë se dje ishte 23 vjetori i masakres së Reçakut dhe ne për shkakun tuaj në nuk kemi arritur akoma të miratojmë rezolutën. Pengesa e fundit…

Read More