Author: tirana

Me taktika të reja që përfshijnë kërkime të vazhdueshme në klubet e natës, të paktën 15-20 “diskutime miqësore” me kriminelët grekë për vrasjet me pagesë dhe gjithashtu bastisje në burgjet e vendit për të kontrolluar ndonjë drejtues të mafies shqiptare, policia greke po përpiqet, periudhën e fundit, për të kufizuar veprimtarinë e krimit të organizuar në Greqi. Qëllimi kryesor i këtyre metodave është të dekurajojnë anëtarët e “kumbarëve” grekë që të vazhdojnë betejën e shfarosjes reciproke, por edhe të marrin informacion për 25 ‘kontratat e vdekjes’ që janë regjistruar në pesë vitet e fundit. Policia kërkon të shqyrtojë nëse sulmet…

Read More

“Jam Matteo Messina Denaro”. Këto janë fjalët e para të personit më të kërkuar në Itali, bosit të fundit të Cosa Nostra, në momentin e arrestimit, kur u pyet si quhej. Siç raportojnë mediat italiane, hetuesit ndiqnin prej disa muajsh pistën që rezultoi e suksesshme. Ndërsa efektivët e Repartit të Operacioneve Speciale ishin siguruar 3 ditë më parë se e kishin gjetur më në fund njeriun të cilin e kërkonin prej 30 vitesh. Pas arrestimit, Denaro është transferuar në kazermën “San Lorenzo” të Karabinierisë në Palermo. Sipas burimeve për “Corriere della Sera”, Denaro shkonte vazhdimisht në klinikën private në kryeqytetin…

Read More

Shuhet në moshën 95-vjeçare ylli italian Gina Lollobrigida. Aktorja, e cila është cilësuar shpesh si gruaja më e bukur në botë, ndodhej në spital prej kohësh. Gjatë viteve 1950 dhe ’60, Lollobrigida ishte një nga aktoret më të dëshiruar në botë dhe luajti në një numër të madh filmash evropianë dhe amerikanë krah shumë figurave kryesore të Hollivudit të asaj kohe. E lindur në vitin 1927 në Subiaco, në malet në lindje të Romës, ajo ishte vajza e një prodhuesi mobiljesh. Në vitet e saj të adoleshencës Gina, punoi edhe si modele dhe mori pjesë në konkurse bukurie. Në vitin…

Read More

Vijon që përçarja e PD-së të prodhojë dorëzime të mandateve të deputetëve. Fatjon Veizaj, deputet i PD-së në qarkun e Vlorës ka hequr dorë nga mandati. Më herët ishin Grida Duma dhe Alfred Rushaj që dorëzuan mandatet. Përmes një qëndrimi të shprehur në Facebook, Veizaj thekson se vala e përjashtimeve është e tepër dhe se përçarja po vijon ende. “Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup, por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës”,-shkruan Veizaj. Postimi i plotë…

Read More

“Big Brother Albania Vip 2”, vijon që të mbajë të mbërthyer një popull dhe personazhi më i diskutuar dhe më i mbështetur është këngëtari Luiz Ejlli. Mëngjesin e sotëm ai ka vendosur një bast me Bjordin, se kujt do t’i thojë Kiara të’i bëjë një kafe. Luizi: A do e vëmë një bast se kujt do i thojë Kiara ma bëj një kafe! Bjordi: Mua! Luizi: Edhe unë vë bast për ty! View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Prej mbrëmjes së djeshme, ekipet e emergjencave të Bashkisë së Tiranës janë në terren për evidentimin e dëmeve nga tërmeti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të akordojë ndihmë financiare për 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i djeshëm në Zall Bastar. “Ekipet e Emergjencave Civile te Bashkise Tiranë janë tashme ne fshatrat e larget te njesise Zall Bastar per te vleresuar 4 shtepite e demtuara nga termeti mbreme! Keshilli Bashkiak do te akordoje ndihmen financiare per riparimet! Mirenjohje skuadres sone profesioniste!”, shkruan Veliaj.

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka dekoruar ambasadorin amerikan William Walker me medaljen më të lartë “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”. “Të jemi mirënjohës për përkushtimin tuaj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për mbështetjen e vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin më të madh të shqiptarëve. Ju do të botoni një libër për Reçakun. Jam i sigurt se ky libër do të jetë një kontribut i rëndësishëm dhe i shtuar për arsyet dhe parimet që bota demokratike, SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët për ligjin e amnistisë fiskale. Balla tha se ky ligj i bën mirë ekonomisë së vendit, dhe se do të miratohet brenda sesionit. “Amnistinë fiskale nuk e miratojmë dot me procedurë të përshpejtuar sepse nuk na e lejon kushtetuta, por do të bëhet brenda sesionit. Amnistia fiskale apo ligje të tjera të rëndësishme do i miratojmë në javët në vijim. Kuvendi i ka votat për miratimin e çdo ligji, ligje që kërkojnë 3/5, apo 2/3. Kështu që nuk mendoj se është korrekte të shprehem sot sepse deputetët e…

Read More

Sali Berisha thotë se vendosja e 21 kamerave të sigurisë në Shkodër, është dëshmi se qyteti vijon që të jetë nën sundimin e mafies. Sipas Berishës, një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, ka edhe në Vlorë, Elbasan e në Korçë, kudo jeni të filmuar. “Mafia është ajo që sundon kudo. Krimi është ai që vendos. Ai ka bajlozët e tij, të përfaqësuar me Edi Ramën në qeveri. Krimi ka përfaqësues në parlament me Ballën e Gjiknurin. Krimi ka përfaqësues Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës. Krimi vendos kudo. Njëlloj si në narko-shtetet më të konsoliduara në histori, në…

Read More

Çfarë është bërë me Ervis Martinajn? Ish-drejtues i lartë i Policisë, Shemsi Prençi thotë se gjithçka ndryshoi me përfshirjen e tij në fushën e lojërave të fatit dhe kjo e implikoi atë në akte të rënda. Për të bosi i lojërave të fatit është gjallë, ndërsa theksoi se beson që vetë Martinaj të dalë një ditë dhe t’u thotë në sy politikanëve se ai ka blerë sistemin e drejtësisë pasi këtë mundësi ia ka dhënë sistemi i korruptuar i drejtësisë në Shqipëri.

Read More

Ministri britanik i Imigracionit, Robert Jenrick me tone të ashpra dhe një gjuhë që mund të konsiderohet raciste, bëri thirrje që oficerët e emigracionit të kapnin çdo shqiptar dhe t’i dërgonin drejt Tiranës. Ndaj dhe këtë të hënë, ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith është paraqitur në ministrinë e Punëve të Jashtme ku ka marrë një notë verbale për këto deklarata të ministrit. Kurse ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha se deklarata e ministrit britanik është e turpshme dhe tronditëse të bëhej vetëm për të fituar disa vota më shumë. “Tej mase e tronditur kur…

Read More

Këtë të hënë nga selia blu, kryetari Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Edi Ramës, në lidhje me vdekjen e Enver Sheshit, i arrestuar për aferën e inceneratorëve. Sipas Berishës, Enver Sheshi kishte vendosur që të fliste, por kryeministri Rama vendosi që ta dërgonte në botën tjetër këtë dëshmitar të rrezikshëm. “Zhvillimet e ditëve të fundit faktojnë përfundimisht se ky është shteti i mafies, qeveria është mafia e shtetit. Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve. Menjëherë pas komunikatës…

Read More