Author: tirana

Fatos Lulo, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese do të kalojnë do të kalojë në sitën e drejtësisë. Kjo pasi Lulo akuzohet nga SPAK-u për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë” në formën e kallëzimit të rremë. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyrë 172 m2 e deklaruar si e dhuruar, në Rrugën e Durrësit. Për provimin e akuzës, përveç 2 akt-ekspertimeve financiare, SPAK kërkoi edhe pyetjen e 4 dëshmitarëve. Seanca e radhës do të zhvillohet në 30 janar.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i pyetur nga gazetarët për kthimin e ligjit për dekoratat nga ana e presidentit Bajram Begaj, tha se do ta shqyrtojnë dekretin dhe do të marrin parasysh çdo rekomandim nga ana e tij. “Dekreti i presidentit do të shqyrtohet me vëmendje dhe natyrshëm që do të konsultohemi me presidencën, mbi ato konstatime dhe për të adresuar sa të kemi mundësi një pjesë të rekomandimeve. Ky është president normal, që sjell rekomandime, është në të mirën e parimeve check and balance, mirë është që t’i shqyrtojmë. I kam kërkuar Bushkës të fillojmë konsultimet…

Read More

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se gjatë mbledhjes u është kërkuar deputetëve që të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët. Nga ana tjetër, ai tha se Kuvendi i ka votat për të kaluar çdo ligj. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka marrë meritat e kryeministrit Edi Rama për performancën e saj në Kuvend. Po ashtu Rama është treguar kritik me ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, me Olta Xhaçkën. “Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit, qoftë në kuadër të punë parlamentare qoftë edhe për…

Read More

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste po zhvillon mbledhjen e radhës. Mbledhja vjen pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe ka në fokus pikërisht aktivitetin parlamentar dhe sfidat e PS në këtë sesion të ri. Burime nga grupi i PS bëjnë me dije për Tirananews.al se Rama ka kritikuar deputetët që kanë munguar në mbledhjet e komisioneve parlamentare, pasi si pasojë e mungesës dhe neglizhencës së tyre, këto mbedhje nuk janë zhvilluar.

Read More

Gjykata e Lartë zgjedh zëvendësuesen e Vitore Tushës, dhe është Holta Zaçaj e cila emërohet në Gjykatën Kushtetuese. Pas përfundimit të procesit të votimit, Holta Zaçaj dhe kandidatja Elsa Miha siguruan të dyja nga 6 vota. Ndërsa 3 vota u shpallën të pavlefshme. Në këto kushte kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, konsiderohet i zgjedhur. Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.

Read More

Shkon në 25 numri i shtëpi të dëmtuara nga tërmeti me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në Klos. Fshati Fullqet ka qenë më i prekuri, ku janë dëmtuar më së shumti shtëpitë e banorëve të cilët janë larguar nga banesat e tyre. Tërmeti ka dëmtuar banesat më të vjetra. Fshatrat, Fullqet Xibër Murrize, Xibër Hane, Shkallë, Guri i Bardhë, janë ato që kanë më së shumti dëmtime.

Read More

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përshëndetur arrestimit e bosit të Cosa Nostra, Messina Denaro. Meloni e ka quajtur një fitore të shtetit kundër mafies. “Një ditë pas përvjetorit të arrestimit të Totò Riina, qeveria siguron që lufta kundër krimit dhe mafies të vazhdojë pa pushim, siç tregohet nga fakti se dispozita e parë e këtij ekzekutivi, mbrojtja e burgut të pengesës kishte të bënte pikërisht me këtë çështje”, ka thënë Meloni. Gjithashtu edhe presidenti Sergio Mattarella ka reaguar lidhur me arrestimin e Mattteo Messina Denaro , duke theksuar se pas një bashkëpunimi të ngushtë me drejtësinë bë edhe arrestimi i bosit…

Read More

Këtë të hënë kryeministri Edi Rama ka drejtuar mbledhjen e parë të grupit të PS-së pas pushimeve, dhe para seancës plenare që do të mbahet pasditen e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Ai i ka uruar mirëseardhjen edhe deputetit shkodran Agron Çela, i cili merr pjesë në mbledhjen e parë të grupit, pas ikjes nga Partia e Lirisë. Mësohet se kryesocialisti Rama ka bërë një analizë të performancës së ministrave në raport me parlamentin në lidhje me aktivizimin dhe prezencën. Sipas tij, performancën më të mirë e ka ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa performanca më e dobët…

Read More

Ky “Big Brother VIP” është e sigurt që do mbahet mend për debatet e ulëta, fjalorin banal dhe deklaratat pa nivel. Edhe pse produksioni u ka tërhequr vëmendje disa herë, pjesëmarrësit sërish vijojnë të skandalizojnë publikun me veprimet dhe deklaratat e tyre. Amos, Kristi, Dea dhe Kejvina kanë qenë mbrëmjen e djeshme duke biseduar për Luizin dhe duket se kanë kaluar çdo kufi. Është Dea ajo që justifikon shpullën e Kejvinës ndaj Luizit duke thënë se “Unë nuk të vë faj. Veprimi nuk ishte më i këndshmi sepse ishe në televizion, ama shpulla e një vajze ndaj një djali nuk…

Read More

Në rajonin e largët rus të Yakutsk, banorët janë mësuar aq shumë me akullin sa tregu i peshkut nuk ka nevojë për ngrirës për të ruajtur mallrat, mirëpo këtë fundjavë temperaturat shënuan rekord absolut të ftohti. Është e vërtetë që njihet si qyteti më i ftohtë në botë, por kur temperaturat shkojnë në minus 50 gradë Celsius, në Yakutsk, të Siberisë, bëhet e nevojshme për t’u mbrojtur më shumë se zakonisht. “Nuk mund ta luftosh atë. Ose përshtatesh dhe vishesh në përputhje me rrethanat ose vuan”, thotë një grua me dy shalle, dy palë doreza dhe kapuça të shumëfishta të…

Read More

Shtyhet për të disatën herë gjyqi ndaj Ervin Salianjit. “Për arsyeje objektive”, sipas njoftimit zyrtar, një nga anëtarët e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm, duke pamundësuar zhvillimin e seancës. Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet. Deputeti Ervin Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, të pretenduara si të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt. Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, marrë në shkallën e parë si i pandehur…

Read More