Author: tirana

Një tjetër lëkundje tërmeti është raportuar afër Klosit. Mësohet se tërmeti ka pasur magnitudë 3.1 të shkallës Rihter. Ndërkohë që thellësia ka qenë 2 kilometra. Pas tërmetit 4.7 Rihter të orës 22:35, përgjatë gjithë natës ka patur edhe 8 pasgoditje por kanë qenë me intensitet më të ulët. Nga informacionet e para, janë raportuar disa dëmtime nëpër disa fshatra të Klosit dhe në Bulqizë. Nga raportimet e grupeve në terren, janë konstatuar të dëmtuara 8 shtëpi në Njësinë Xibër, 2 shtëpi në njësinë Gurrë dhe 12 shtëpi në Bashkinë Klos dhe në disa fshatra të tjerë.

Read More

Të paktën 60 persona kanë mbetur të plagosur të dielën në Indi gjatë festivalit vjetor të Pongal në shtetin jugor të Tamil Nadu. Dhjetëra pjesëmarrës në konkursin Jallikattu, të quajtur “lufta indiane me dema”, u shtruan në spitalet në qytetin Madurai. 20 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë por fatmirësisht nuk u raportua asnjë viktimë. Gara do të vazhdojë në qytetet e Tamil Nadu për dy ditë të tjera. “Lufta indiane e demave” famëkeqe Jallikattu është një garë spektakolare për “zbutjen” e demave. Historia e kësaj tradite është të paktën dy mijëvjeçarë. Ndryshe nga ndeshjet e demave spanjolle,…

Read More

Në Bashkinë e Klosit është mbledhur shtabi i emergjencave për vlerësimin e situatës. Në një deklaratë për mediat, prefekti i qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu njoftoi se grupet e punës janë në terren për vlerësimin e dëmeve. “Për fat të mirë nuk kemi dëmtime në njerëz, ka patur dëme të lehta në banesa, kryesisht të amortizuara. Gjithësesi, tani me urdhër të kryetarit të Bashkisë, po ngrihen grupet e vlerësimit po marrin ankesat e qytetarëve dhe sipas njësive administrative do të bëjmë verifikimet në terren në të gjithë bashkinë Klos. E njëjtja gjë po ndodh edhe në Bashkitë, Mat, Bulqizë dhe…

Read More

Sizmiologu Edmond Dushi, thotë se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës rihter dhe është pasuar nga shumë pasgoditje. Sipas tij kanë qenë rreth 62 pasgoditje me magnitudë që ka ardhur duke u zvogëluar. Sipas Dushit, lëkundja e fortë me epiqendër në Klos, ka zgjatur 21 sekonda. “Tërmeti që u regjistruar kishte një magnitude 4.7 të shkallës rihter, ndërsa 5.5 ballë. Kur flasim për rihter është ajo cfarë pajisjet regjistrojnë, ndërsa ballë është efekti në zonën ku bie. Aktiviteti ka nisur kohë më parë që në datën 12. Ka pasur një frenim ditën e djeshme dhe kjo shënoi atë…

Read More

Policia e Shkodrës ka çmontuar të shtunën 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike, në rrugë, për të mbledhur informacion, për qëllime kriminale. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, thotë se duhet hetuar ku janë blerë kamerat që vendosën kriminelët në Shkodër. “Problemi është se duhet parë në ç’formë dhe ç’mënyrë është marrë transmetimi se kamera në vetvete nuk transmeton, kamera është në sy që merr”,-thotë Softa. Bëhet me dije se kamerat e çmontuara janë vendosur nga persona apo grupe kriminale me qëllim marrjen e informacionit për lëvizjet e Policisë.

Read More

Kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit janë gjetur në vendin ku u përplas avioni të dielën në Nepal. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i aeroportit Kathmandu. Aeroplani ATR 72, që operohej nga Yeti Airlines kishte në bord 72 persona në momentin e përplasjes. Deri më tani janë gjetur 68 trupa dhe autoritetet kanë deklaruar se nuk ka më shpresë që të gjenden të mbijetuar. Të dhënat në regjistruesit mund të ndihmojnë hetuesit të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit. Nepali e ka shpallur të hënën ditë zie dhe ka ngritur…

Read More

Shtabi i Emergjencave është mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne në Klos, pas tërmetit të së dielës. Epiqendra e tërmetit u regjistrua 14 kilometra në juglindje të Burrelit dhe 23 kilometra në verilindje të Tiranës. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti u raportua me magnitudë 5,24, ndërsa më pas është saktësuar në 4,7. Lëkundja e dytë ka qenë me magnitudë 4,1. Deri tani, raportohet për dëmtime të lehta dhe pa pasoja. Ka 8 ankesa në njësinë Xibër, 2 në njësinë Gur dhe 12 në Klos.

Read More

Pas pushimeve, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë pritet t’i rikthehen sot jetës parlamentare. Në orën 16:00 do të mbahen seanca e parë për sesionin e katërt të parlamentit. Kryetarja Lindita Nikolla do të bëjë një bilanc të sesionit që lamë pas dhe sfidat e sesionit të ri.  Avokati i Popullit, proces i mbartur 2022. Ndalimi i spiunëve në funksionet publike është një tjetër pikë që pritet të shqyrtohet. Çështje e cila i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta, dhe janë kundërshtuar nga organizmat ndërkombëtar, por shumica socialiste shprehet e vendosur për t’u…

Read More

Nga tërmeti në Klos, 12 shtëpi janë raportuar të dëmtuara. Përgjegjës i emergjencave pranë Bashkisë Klos, thotë se deri tani janë 12 shtëpi të dëmtuara, ndërkohë grupi i emergjencave po vijon punën në terren për verifikimin në katër njësitë e Bashkisë Klos. Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel.

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Klos dhe që lëkundjet e forta u ndjenë edhe në disa qytete të tjera. Qytetarët në Klos thonë se u frikësuan nga lëkundjet e fuqishme, ndërsa disa prej tyre e kanë kaluar natën jashtë. “Vallai e kam ndjerë dhe kam nejt gjithë natën jashtë me gjithë njerëzit. Shtëpia ime e pabanueshme është, futem veç se nuk kam ku shkoj. E pabanueshme ka qenë. Se kam parë sot në mëngjes, a e ka shemb krejt a ça ka bo. Na ka bërë dëme, është shtëpi…

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT, ku thekson se standardet europiane janë në çdo aspekt. “MIRËMËNGJES dhe me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, një investim madhor i projektuar e realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt, i cili së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka kontaktuar me homologun Peleshi pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter. Mehaj nëpërmjet një postimi në facebook, bën me dije se gjatë një bisede telefonike me Peleshin i ka ofruar këtij të fundit të gjithë ndihmën dhe kapacitetet specialiste të FSK-së në mbështetje të qytetarëve të Shqipërisë. “Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së. Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht…

Read More