Sesioni i ri parlamentar ka nisur me debate sërish. Pas akuzave të lëshuara në drejtim të qeverisë nga ana e Berishës, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, vendosi t’i ndërpresë fjalën ish-kryeministrit për shkak të përfundimit të kohës që ai mori për procedurë. Por menjëherë pas kësaj ashtu si dhe në seancat e shkuara deputetët e PD nxituan të bllokojnë foltoren, ndërkohë që Berisha në krahun tjetër i kërkonte ndihmë Albana Vokshit për t’u lidhur në Facebook, për të vijuar fjalën në rrjetin social. Berisha: Ky parlament është shndërruar në një dhunues të Kusht5etutës së vendit. Ky parlament për shkak të…
Author: tirana
Këngëtari madje ka menduar dhe momentin e propozimit që thotë se e ruan për natën finale, teksa Olta dhe Bjordi qëndrojnë në oborr dhe e dëgjojnë teksa ai tregon planin e tij. Pjesë nga biseda: “Unë do pres deri ditën që do jem vetëm në skenë me një banor tjetër dhe kur të thonë publiku ka vendosur që fituesi i BBV 2 Albania është… unë në atë moment do ulem në gjunjë dhe do nxjerr unazën. Bjordi: Po ku do e gjesh unazën? Luizi: Do e porosis. Olta: Po Kiara është në shtëpi… Luizi: Të jetë kudo, do jenë të…
Nga 1 Janari 2023 ka hyrë në fuqi ligji që vendos limit mbi shumën e parave cash që mund të mbajë një biznes në arkë, e cila është shuma fillestare e parave që tatimpaguesi mund të ketë në arkën e tij në fillim të ditës së punës ose të ndërrimit të çdo operatori. Ndërkohë, burime nga bizneset, bëjnë me dije se kanë nisur kontrollet tatimore për të verifikuar nëse ky limit zbatohet apo jo. Por sa duhet të jetë shuma cash që duhet të mbajnë bizneset në varësi të qarkullimit në mënyrë që t’u shpëtojnë gjobave të tatimeve? Sipas ligjit…
Presideni Bajram Begaj ka zbardhur nëpërmjet një postimi në Facebook bisedën që ka zhvilluar sot me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Postimi i Begajt Ftova sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi për të diskutuar mbi përgatitjet e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.Gjithashtu vura theksin për rëndësinë që kanë këto zgjedhje jo vetëm si mundësi e mirëpritur për të shprehur vullnetin politik, por edhe si provë e rëndësishme maturie për vetë sistemin tonë demokratik.Në bisedën me zotin Celibashi u ndala në domosdoshmërinë që ka zbatimi i Kodit…
Kristi dhe Kejvina po shihen prej ditësh si një nga çiftet e mundshme të “Big Brother VIP”. Nuk jemi mësuar të ndodh shpesh, por ngacmimet ndaj Kristit kanë nisur nga Kejvina e cila nuk ka nguruar ti futet edhe në shtrat. Por Kristi gjatë spektaklit, me pak fjalë ja bëri të qartë Kejvinës se ata nuk do kenë gjë bashkë. Megjithatë pas spektaklit duket se ka ndërruar mendje pasi edhe ai ka nisur nga ngacmimet. Kejvina i ka shkuar tek shtrati Kristit dhe ky i fundit ka kërkuar që ajo ta puthë.Ndërkohë Kristi ka akuzuar Kejvinën se edhe e ka…
Ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe rreth mundësisë Ervin Salianji ka për t’u zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar. Në një intervistë për Euronews Albania, Kadilli u shpreh i indinjuar, për faktin sesi Salianji mund të marrë firmat nga deputetët për atë post, kur më 8 janar të vitit 2022, u përplasën me hu. “Ajo që më shqetëson më tepër në situatën e sotme të PD-së, veçanërisht Grupit Parlamentar, është mungesa e pozicionimit moral. Unë nuk e di se çfarë po ndodh, pse zoti Salianji ndërron kamp, pse në datën 8 janar del me hu në…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje opozites që të mos rrezikojnë jetën e qytetarëve, për hir të disa votave në zgjedhje. Nisur nga tërmeti që ra mbrëmjen e djeshme, Veliaj tha se kjo ishte arsyeja se pse pallati nr. 4 në Tufinë, i shpallur i rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit, duhej prishur në kohë, që tërmeti i rradhës të mos e kish kthyer në katastrofë. “Ekipet e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë janë tashmë në fshatrat e largët të njësisë Zall Bastar për të vlerësuar 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti mbrëmë! Këshilli Bashkiak do…
Nga Eduard Zaloshnja Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” (opozita e bojkotoi procesin e përgatitjes së atij ligji). Ndarja e re territoriale e ndau Shqipërinë në vetëm 61 njësi vendore, nga 373 që ekzistonin deri atëherë. Në zgjedhjet e 2015-ës (të parat pas ndarjes së re territoriale) mazhoranca fitoi pothuaj në treçerekun e njësive të reja vendore (45 nga 61), edhe pse mori diçka më shumë se gjysmën e votes popullore në ato zgjedhje. Zgjedhjet e 2019-ës opozita kryesore i bojkotoi dhe mazhoranca e…
Aktori Arben Derhemi në një shënim në rrjetet sociale ka ironizuar aktoren Olta Gixhari, kjo e fundit tashmë pjesë BBV. Në një postim në Instagram Olta Gixhari shkruan: “Tani e kuptova se gjatë 8 viteve drejtori i TK(Teatrit Kombëtar) e paska bërë një gjë të mirë”. Kujtojmë se pak kohë më parë Olta është përplasur me Hervin Çulin, asokohe drejtor i Teatrit Kombëtar. Gixhari u shpreh duke thënë se e vetmja aktore që ka marrë role ka qenë gruaja e Hervinit, aktorja Adelina Muça. Ja deklarata e plotë e Oltës: “Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë…
Autoritetet policore nga stacionet e policisë Lorca dhe Elche në Spanjë bastisën gjashtë plantacione kanabisi dhe sekuestruan 2,181 bimë. Gjatë operacionit u arrestuan edhe 13 anëtarë të grupit me kombësi shqiptare dhe spanjolle, të moshës 19 deri në 65 vjeç. Në total, 11 kontrolle shtëpish u kryen në shtëpitë e vendosura në qytetet Murcian të Calasparra, Lorca, Cartagena, La Unión dhe Los Urrutias, dhe Elche, La Romana, Albatera dhe Tibi në Alicante. Operacioni u krye pas një hetimi të përbashkët disa mujor mes njësive të Policisë, ndërsa agjentët ishin në dijeni të ekzistencës së mundshme të plantacioneve të ndryshme të…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një deklarate për mediat zhvilluar ditën e sotme, është ndalur në një analizë të situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, duke iu referuar edhe raportit të FMN. Meta tha se viti 2023 do të vijë me ngadalësim të ekonomisë, ndërsa theksoi se ndër problemet kryesore mbeten rritja e çmimeve dhe inflacioni. “Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2% në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare. Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë. Ne mbetemi…
Stuhia dimërorë ka goditur edhe Francën duke lënë 90,000 banesa pa energji elektrike. Gjithashtu është anuluar edhe linja hekurudhore. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, dhe të reduktojnë udhëtimet. Sakaq vendndodhja se ku saktësisht do të godasë dhe intensiteti i stuhisë ende mbetet i paqartë nga shërbimi meteorologjik francez.