Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka dënuar protestën e organizuar nga kurdët në qendër të Stokholmit, ku një manekin, që i ngjasonte presidentit turk, u var nga një shtyllë. Ai e quajti këtë veprim si akt të sabotimit kundër aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO. Protesta e organizuar të mërkurën para ndërtesës së komunës së qytetit, nxiti reagime të ashpra nga Turqia, shtet anëtar i NATO-s që veçse po bllokon anëtarësimin e Suedisë në aleancë deri kur Stokholmi të plotësojë kërkesat e paraqitura nga Ankaraja. Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop, anuloi vizitën e homologut të tij suedez,…
Author: tirana
Autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti ka reaguar për herë të parë pas incidentit që ndodhi në emision pak javë më parë, kur një nga konkurrentet, Lea, qëlloi me shuplakë ish-shoqen e saj të ngushtë, Iris. E ftuar sot në “Wake up”, Olsa tregoi arsyen pse vendosi ta transmetonte atë pjesë. “Në kohën kur ndodhi shuplaka, e mendova dhe thashë do ta transmetoj, pse duhet ta censuroj kur e gjithë kjo histori ndodh dhe në jetën e përditshme. Ishte një shuplakë dhe shuplaka në jetë ka një mesazh. Aty nuk ishin dy vajza që kapeshin për flokësh. Mesazhi është që të…
Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje, pasi akuzohet për përdhunim të një të miture. Xh.V., banues në Berat, kishte marrë një shtëpi me qira në Lushnje, ku dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Gjatë aksionit të policisë në banesë u gjetën gjithashtu edhe 4 krehëra arme zjarri, si dhe municion luftarak.
Grida Duma është ish-politikania që ka fituar gjithmonë vëmendje jo vetëm me deklarata e saj, por edhe me pamjen. Por prej dy muajsh Duma është shkëputur nga politika për t’ju bashkuar botës së televizionit ku ka marrë drejtimin e Top Story.Ata që janë fansa të stilit të ish-deputetes me siguri kanë vënë re një detaj që shoqëron në çdo dalje të saj si moderatore Grida Dumën. Spila në xhaketat e Grida Dumës duket se është kohët e fundit aksesori i saj i preferuar. Herë në formën enjë trëndafili e herë të një dallëndysheje, duket se moderatorja do ta kthejë shumë…
Në vitin 2022, sipas përllogaritjeve paraprake, rreth 330 000 kalime të parregullta kufitare u zbuluan në kufirin e jashtëm të BE-së. Ky është numri më i lartë që nga viti 2016 dhe një rritje prej 64% nga viti i kaluar. Pas nivelit të ulët të shkaktuar nga pandemia në vitin 2020, ky ishte viti i dytë me radhë me një rritje të madhe të numrit të hyrjeve të parregullta. Rruga e Ballkanit Perëndimor përbënte gati gjysmën e totalit. Sirianët, afganët dhe tunizianët së bashku përbënin 47% të zbulimeve në vitin 2022. Numri i sirianëve afërsisht u dyfishua në 94 000,…
Blendi Gonxhe, Kreu i Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ftuar për të folur në “Studio Intel” foli për procesin e homologimit, projektin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Automotorizimin Gjerman për ndërtimin e automotorparkut të parë shqiptar në Elbasan, i cili do të ngrihet mbi kriteret e Formula 1. Ai gjithashtu u shpreh se po punohet për të ndërtuar një politikë të re e cila do të dekurojojë apo të kufizojë mjetet e vjetra me shumë kilometra. Ndër të tjera Gonxhe u ndal edhe tek puna që po bëhet për të patur një raport…
Një 50-vjeçar u plagos me armë zjarri këtë të premte në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në lagjen “11 Janari”, ku Dashamir Muçaj pas një konflikti të çastit u qëllua në bark me armë zjarri nga 52-vjeçari, Altin Nika. I plagosuri u dërgua me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa autori i dyshuar u largua me shpejtësi. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa hetuesit mblodhën provat e para në vendngjarje si dhe sekuestruan kamerat e sigurisë. Po ashtu u ngritën pika të shumta kontrolli në të gjithë territorin e qarkut me qëllim…
Europoli ka njoftuar se autoritetet policore dhe gjyqësore nga Serbia, Bullgaria, Qiproja dhe Gjermania, me mbështetjen e Europol-it (Agjencia Evropiane e Policisë) dhe Eurojust-it (Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale), kanë nisur një hetim kundër grupeve të krimit të organizuar për mashtrimet që kanë të bëjnë me investimet përmes internetit. Ky rrjet kriminal, i cili përbëhet nga disa grupe të ndryshme kriminale që operojnë përmes qendrave të thirrjeve (“Call center”), ka joshur viktimat, kryesisht nga Gjermania, për të investuar shuma të mëdha parash në skema të rreme të kriptovalutave. Për këtë arsye, Europoli ka krijuar një Grup…
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku pritet t’i drejtohet ditën e hënë me një kërkese zyrtare Autoritetit të Dosjeve për të verifikuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtore të ish-sigurimit të Shtetit. Ka qenë vetë Çollaku që e ka bërë me dije një vendim të tillë përmes një postimi në ‘Facebook’, ndërsa thotë se do t’i kërkojë autoritetit të dosjeve që t’i vërë në dispozicion të gjithë listën e deputetëve të verifikuar nga viti 1992 deri më tani. “Kam vendosur t’i drejtohem Autoritetit të Dosjeve, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kërkesë zyrtare…
Nënkryetari i PD-së, deputeti Oerd Bylykbashi ka folur për vendimin e Enkelejd Alibeaj për përjashtimin nga grupi të katër deputetëve mes tyre dhe ai vetë. Bylykbashi ka sqaruar se përse nuk ka asnjë vlerë ky akt në aspektin politik dhe kushtetues dhe pse është nul. “Është një llogari e cila po të marrësh parasysh të gjitha shkarkimet duke filluar nga Basha e Alibeaj po bëhen 6, parlamentare dhe partiake. Ai akt qesharak që opinioni publik mësoi pak ditë më parë nuk ka asnjë vlerë. Juridikisht është nul. Shkelje flagrante e statutit. hedh dritë te marrëzia dhe dëshpërimi që i ka…
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “facebook” ka dhënë lajmin e mirë veçanërisht për qytetarët e Lezhës. Rama shkruan se tani është gjithçka gati për nisur punën të hënën për transformimin e shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin. Ky investim po ashtu do të nxjerrë në pah edhe vlerat e Memorialit të Skëndërbeut duke i shërbyer kështu edhe turizmit të këtij qyteti. Postimi i Ramës: Në Lezhë, jemi gati për të nisur nga puna të hënën, për transformimin e shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin, e cila krahas hapësirës së dedikuar për qytetarët, do të jetë edhe në shërbim…
Për të gjithë të apasionuarit e fotografisë ndonjëherë është edhe shumë stresuese kur pamja juaj nuk rezulton ashtu siç ju dëshironit. Ju përpiqeni sërish në kënde të ndryshme për të marrë atë përfundim që ju dëshironi sado e lodhshme mund të jetë ajo. Por përveç vendit, këndit, dritës dhe shumë faktorëve të tjerë për një foto perfekte, rolin kryesor e luan kamera juaj e celularit që po përdorni. Nuk vihet në dyshim që nëse ju përdorni modelin e fundit në treg, kamera juaj do jetë edhe më e avancuar, pasi shtohen parametra dhe celulari operon në një mënyrë më të…