Author: tirana

Kompania për patundshmëri e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është gjobitur me 1.6 milion dollarë nga një gjykatë në Nju Jork, lidhur me mashtrime tatimore. Gjykata në dhjetorin e vitit të kaluar e gjeti fajtore Organizatën Trump për mashtrim dhe falsifikim të të dhënave biznesore. Kompania është sinonim me emrin e ish-presidentit amerikan, por as ai dhe familja e tij nuk ishin pjesë e gjykimit. I vetmi person i akuzuar për këtë skemë ishte ish-shefi financiar i kompanisë, Allen Weisselberg. Megjithatë, Trump vazhdon të përballet me probleme ligjore, përfshirë edhe një padi tjetër që autoritetet në Nju Jork kanë ngritur kundër…

Read More

Jo vetëm vjedhjet dhe prostitucioni, falë çmimeve të ulëta, mafia shqiptare mbetet protagoniste e padiskutueshme e trafikut të drogës. Prostitucioni, pastrimi i parave, vjedhjet dhe trafiku i drogës, për mafian shqiptare, vështirësitë e shkaktuara nga hetimet antimafia të viteve ’90, janë vetëm një kujtim i largët. Falë një strukture të ngjashme me atë të Ndranghetës, të përbërë nga pak të penduar dhe degëzime të shumta në po aq territore, mafia shqiptare ka arritur të diversifikojë investimet e saj në Shtetet e Bashkuara, në Evropë, në Itali, ku falë konsolidimi i marrëdhënieve me organizatat kryesore kriminale, ka arritur të ngjit majat…

Read More

Një shqiptar 35-vjeçar është arrestuar në Spanjë pasi mbi të rëndon akuza e abuzimit seksual me një të mitur në Vilafranca dek Penedes. Mësohet se vajza 16-vjeçare po dilte nga një lokal në Barcelonë, me miqtë e saj, ku shqiptari e ka marrë me forcë ndërsa bashkëmoshatarët e saj janë larguar nga frika. I arrestuari raportohet se është Florjan S. Ai u vu në pranga të shtunën e kaluar më 7 janar. Ishte vetë e reja ajo që u tregoi agjentëve shtëpinë ku ai e kishte mbajtur deri në pesë orë në Sant Martí Sarroca , ngjitur me Vilafranca. Sulmuesi…

Read More

Në një raport të fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se fëmijëve në Uzbekistan nuk duhet t’u jepen shurupe kundër kollës, të cilat prodhohen nga kompania me bazë në Noida, Marion Biotech. Kompania me bazë në Noida është vënë në qendër të vëmendjes pasi Uzbekistani pretendoi vdekjen e 18 fëmijëve për shkak të konsumit të shurupit të kollës të prodhuar prej tyre. Në një alarm për produktin mjekësor të mërkurën, OBSH tha se “produktet mjekësore nën standarde”, të prodhuara nga Marion Biotech, “janë produkte që nuk përmbushin standardet ose specifikimet e cilësisë dhe për këtë arsye janë jashtë specifikimeve”. OBSH…

Read More

Pas lajmit se Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Kiev, pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shteteve, kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Këtë telefonatë Zelensky e ka konfirmuar në rrjetin e tij social “Twitter” duke thënë se në fokus të bisedës ishte hapja e Ambasadës shqiptare në Ukrainë. Veç këtyre temave ata kanë folur edhe mbi situatën në frontin e luftës duke falënderuar kryeministrin shqiptar edhe për mbështejen dhe ndihmën e tij. Had a phone call with 🇦🇱 PM @ediramaal. Congratulated on the 30th anniversary of…

Read More

Akademiku Artan Fuga ka komentuar përjashtimin nga grupi parlamentar të katër deputetëve tw Partisë Demokratike. Në një lidhje Skype në News24, Fuga e cilësoi vendimin e Alibeajt qesharak. Sipas tij, është një akt antikushtetuese që ndalon opozitën për t’u shprehur. “Unë dua të kujtoj që prej kohësh që askush të mos ketë iluzionin që deputetët e PD të bashkohen. Janë dy gjera antikushtetuese dhe përbëjnë një shkelje të rëndë për të ndaluar opozitën për tu shprehur. Diferencohen deputetët, kjo shkon në kundërshtim me kundërshtim flagrant. Së dyti, përjashtimi nga Alibeaj ndaj këtyre deputetëve të tjerë është veprim qesharak dhe tregon sesi…

Read More

Sociologu Gëzim Tushi ka kritikuar “Big Brother” si një emision që transmeton vetëm hipokrizinë, gënjeshtrat dhe disa fenomene komike që sipas tij trajtohen me agresivitet dhe bullizëm. Tushi vuri theksin te forca e impaktit që këto emisione kanë te njerëzit. Ndaj, për të, formate të tilla duhet të orientojnë në mënyrë utilitare disa tema që kanë të bëjnë me jetën, për ndjenjën e humanizmit dhe solidaritetin. “Një nga shqetësimet e mija nuk është vetëm për hipokrizinë, gënjeshtrat apo disa fenomene komike që luhen aty të cilat nganjëherë marrin njëlloj agresiviteti, bullizmi, Por në fund të fundit, kjo është shoqëria, ky…

Read More

Kiara sot ka marrë ndihmën e banorëve pas krizave që i jep hernia diskale. Nga ata që i ka qëndruar më shumë afër ishte dhe Luizi, ai e ka ndihmuar të çohet nga shtrati dhe të lëvizë. ‘Më shih mua dhe merr forcë nga inati”, i thoshte ai teksa ajo nuk çohej dot nga dhimbjet. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Policia greke ka goditur një bandë kriminale, e cila kryente grabitje në disa zona të Greqisë. Autoritetet greke menjëherë pas arrestimit të disa personave të kësaj bande ka zbuluar emrat dhe fotot e tyre ku 4 prej tyre ishin shqiptarë. Mësohet se nga të arrestuarit e kësaj organizate janë Indrit Arifai 20 vjeç. Mario Hoxha 19 vjeç. Adi Kala 33-vjeç. Altin Mustafaj 24 vjeç. Ndërkohë theksohet se në kërkim është Armando Roko 20-vjeç. Këta persona vidhnin në dyqanev duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së Rock’n’Roll-it, Elvis Presley. Ajo u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Calabasas, Kalifornia. “Me zemër të thyer më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, shkroi nëna e së ndjerës, Priscilla Presley. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja e njohur u dërgua me urgjencë në spital mëngjesin e së enjtes dhe thuhet se ajo pësoi arrest kardiak. Marie vazhdoi të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ajo publikoi tre albume,…

Read More

Kreu i shtetit Bajram Begaj që prej marrjes së kësaj detyre ka kthyer për shqyrtim ligjin e parë, atë të dekoratave. Ky vendim i Begajt vjen pasi ‘qeveria i mori’ Presidencës kompetencën për të dekoruar. Në arsyetimin e kthimit të ligjit ‘Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë’, thuhet se Presidenca është një organ kushtetues i pavaruar dhe se kjo kompetencë i takon vetëm këtij institucioni. “Është e qartë, se në këtë rast kemi të bëjmë me një kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës, i cili në kuptim të Kushtetutës, është një institucion i pavarur kushtetues, me ligj rregullohet mënyra e…

Read More

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfiskuar pasuritë e Astrit Beqirit, i cili aktualisht po vuan burgimin me 7 vite e 4 muaj, pasi konsiderohet si kreu i një grupi kriminal. Beqiri u dënua më 23 mars të vitit 2021 me 14.2 vite burg, pasi u shpall fajtor për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Beqiri është pjesë e një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani.…

Read More