Author: tirana

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë spotin publicitar të një prej emisioneve më të famshëm në botë mbi thesaret e tokës në knalin BBC WORLD NEWS, i cili do të shfaqë më 21-22 janar “Mrekullitë e Shqipërisë”. Rama shton se kjo ishte diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria Turistike nisi të marrë formën që po i jepet vit pas viti. Ky emision me autore Bettany Hughes është mjaft i shikuar në botë me gati gjysmë miliard shikues në Botë. Në episodin e parë që do të transmetohet më 21 janar, Hugnes do të udhëtojnë në…

Read More

Napoli ka turpëruar Juventusin në ndeshjen e ndjeshme të zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”, pasi ka fituar me rezultatin e thellë 5-1. Dominimi i skuadrës së drejtuar nga Luçiano Spaleti ishte i dukshëm. Protagonistët e ndeshjes kanë qenë Kvaratskhelia dhe Osimhen. I pari ka realizuar 1 gola dhe ka dhënë dy asiste, ndërsa i dyti ka realizuar dy gola dhe ka dhënë një asist. Goli i nderit për bardhezinjtë është shënuar nga Di Maria. Në javën e 18 të kampionatit italian, Napoli gjendet në krye me 47 pikë, ndjekur nga Milan dhe Juventus me 37 pikë.

Read More

Më shumë se gjysma e emigrantëve që pretenduan se ishin viktima të skllavërisë moderne pasi kaluan Kanalin në gjysmën e parë të vitit të kaluar ishin shqiptarë, sipas shifrave të publikuara. Të dhënat e Home Office të marra në bazë të ligjeve për lirinë e informacionit (FOI) tregojnë se 1,156 persona janë regjistruar midis janarit dhe qershorit 2022. Nga këta, 591 ishin shqiptarë. Rreth 116 persona të tjerë që pretendonin se ishin viktima të skllavërisë moderne gjatë kësaj periudhe ishin nga Eritrea, 89 ishin nga Sudani, 71 ishin nga Irani, 69 ishin nga Vietnami dhe 46 ishin nga Afganistani. Shifrat…

Read More

Kishte një kohë kur motorët me naftë zakonisht gjendeshin vetëm në kamionë, autobusë, traktorë, trena dhe metro. Ata kishin ekonomi të mirë të karburantit, tërhiqnin dhe rezistonin gjatë, por gjithashtu konsideroheshin të ndotur, të zhurmshëm, me erë të keqe dhe përgjithësisht të padëshirueshëm për përdorimin e përditshëm të makinave me pasagjerë. Këto ditë, motorët me naftë kanë ndryshuar rrënjësisht. Tani ato janë shumë të rafinuara, shumë më të qeta dhe mjaft të pastra për të përmbushur standardet gjithnjë e më të ashpra të shkarkimeve të emetimeve. Si rezultat, ata tani ofrohen si një alternative për motorët e benzinës në shumë…

Read More

Dashi – Parashikimi ditor është pozitiv dhe do ju përcjellë energji të mirë. Familja juaj do të ketë shëndet dhe lumturi, madje është një ditë që duhet t’i kushtoni pak nga koha juaj. Të dashuruarit do të shijojnë romancën, ndërsa beqarët duhet të marrin hapin për t’i shprehur dashurinë dikujt që duan. Menaxhojini mirë shpenzimet dhe mund të keni edhe disa fryte nga investimet tuaja të mëparshme. Demi – Një nga ditët më të favorizuara për një bashkëpunim dhe nëse e merrni seriozisht, është një fillim i mbarë. Planetët po ju bëjnë që mos të dëshironi të gjeni dikë në aspektin dashuror.…

Read More

Një tërmet është regjistruar sot në vendin tonë, ku lëkundjet janë ndjerë në Tiranë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8. Nga të dhënat, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë Tirana.

Read More

14 ish-zyrtarë të Matit po hetohen nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Burime të sigurta informacioni pranë organit të akuzës bëjnë me dije se në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat kanë mbërritur dosjet për ish-kryetarë bashkie dhe komune gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, të cilët kanë abuzuar vite më parë me postin zyrtar. Mësohet se dosjet e tenderave të ujësjellësave, rrugëve, kanaleve ujitëse, pastrimit të qytetit, objekteve shkollore dhe sociale, kanë mbërritur pranë Prokurorisë Mat. Kjo e fundit pasi i ka administruar dosjet voluminoze po merr masa për caktimin e disa ekspertëve që do të merren me çdo dosje…

Read More

Pas hyrjes në “Big Brother VIP Kosova”, Stresi deklaroi se ish bashkëshortja e tij, Keisi ka tumor në tru. Ndërkohë për disa javë Keisi nuk kishte reaguar me asnjë postim drejt deklaratave të Stresit, megjithatë me postimin e fundit duket se jep një mesazh shumë të qartë. “S’kam kohë për urrejtje dhe energji të keqe, e kam mendjen tek paratë”, shkruan Keisi duke treguar kështu se nuk i intereson aspak çfarë flitet për të.

Read More

Një burrë me thikë, për të cilin një dëshmitar tha se i “kërkuan 20 dollarë” në një Walmart në Kolumbia, Karolina e Jugut, u çarmatos kur një blerës e goditi nga pas me një shtyllë. Pamjet e regjistruara tregojnë një burrë me kapuç të kuq duke bërtitur dhe sharë brenda Walmart ndërsa mban një thikë. “Isha në arkë ku punoj dhe klienti hyri dhe kërkoi 20 dollarë. Pashë se ai kishte një thikë pasi bërtiste duke kërkuar 20 dollarë. I thashë ‘Oh, ai ka një thikë’ njërit prej menaxherëve të mi që u përpoq ta ndalte”, tha Eichelberger për Storyful.…

Read More