Author: tirana

Disa qytetarë janë mbledhur për të mbështetur Luiz Ejllin, duke protestuar pas polemikave dhe diskutimeve të shumta që ka pasur nëse vuan nga një sëmundje e rrallë apo jo. Madje shumë prej tyre janë kujdesur që një ditë më parë të bëjnë thirrje në rrjete sociale për takimin pranë ambienteve të shtëpisë së Big Brother. Lidhur me këtë veprim ka reaguar dhe moderatorja Fatma Haxhialiu. “Pasi të mbaroni protestën për Luizin…kujtohuni të protestoni dhe për bukën e gojës o të mjerë. Të protestoni për kalamajtë tuaj që nuk ju dhimbsen sa ju dhimbset një lojë televizive! Edi Rama të paskam…

Read More

Qindra fansa të këngëtarit Luiz Ejlli, banor i Big Brother Albania, janë mbledhur në ambientet e jashtme të shtëpisë më të famshme në Shqipëri në mbështetje të konkurentit të tyre të preferuar. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, ka dronë, fishekzjarre dhe muzikë në mbështetje të Ejllit, i cili prej puntatës së fundit ka fituar zemrat e publikut. Ndërkohë, patrulla të Policisë së Tiranës janë parë në Kashar, duke mos lejuar fansat e Luiz Ejllit të afrohen pranë mureve të shtëpisë së Big Brother. Kjo ka zgjatur vetëm 30 minuta, pasi fansat kanë mundur të futen përmes një toke…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka komentuar sot intervistën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti të dhënë për gazetën vjenezë “Die Presse” e ku ka thënë se kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë është bërë kufiri në mes të NATO-s dhe Rusisë. Vuçiç ka thënë se “nuk e di që Kosova i është bashkuar NATO-s”. “Serbia ka kufijtë e saj, as të Rusisë as të NATO-s, por të saj, që janë vendosur nga Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Kështu që thuaj çfarë të duash dhe si të duash, provo të na vendosësh neve diku ku s’jemi…

Read More

Pas disa javëve me mot të ngrohtë, dimri ka ardhur tashmë në Shqipëri me të ftohtin, dëborën, ngricat dhe shirat. Të gjitha këto fenomene do të vërehen gjatë javës në vijim, ku veriu dhe lindja pritet të mbulohen tërësisht nga dëbora, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të përballet me shira, reshje të cilat herë pas here do të jenë të rrëmbyeshme kryesisht në pjesën veri-perëndimore të vendit.

Read More

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha deklaroi në Këshillin e Sigurimit se Rusia është agresori i vetëm ndërsa Ukraina po mbrohet nga sulmet vdekjeprurëse që nuk kanë kursyer askënd as civilet. Lufta në Ukrainë për ambasadorin shqiptar përbën edhe dramat më tragjike më individuale të njerëzimit. Hoxha ngriti pyetjen se sa fëmijë të tjerë, djem e vajza, e kanë parë fatin e tyre në mëshirën e një lufte që nuk e duan dhe nuk e kuptojnë dot. Për ambasadorin shqiptar bota ka nevojë për Ukrainën brenda kufijve të saj për të shpëtuar një rend botëror nga shkelësit aktualë dhe…

Read More

Intervistoi Reldar Dedaj: E kam menduar gjatë, shumë gjatë, një intervistë me shkrimtarin Ben Blushi. Më shumë e kam menduar si një çarje që të shpie diku. E cila, nuk ngjason aspak me atë portën që dikush pandeh ta ketë lexuar tek Dante Alighieri te Parajsa e Komedisë, ku hyet pa kthim. Përkundrazi, ajo është një portë që nuk e mbyll dot me këmbë, por je i shtrënguar ta lësh hapur për të tjerë, në një rast fatlum dhe ta gjesh hapur, kur të dalësh në kthim. Ndryshe nga shumë shkrimtarë, të cilët nga letërsia hynë në politikë, për Ben…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ndodhet sot në Durrës, me rastin e 32-vjetorit të krijimit të PD në këtë qytet. Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri një krajasim mes, siç e quajti ai, regjimin me të cilin përballen shqiptarët sot dhe regjimin kundër të cilit PD luftoi në 1991. Por, kush ishin deputetët që morën dhe nuk morën pjesë në këtë takim. Krah Berishës shihet deputeti Oerd Bylykbashi. Gjithashtu ishte dhe Artan Hoxha, ndër themeluesit e kësaj dege, Igli Cara kandidat i PD për zgjedhjet lokale në Durrës, Fatbardha Kadiu e Dritan Burgia. Në mesin e zyrtarëve nuk është…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja zhvilluan një takim me pensionistët e qytetit të Elbasanit. Në fjalën e tij, Gjiknuri që është njëkohësisht dhe drejtues politik i qarkut, theksoi se qeveria ka treguar një vëmendje të shtuar për moshën e tretë, çka u konfirmua dhe me Pakon e Madhe. “Qeveria me politikat e saj për pensionistët në këtë periudhë ka qenë e vëmendshme. Qeveria edhe në këtë periudhë tregoi zemërgjerësi. Dha jo vetëm shpërblimin, por dha edhe paketën, Pakon e madhe që quhet, tetë mijë lekëshin. Kjo është e vërteta”, tha…

Read More

Janë përcaktuar tarifat e reja dhe mënyrat e pagesave për sa i përket legalizimeve. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar vlerën e tarifave dhe pagesave, masën e penaliteteve, si dhe të mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave të arkëtuara nga proceset kalimtare të pronësisë. Në vendimin që ka hyrë zyrtarisht në fuqi në fletoren zyrtare në datë 12 janar, thuhet se tarifat për përditësimin e ndërtimeve pa leje me funksion social-ekonomik dhe në rastin kur subjektet posedojnë më shumë se një ndërtim pa leje, janë secila në vlerën 10 000 lekë për çdo kat të…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD në Durrës. Berisha akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar ambasadorët dhe u përpoqën të asgjësonin PD-në. “Cilat do të jenë armët mjetet, ato s’kanë vlerë kurrë mbi idealet. U përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin. Sot jemi më të fortë se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë. Kaluam një vit të pashembullt për një forcë politike. Nuk kishim asgjë, para, pushtet. Kor ndër përdoret për ta shtypur. Diplomatë të korruptuar, paguar, korruptuar në të gjitha format u vërsulën për…

Read More

Policia e Tiranë ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi ka dhunuar xhaxhain e tij dhe një 41-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit: – D. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij;– E. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia drejt Durrësit janë sekuestruar nga një operacion i përbashkët me Policinë e Shtetit dhe Guardia di Finanza, që ka zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë. Elton Qevani, 31 vjeç, Klajdi Kapxhiu, 30 vjeç, Selim Gaba, 65 vjeç, banues në Durrës dhe Muhamet Eltawargy, 50 vjeç, shtetas i huaj. Po ashtu, ditën e djeshme është bërë i mundur edhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të huaj, pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes libiane “Abobakr 124”, e cila dyshohet se ka furnizuar me naftë të kontrabanduar anijen shqiptare, konkretisht: Muhamed Arafe, Ahmed…

Read More