Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas njoftimit të bërë nga Policia e Shkodrës, ku tregohej se ishin çmontuar kamerat e sigurisë së grupeve kriminale. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kjo gjë tregon se krimi kontrollon gjithçka në Shkodër e jo vetëm. “Krimi kontroll të rreptë të territorit. Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimmarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri,…
Author: tirana
Turqisë është duke i kaluar koha për ratifikim të ligjeve për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO, para se të mbajë zgjedhjet në maj, ka thënë Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai ka thënë se ratifikimi varet nga shpejtësia e Stokholmit për të përmbushur premtimet kundër-terrorizmit, që janë të përfshira në marrëveshjen e nënshkruar me Ankaranë. “Stokholmi është plotësisht i përkushtuar në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar në Madrid, mirëpo shtetit i duhen edhe gjashtë muaj tjerë për të nënshkruar ligjet e reja që do t’i lejonin sistemit gjyqësor që të zbatojë…
Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një sqarim për ngjarjen që u shënua sot pranë portit të Durrësit, ku u përfshi nga flakët një anije. Sipas ministrisë, efektivët e Forcës Detare iu përgjigjen menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke bërë të mundur evakuimin e ekuipazhin dhe shuarjen e zjarrit. “Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”. Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes…
Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet belge në Steenokkerzeel, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Mediat vendase shkruajnë se policia ishte vënë në ndjekje të shqiptarëve, të cilët akuzohen se kanë kryer disa grabitje në zone. Por në ndjekje e sipër, shqiptarët përplasën me mjetin e tyre makinën e forcave të policies dhe më pas nisën arratinë më këmbë. Ata humbën në zonat pyjore, por u ndoqën me helikopter nga autoritetet dhe dy prej tyre u kapën. I treti u arratis.
Një grua që humbi djalin nga bombardimet në qytetin Dnipro-s mallkoi presidentin rus Vladimir Putin. “Pse e vrave? Çfarë i ke bërë djalit tim? Të mallkova deri në brezin e shtatë. Do të mallkohesh nga unë dhe nga të gjitha nënat që derdhen lot”, dëgjohet gruaja në videon e publikuar në “Twitter” nga Nexta. A mother who lost her son as a result of the shelling of #Dnipro curses Putin and all his gang of war criminals"Why did you kill him? What have you done to my son? I cursed you to the seventh generation. You are will be cursed…
Disa mijëra vetë, mes tyre edhe aktivistja e njohur e klimës, Greta Thunberg dhe aktivistja gjermane, Luisa Neubauer protestuan të shtunën (14.01.) për mosprishjen e fshatit Lützerath dhe ndalimin e nxjerrjes qymyrit në zonë. Aktivistja suedeze, Greta Thunberg akuzoi Gjermaninë, se “është një nga mëkataret më të mëdha të klimës në botë”. Ajo bëri thirrje për vazhdimin e rezistencës. Që të premten ajo kishte bërë thirrje në Lützerath kundër prishjes së fshatit dhe nxjerrjes së qymyrit nga koncerni energjitik, RWE. “Nëse qeveritë dhe koncernet shkatërrojnë mjedisin, (…) njerëzit mbrohen”, tha Thunberg. Protesta e aktivistëve të klimës filloi paqësisht, por më…
11 qytetarë kanë dalë pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit nga kryerja e 409 testimeve. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Ndërkohë, janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.
Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar në Reggio Emilia të Italisë, pasi u kap duke shpërndarë drogë. I riu ishte prej kohësh nën vëzhgimin e oficerëve italianë, të cilët e kishin pikasur 25-vjeçarin i cili bënte takime të shumta në rrugë me persona të ndryshëm. Pas hetimeve u zbulua se ai u shiste kokainë nëpërmjet aplikacionit WhatsApp. Pasi kuptoi se po ndiqej nga patrullat e policisë, i riu ka tentuar të arratiset dhe gjatë atij momenti ka hedhur nga dritarja e mjetit doza të tëra me kokainë.
Deputeti Ervin Salianji deklaron se është i gatshëm të lërë funksionet në Partinë Demokratike, por edhe mandatin e deputetit, me qëllim që kjo forcë politike të bashkohet. “Unë jam gati personalisht, nëse jepet një variant i caktuar për të bashkuar Partinë Demokratike, jo funksionin si nënkryetar grupi, por jam i gatshëm të lë mandatin për tu bashkuar PD. Të dalësh të marrësh përgjegjësi të caktuara, të diskutosh me kolegë dhe të hysh në përplasjet apo sulmet që bëhen nga qeveria për të përçarë PD nuk është privilegj. Është një kosto e caktuar, por ka disa njerëz që duhet ta bëjnë…
Britania e Madhe po shqyrton mundësinë për të furnizuar me tanke ushtrinë ukrainase në luftën kundër rusëve. Mediat britanike shkruajnë se plani është për të dërguar në Ukrainë tanket Challenger 2 që përdoren në fushëbetejë. Nëse merret vendimi, kjo do të jetë hera e parë që një vend anëtar i aleancës perëndimore furnizon me armë të rënda të kësaj kategorie. Pajisja me tanke ka qenë një prej kërkesave më të hershme të Kievit. Londra ka në plan të trajnojë ushtarët ukrainas për një fazë të re lufte, teksa gjasat janë që Moska po mobilizohet për të ashpërsuar sërish sulmin në…
Duke iu përgjigjur kërkesës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për heqje të kufizimeve ndaj të drejtave të grave në Afganistan, Qeveria e talibanëve ka thënë se nuk do të lejojë akte që shkelin Ligjin e Sheriatit. “Emirati Islamik tenton të rregullojë të gjitha çështjet që lidhen me Ligjin e Sheriatit”, ka thënë zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid përmes një deklarate. “Duke marrë parasysh përgjegjësinë që ka ndaj popullit dhe fesë, Emirati Islamik nuk mund të lejojë akte kundër Sheriatit brenda shtetit”. Zëdhënësi i talibanëve u ka bërë thirrje shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të kuptojnë kërkesat fetare…
Sikundër kishin paralajmëruar, mbështetësit e Luiz Ejllit zhvilluan sot një protestë pranë shtëpisë së “Big Brother VIP”, pas situatës së krijuar në emision të martën. Historia e këngëtarit ka bërë bashkë një numër të konsiderueshëm njerëzish, ndërsa, disa të tjerë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në protestë, e kanë konsideruar absurd këtë veprim. Një nga ata që janë shfaqur të befasuar nga protesta është princ Leka, kunati i Amos Zaharia, një prej banorëve të “Big Brother”. Përmes një postimi, ai ka shkruar: “Nuk ka mundësi”. Princ Leka ka sqaruar më parë se nuk e ndjek BBVA, por, partnerja e…