Author: tirana

Cristiano Ronaldo iku nga Premier League, mirëpo mbetet ende një nga temat e diskutimit në Angli. Eric Cantona thekson se CR7 mendon ende se është 25-vjeç dhe në këtë formë dëmton skuadrat ku bën pjesë, ashtu siç ndodhi te Djajtë e Kuq. ”Ka lojtarë që kërkojnë të luajnë çdo ndeshje sepse mendojnë se janë 25-vjeç, dhe më pas ka nga ata lojtarë që e dinë se nuk janë më 25-vjeçarë, pranojnë stolin dhe mendojnë të ndihmojnë ekipin në ndeshje të caktuara. Ka lojtarë të tipit Ibrahimovic, Maldini dhe Giggs, janë emra për t’u marrë shembull sepse nuk vendosin veten në…

Read More

Nga Pakoja e Madhe përfitojnë punonjësit e zonave të mbrojtura. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të diel një video në lidhje me këtë kategori përfituesish. Kreu i qeverisë thotë se këta punonjës do të marrin 20 mijë lekë duke u ardhur në ndihmë gjatë krizës në këtë dimër të vështirë. “Një vit sa më të mbarë për zonat e mbrojtura dhe gjithë punonjësit që kujdesen për xhevahiret tona siç janë parqet natyrore e kombëtare, të cilët e kanë nisur vitin duke tërhequr shpërblimin prej 20,000 lekësh, i cili zeron inflacionin e luftës mbi familjet e tyre në këtë dimër…

Read More

Sportiv dhe mes të rinjëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka festuar këtë të dielë 31 vjetorin e themelimit të FRESSH nga Apollonia. Balla fton çdo të ri e të re të qarkut të Fierit, të anëtarësohet në partinë socialiste, sepse sipas tij është gjithnjë fituese, e brezi i ri duhet të jetë krah një force politike që gjithnjë fiton falë ndihmës për nevojtarët. Balla thekson se ky përvjetor i Forumit tw Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë mblodhi partinë socialiste në smeraldin e historisë shqiptare në të cilin do shtohen themelet e reja. ”Të zgjidhni PS sepse është…

Read More

Në universitetet shqiptare ka nisur edhe procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordit. Sipas ligjit në fuqi bordi përbëhet nga shtatë anëtare, një prej të cilëve përzgjidhet nga vetë studentët e institucionit të arsimit të lartë e më pas ministria e arsimit emëron një prej kandidaturave të paraqitura nga studentët. Ish boksieri dhe pedagogu në Universitetin e Sporteve dr. Sead Bushati përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se është zgjedhur më i preferuari nga studentët për të qenë anëtar bordi si përfaqësues i tyre. “Falenderoj me shpirt té gjithe STUDENTET e Universitetit tè Sporteve tè Tiranes qè…

Read More

Nga: Eduard Zaloshnja Qysh prej rrëzimit të regjimit komunist, PS-ja nuk e ka qeverisur Bashkinë Shkodër qoftë edhe një ditë të vetme. Me kandidimin e Benet Becit për kryetar të bashkisë më të madhe veriore, ajo shpreson ta kapë atje më së fundi këtë mollë të ndalueme. Shpresa e PS-së është rritur sidomos pas rikthimit në koalicionin e majtë të degës lokale të LSI-së, e cila ka qenë e fuqishme elektoralisht në dekadën e fundit. Për të parë nëse shpresat e socialistëve për Shkodrën janë të justifikuara, gjatë fundjavës zhvillova një sondazh elektronik, të cilin e kreva duke shpërndarë linkun…

Read More

Moska ka akuzuar se Ukraina ka në plan që të prish marrëveshjen për eksportin e grurit nga Deti i Zi e në fund të të akuzojë Rusinë. Ka qenë ky lajmi i raportuar në mediat ndërkimbëtare që citojnë Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU). Sipas tyre, Ukraina po vendos mina në një hambar në fshatin Karaichnoye në rajonin e Kharkiv, për ta shpërthyer dhe më pas për të akuzuar Moskën për “shkatërrimin e rezervave të grurit të vendit”. Ato theksojnë se kanë dërguar 30 specialistë në zonë, për të parandaluar zbatimin e këtij plani nga Ukraina.

Read More

Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit të kësaj të diele, pranë vendit të njohur si Ura e Mbrostarit në Fier. Parmakët e urës janë shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman, ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes. Në vendin e aksidentit është gjetur një targë mjeti, i cili rezulton të jetë e një makine me qira. Kanë mbërritur dhe ekspertë të policisë.

Read More

40 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti ajror në Nepal. Një avion me 72 persona në bord i kompanisë Yeti Airlines është përplasur në tokë ndërsa po përpiqej të ulej në aeroport. Avioni ishte nisur nga Katmanduja dhe u aksidentua gjatë uljes në aeroportin e Pokharas, në distriktin e Kaskit. Autoritetet i kanë ende të paqarta shkaqet e këtij aksidentit, ndërkohë që bilanci i viktimave pritet të rritet dhe më tej.

Read More

Para 24-viteve u shënua Masakra e Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet. Masakra tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në…

Read More

E përmendur në Bibël, e shkelur nga shumë perandori dhe lidhëse e vendeve më të rëndësishme historike të Jordanisë. Kjo është Darb ar-Raseef ose “Rruga e mbretit”, që gjarpëron mes përmes kreshtave dhe grykave. Një rrugë moderne, e asfaltuar (e quajtur zyrtarisht Autostrada 35) ndodhet mbi paraardhësen e saj të lashtë. Ajo kalon në jug nga Siria përgjatë lumit Jordan, më pas përgjatë rrënojave romake, mozaikëve bizantinë, kështjellave të kryqtarëve dhe qytetin antik të Petrës, duke përshkruar kështu gati të gjithë historinë e Jordanisë. Kjo rrugë përshkon pjesën më pjellore të vendit, zonën ku ka burime uji, por edhe toka…

Read More

”Big Brother Vip Albania 2”, po tyen çdo rekord. Pas përfundimit të spektaklit mbrëmjen e djeshme, një postim i këngëtarit Butrint Imeri ”trazoi” rrjetin. Ai mbështet publikisht Kiarën në rrugëtimin e saj. Ai ka shpërndarë foton e ish-partneres së tij, duke i vendosur edhe një kurorë në kokë. Gjatë spektaklit Kiara rrëmbeu edhe duartrokitjet e publikut pasi përpos reagimeve të të gjithë banorëve, ajo mbështeti Luizin duke thënë se shpreson për një version më të mirë të tij. Butrint Imeri dhe Kiara Tito kanë qenë në një marrëdhënie disa vite më parë. Ajo e ka cilësuar Butrintin si një njeri…

Read More

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri e ka nisur me një video të kalasë të Bashtovës, ku thotë se vijon puna për restaurimin dhe se do të jetë një na desticanionet më të vizituara. ”MIRËMËNGJES dhe nga Kalaja unike e Bashtovës në Rrogozhinë, ku vijon puna për restaurimin e saj, për ta kthyer shumë shpejt në një nga destinacionet më të vizituara të trashëgimisë tonë kulturore, ju uroj një diel të qetë”,-shkruan Rama.

Read More