Author: tirana

Steven Gerrard është gati për Kombëtaren e Polonisë. Sipas gazetës polake, “Meczyki”, Gerrard ka zhvilluar bisedime me Federatën e Futbollit të Polonisë. Gerrard është trajner i lirë që nga tetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Aston Villa për shkak të rezultateve të dobëta. Nëse do të arrihej marrëveshja me federatën polake, për ironi të fatit, ndeshja e parë zyrtare e Gerrard do të jetë kundër Shqipërisë më 27 mars, sfidë që do të luhet në Varshavë, e vlefshme për elimininatoret e Euro 2024.

Read More

Një depo municionesh në rajonin Belgorod të Rusisë shpërtheu. Si pasojë humbën jetën 3 persona dhe 13 të tjerë u plagosën, njoftoi agjencia e lajmeve ruse RIA Novosti sipas shërbimeve lokale të urgjencës. TASS njoftoi më herët se një zjarr ra në një qendër kulturore gjatë natës, ku ishin ruajtur municionet, gjë që shkaktoi shpërthimin. Raportohej për 10 ushtarë rus të plagosur. Në rajonin e Belgorodit në kufirin e Rusisë dhe Ukrainës, ka baza ushtarake ruse dhe fusha trajnimi. BREAKING 🇷🇺 : 3 killed, 13 injured in blast in #Belgorod – local emergency.#Russia pic.twitter.com/Dd3LvYCFlV— Zaid Ahmd  (@realzaidzayn) January 15,…

Read More

Janë ndërprerë kërkimet për makinën tip Golf që dyshohet se ka rënë në lumin Seman në Fier në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se mjetet në dispozicion e kanë të pamundur gjetjen e mjetit. Ndërkohë, kërkimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, pasi polumbaret do përdorin magnet për lokalizimin e mjetit. Kujtojmë që poshtë urës së Mbrostarit janë gjetur dhe pjesë të përparme të mjetit, gjë që përforcon dyshimet se mjeti ndodhet në lumë. Më parë, aty pranë policia gjeti dhe targën e makinës. Sipas verifikimeve të bëra nga policia, ka rezultuar se makina ishte marrë me…

Read More

Një 25-vjeçar nga fshati Gradishtë në Lushnje, ka hyrë për të vjedhur banesën e një shtetasi në Sarandë. Ky i fundit e ka kapur në flagrancë dhe mes tyre ka plasur sherri. Më pas, ka ndërhyrë policia, e cila ka bërë të mundur arrestimin e të riut në kohë reale. Ndërkohë, po vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Njoftimi i Policisë: Hyri me forcë në një banesë, për të vjedhur, arrestohet në flagracë 25-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të…

Read More

Ish-sekretari i Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe bashkëredaktor në disa nga veprat e Enver Hoxhës, Sevo Tarifa ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e të ndjerit përmes një njoftimi, në të cilin shkruan: “Me hidhërim të thellë njoftojmë se njeriu ynë i shtrenjtë, Sevo Tarifa, u nda sot nga jeta në moshën 96 vjeç. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që e kanë dashur dhe e kanë çmuar këtë njeri të mirë dhe patriot të zjarrtë Përcjellja për në banesën e fundit është bërë ditën e sotme në…

Read More

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të zbuluar se kush është pronari i shumës prej 404 mijë eurosh që u zbuluan në tubin e aspiratorit në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi, e cila përfundoi në pranga bashkë me të birin Havierin, për vjedhjen e shtëpisë së Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të ish- zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Në celularin e të dyshuarës janë zbuluar edhe zyrtarë të tjerë, por edhe qytetarë të thjeshtë, shtëpitë e të cilëve Dobi i pastronte prej kohësh, të gjitha ata janë thirrur në organin e akuzës, dhe disa prej tyre kanë deklaruar se janë vjedhur…

Read More

Meksika ka nisur të zbatojë një nga ligjet më të rrepta në botë kundër duhanit, duke miratuar një ndalim total të pirjes së duhanit në vende publike. Ligji, i cili u miratua për herë të parë në vitin 2021, ndalon gjithashtu reklamimin e duhanit. Disa vende të tjera të Amerikës Latine kanë miratuar gjithashtu legjislacionin për krijimin e hapësirave publike pa duhan. Megjithatë, legjislacioni i Meksikës konsiderohet të jetë më i fuqishmi dhe më i gjerë në kontinentin amerikan. Deri më tani, në Meksikë është ndaluar konsumimi i duhanit në restorante dhe vende të punës, por tani kjo përfshin edhe…

Read More

13 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht në Tiranë për shkak të shkeljeve në qarkullim. Policia bën me dije se janë pezulluar gjithashtu 78 leje për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara si edhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. 13 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje…

Read More

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe drogë është arrestuar ditën e sotme në Mirditë. 34-vjeçari Elidjon Gjoka, ishte strehuar në një banesë në Mirditë, për të cilin Gjykata e Lezhës në shkurt të 2022-shit kishte caktuar masën e sigurisë me burg për veprat penale si prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve.

Read More

Posta Shqiptare është pjesë e rëndësishme e identitetit të vendit; në një rrugëtim të përbashkët, të gjatë, 110-vjeçar, Posta ka arritur të përvetësojë rol të pazëvendësueshëm në shoqëri. Është ajo që ka arritur të zhdukë barrierat mes vendesh dhe njerëzish, duke u mbajtur fort pas vizionit, misionit dhe vlerave të saj. Zëri dhe puna e përbashkët e 2500 punonjësve ndihet dhe shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë. Është pikërisht angazhimi i tyre dhe tarifat e papërfillshme çka e bëjnë Postën Shqiptare të preferuar për sa i takon shërbimeve utilitare. Teknologjia ka ndryshuar çdo aspekt jetësor, përfshirë këtu mënyrën e…

Read More

Vijojnë kërkimet për makinën tip Golf që dyshohet se ra këtë të dielë në lumin Seman në Fier. Polumbarët kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit. Poshtë urës së Mbrostarit janë gjetur dhe pjesë të përparme të mjetit, gjë që përforcon dyshimet se mjeti ndodhet në lumë. Më parë, aty pranë policia gjeti dhe targën e makinës. Sipas verifikimeve të bëra nga policia, ka rezultuar se makina ishte marrë me qira nga 26 vjeçari Mateo Lika.

Read More

Në Gosë të Madhe në Bashkinë Rrogozhinë gjithçka është boshatisur. Rrugët të zbrazëta, vila shumëkatëshe të mbyllura dhe toka djerrë. Të rinjtë janë larguar për një jetë më të mirë jashtë vendit. Të moshuarit e mbetur në fshat numërohen me gishtat e dorës. Por edhe ata duan të ikin! Për të moshuarit nuk ka kush kujdeset. Qendra shëndetësore shërben vetëm si fole dallëndyshesh. Natyra është treguar bujare me Gosën e Madhe, por rrethanat sociale e bënë një fshat nga ku edhe mosha e tretë do sot që të ikë.

Read More