Në periudhë virozash, shumë pacientë në vend që t’i drejtohen mjekut për konsultë zgjedhin rrugën më të shkurtër, marrjen e antibiotikut në farmaci pa recetë. Sipas specialistëve kjo është e gabuar pasi në vend që situata shëndetësore të përmirësohet, mund të agravojë më tepër. Mjekët këmbëngulin se për çdo lloj mjekimi apo trajtimi, pacientët duhet të paraqiten me patjetër pranë specialistit përkatës për të marrë recetën e duhur. Teksa ditët e fundit është shtuar ndjeshëm fluksi i qytetarëve që paraqiten në Poliklinika me viroza dhe grip, mjekët bëjnë apel për sa më shumë kujdes.
Author: tirana
Në një organizim të veçantë në Pallatin e Kongreseve, Partia Socialiste festoi 31-vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar. Nën tingujt e muzikës, anëtarët e FRESSH, por dhe deputetë e politika, manifestuan përvjetorin e forumit. Të pranishmit bën thirrje për reflektim, në mënyrë që të bëhej diferenca nga kundërshtarët politikë. Të pranishmit gjithashtu shprehën bindjen për suksesin e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të 14 majit. E pranishme në këtë event ishte dhe kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, e cila vlerësoi rolin e organizatës në këto 31 vite ekzistencë.
Duke kërcënuar se do të hidhen, zonja së bashku me nipin e saj që kishin hipur në një shtyllë të tensionit të lartë, janë bindur dhe me ndihmën e zjarrfikëses kanë zbritur. Pasi ka zbritur nga shtylla e tensionit të lartë, i riu është takuar me babanë e tij, i cili ia ka bërë hallall që po mbron pronën e tij me gjak. “Hallall bab, mbroje me gjak pronën tonë”, dëgjohet të thotë ai, teksa e puth në ballë.
Në mbarë botën ka shumë njerëz të cilët preferojnë që çdo gjë ta shoqërojnë me pak djathë parmixhano. Disa e përdorin për ta spërkatur mbi makarona. Me informacionet më të fundit, jemi të sigurt që do të ndryshoni mendje pasi të zbuloni se si është bërë ky lloj djathi. Rezulton se parmixhani nuk është bërë njësoj si shumica e djathërave tradicionalë, që bëhen pikërisht nga qumështi i lopës. Në vend të kësaj, njerëzit u tronditën kur zbuluan se kjo varietet është bërë nga stomaku i një viçi ose qengji. Ai kombinon qumështin, kripën dhe mullëzën, e cila është enzima e…
Drama në ”Big Brother Albania 2” vijon. Luizi i shkruan letër Kiarës. ”Mund të kem kënqësinë të pi një kafe me princeshën”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Ministrja për Europën e Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka kujtuar sot masakrën e Reçakut të kryer nga ushtria serbe në Kosovë. Xhaçka shkruan se sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi dhe pajtim. “Përkujtojmë sot me nderim 45 burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u masakruan në Raçak nga regjimi serb, në një akt të vrasjes së qëllimshme dhe pa dallim. Sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut të Tiranës vlerësoi punën e aktivistëve dhe të patronazhistëve për të përcjellë në çdo derë lajmin e punëve të mira që bëhen në qytet. Në festën për 31 vjetorin e ditëlindjes së FRESSH, Veliaj theksoi se ata e sulmojnë patronazhistin pasi ka qenë aktivisti më i shkëlqyer i fitores së PS në zgjedhjet e fundit. “Sot është data 15 Janar dhe ndërkohë kemi një datë tjetër që është data 15 Maj, ku ne duam që të gdhihemi fitimtarë, 5 me 0 në të gjitha bashkitë e qarkut…
Në Spanjë kapet 49-vjeçari shqiptar Istref Mata, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër me 6 vjet burg për kultivim narkotikësh. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Mata, në vitin 2020, në fshatin Gusmar, Tepelenë, së bashku me 4 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) kanë kultivuar bimë narkotike. Pas arrestimit, pritet të kryhet edhe ekstradimi i këtij shtetasi drejt vendit tonë për plotësimin e vuajtjes së dënimit.
Këtë të dielë, banorët e Bërxullës dolën sërish në protestë kundër Ministres se Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe firmës Gener 2 që po i shpronësojnë pa të drejtë sipas tyre për projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Ata e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit tashmë duke kërkuar drejtësi në dyert e institucioneve. Sot e përshkallëzuan atë deri në kërcënime për vetësakrifikim. Dy prej banorëve ndodhen sipër shtyllës së tensionit dhe kërcënojnë se do të hidhen.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99, kanë bërë homazhe pranë Kompleksit Memorial në Reçak. Pas nderimeve, liderët do të marrin pjesë edhe në akademinë përkujtimore që mbahet me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varret e të vrarëve në Reçak. Homazhe në kompleksin memorial në Reçak gjatë paradites të së dielës ka bërë homazhe edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me zëvendësministrin, Shemsi Syla dhe drejtues…
Sot në orën 20:00 do të luhet El Clasico mes Real Madrid dhe Barcelonës e vlefshme për Superkupën e Spanjës. Siç dihet tashmë superpërballja zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite ku Real Madrid stërvitjen e fundit e ka kryer me prezencën e Cristiano Ronaldo-s, i transferuar nga janari te skuadra e Al Nassr. Reali dhe Barcelona vijnë në këtë finale të kualifikuar me penallti, ku ndryshe nga ‘blaugranët’ galaktikët kanë disa mungesa. Alaba dhe Tchoumeni e kanë humbur finale, ndërsa në pikëpyetje janë Camavinga dhe Militao. Ancelotti nuk ka humbur asnjë finale me Real Madrid, e fundit në 2010 kur…
Ndahet nga jeta në moshën 49 vjeçare imami i xhamisë Burrel, Vladimir Haxhijaj. Teologu Vladimir Haxhijaj mësohet se ndodhej në ambjentet e xhamisë Burrel në momentin që është goditur nga një sulm në zemër. Besimtarë që janë ndodhur në atë moment në ambjentet e xhamisë por edhe të tjerë që shkuan aty, e transportuan menjëherë për në urgjencën e spitalit të Burrelit, por fatkeqësisht teologu Haxhijaj nuk mundi t’i mbijetonte sulmit në zemër. Vladimir Haxhijaj prej vitesh ishte imam në xhaminë e Burrelit. Ai njihej për dashamirësinë dhe zemërgjerësinë e tij jo vetëm në rrethin e besimtarëve që e frekuentonin…