Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mes ndryshimeve të kohës, Posta Shqiptare mendon për të gjithë

14:58 / January 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POSTA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Posta Shqiptare është pjesë e rëndësishme e identitetit të vendit; në një rrugëtim të përbashkët, të gjatë, 110-vjeçar, Posta ka arritur të përvetësojë rol të pazëvendësueshëm në shoqëri.

Është ajo që ka arritur të zhdukë barrierat mes vendesh dhe njerëzish, duke u mbajtur fort pas vizionit, misionit dhe vlerave të saj. Zëri dhe puna e përbashkët e 2500 punonjësve ndihet dhe shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë. Është pikërisht angazhimi i tyre dhe tarifat e papërfillshme çka e bëjnë Postën Shqiptare të preferuar për sa i takon shërbimeve utilitare.

Teknologjia ka ndryshuar çdo aspekt jetësor, përfshirë këtu mënyrën e përdorimit, komunikimit apo konsumimit të të gjitha llojeve të mediumeve. Sot, dërgimi i një letre me anë të postës, nuk gëzon më rëndësinë e dikurshme. Sepse në kushtet e një rrjeti global dhe ekzistencës së smartphone-ve, brengat, lajmet e gëzueshme apo qoftë ndarja e detajeve të parëndësishme të ditës, nuk kanë më si hendek ditë, javë apo muaj.

Por, kjo nuk nënkupton në asnjëçast se teknologjia ka të njëjtin impakt edhe në dërgimin e një pakoje, dokumenti, apo të parave,  si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e shohim nëbesnikërinë e anëtarëve të Postës Shqiptare, për t’iu drejtuar pa u stepur sporteleve të saj postare.

Shërbimi ndaj qytetarëve në këto pika, nuk ndalet për asnjëçast. Posta Shqiptare ofron me seriozitet të pahasur dhe me çmime të ulëta edhe arkëtimin e faturave të Energjisë Elektrike (OSHEE), Ujësjellësit (UK), pagesën e faturave për operatorët celularë, apo gjobave të Policisë Rrugore dhe Bashkisë Tiranë. 

Gjithashtu pranë Postës Shqiptare, qytetarët kanë mundësi të kryejnë pagesën e detyrimeve doganore dhe të taksave për llogari të Drejtorisë së Tatimeve, por edhe të Bashkive respektive.

Nëtërë zyrat e saj postare, ofrohet po ashtu mundësia për të paguar detyrimet e kopshte-çerdheve, si dhe faturat e tarifave të shkollimit universitar.

Posta Shqiptare ka menduar edhe për ata individë që të ardhmen nuk e shohin aspak të largët; që kontribuojnë vullnetarisht për Sigurimet Shoqërore.

Ndër vite, kjo korporatëka funksionuar si një ndërmjetëse vitale midis biznesit, qytetarëe dhe institucioneve. Dhe me të njëjtin mision, nuk ndalet së garantuari cilësi maksimale shërbimesh. Sepse Posta Shqiptare me gjithçka që e identifikon, është e Shpejtë, e Sigurt, Kudo.

WhatsApp Image 2023 01 15 at 14.53.03

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.