Author: tirana

Trupi i një gruaje u gjet në ujë pasditen e së enjtes, 12 janar, në Largo Giannella, në bregdetin e Barit ku është instaluar rrota e Ferrisit. Trupi i pajetë i përket shtetases shqiptare Rukije Qela, lindur në vitin 1946 në Shqipëri dhe banues në Cassano delle Murge. Vetëm dje në mëngjes, një nga mbesat e tij kishte denoncuar zhdukjen në komandën e asaj komune. Karabinierët dhe personeli i rojës bregdetare ndërhynë në vend për të nxjerrë trupin. Asnjë hipotezë nuk përjashtohet, përfshirë vetëvrasjen. Alarmi është ngritur nga një kalimtar i rastit i cili ka vënë re trupin në ujë.

Read More

Këngëtarja e njohur, Rihanna publikoi postimin e parë në TikTok dhe u prezantoi të gjithëve djalin e saj. 34-vjeçarja e ka filmuar të birin lidhur në sediljen e makinës. Tashmë ajo është nënë dhe jeta e saj ka ndryshuar, por ende i ka parasysh të gjitha këshillat që ka marrë gjatë shtatzënisë. Në intervista, Rihanna ka deklararuar se do të bëhej një mami super-mbrojtëse. “Kur bëheni nënë, natyra ndryshon dhe fëmija juaj bëhet prioriteti juaj i parë”, është shprehur ajo. Padyshim, që këngëtarja ka marrë shumë këshilla për mëmësinë, e në veçanti një pjesë e kujton: “Ndoshta këshilla më e…

Read More

Një operacion droge çoi në arrestimin e 6 personave, mes tyre dy shqiptarë, ndërkohë që i shtati është shpallur në kërkim. Dy shqiptarët dhe tre italianët (28, 34 dhe 60 vjeç) merreshin me shitjen me pakicë të drogës, ndërsa ndaj tyre gjykata caktoi masën ‘arrest shtëpie’ ndërkohë që personi tjetër duhet të paraqitet pranë policisë gjyqësore.Hetimi në fjalë nis pas raportimeve të shumta të qytetarëve, që do të çonin në zbulimin e aktivitetit kriminal të këtij rrjeti të trafikut të drogës, që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Casale-s. U konstatua se si grupi, i ndarë sipas roleve dhe detyrave, do…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, gjë e cila është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Po ashtu kjo biseda telefonike zhvillohet në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërkohë që pritet hapja e ambasadës shqiptare në Kiev gjatë këtij viti.

Read More

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar këtë të premte në Fier, dhe mësohet se shtetasi D.M 50-vjeç ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ka nisur puna për kapjen e autorit, shtetasin A.N 52-vjeç. Njoftimi i policisë Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij. Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muahmet Rrumbullaku për 110 vjetorin e Policisë së Shtetit, u ka dërguar një mesazh urimi efektivëve të policisë. Ndër të tjera në mesazhin e “urimit”, Rrumbullaku paralajmëron efektivët se do të përjashtohet kushdo që përbalt punën e Policisë së Shtetit dhe po ashtu që trondit themelet e besimit që me shumë vështirësi janë ndërtuar për qytetarët.

Read More

Projekti madhor i FSHF-së “Uniforma Ime” vijon të zbatohet në të gjithë vendin, ndërsa impakti që po i jep zhvillimit të futbollit të bazës ka qenë vërtetë impresionues. Ky projekt zbarkoi në Gjirokastër përmes një aktiviteti ku u shpërndanë një pjesë e bazës materiale për fëmijët e disa prej ekipeve të moshave të këtij qyteti. Në eventin e organizuar nga FSHF në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër në stadiumin e qytetit ishte i pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kryebashkiaku Flamur Golemi, figura të futbollit gjirokastrit dhe prindër e futbollistë të vegjël. Duka theksoi se mesazhi që FSHF…

Read More

Lihen në burg dy zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurove. Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për Fatmir Hoxhën, Alban Rulin dhe Arlind Gjokutajn. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi sipas avokatëve ai ka shfaqur probleme kardiake në izolim, dhe më pas është transportuar në spital. Seanca përfundoi rreth orës 13:00, ndërsa ndaj Gjokutajt u dha masa pa prezencë por me prokurë të posaçme të tij dhe u përfaqësua nga…

Read More

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Sali Berisha lëshoi dhe një apel për drejtuesit kryesorë të rrjeteve sociale, Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, që të ndalin atë që ai e quajti “terror digjital të Edi Ramës”. Sipas Berishës, Rama nuk ka asnjë parim dhe po terrorizon punonjësit e administratës përmes rrjeteve sociale. “Unë i bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk, të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit në rrjetet sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim, që terrorizon punonjësit e thjeshtë, dhe të heqin këtë të drejtë derisa të anulojnë këtë aplikacion famëzi të kontrollit të qytetarëve. PD-ja do…

Read More

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç pohoi prezencën e ndikimit rus në Mal të Zi teksa theksoi se mënyra më e mirë për ta luftuar është rritja influencës europiane dhe amerikane. Ai deklaroi se situata në Mal të Zi lidhur me influencën ruse është menaxhuar mirë. “Është prezent me dekada dhe historikisht. Ka dhe gjëra shqetësuese por unë mendoj se e kemi menaxhuar shumë mirë situatën lidhur me ndikimin rus. Kemi shpallur non grata shumë prej diplomatëve rusë dhe do e menaxhojmë dhe në të ardhmen. Mënyra më e mirë për t’u luftuar influenca ruse është më shumë influencë…

Read More