Author: tirana

Jerusalem Post ka publikuar një artikull duke pretenduar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka parandaluar Luftën e Tretë Botërore. Bëhet fjalë për një opinion që duket se është sponsorizuar nga Beogradi, me autorin Boaz Toporovski, një deputet i Knesset dhe kryetar i fraksionit “Yesh Atid” në parlamentin izraelit, që hedh në letër një skenar që mund të kishin ndodhur gjatë krizës së fundit në veri të Kosovës, me barrikadat e serbëve lokalë. “Imagjinoni skenarin e mëposhtëm: Një djalë i ri qëllohet dhe plagoset në Kosovë teksa mbante pemën e Krishtlindjeve Serbe. Më pas ai vdes në spital si pasojë e…

Read More

Pas hapjes së garës për drejtimin e Teatrit Eksperimenatal, sot 5 kandidatët prezantojnë platformat në Ministri të Kulturës. Ata janë: Genc Fuga, Indrit Çobani, Gjergj Prevazi, Ema Andrea dhe Ledion Zoi. Në komision që bën vlerësimin e platformave marrin pjesë: Berina KokonaAltin BashaAgim BajkoEjana Xhixha-Drejtorinë e Përgjithshme e MinistrisëIrrna Prici-Drejtoreshë e politikave dhe strategjive të zhvillimit kulturor në Ministrinë e Kulturës

Read More

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden rrezikon të jetë në telashe të mëdha, kjo për shkak të zgjerimit të çështjes me dokumentet sekrete. Presidenti amerikan ka kryer të njëjtin gabim, ndoshta dhe shkelje ligjore, si paraardhësi i tij, Donald Trump. Për këtë, sekretari i drejtësisë, Merrick Garland, emëroi një prokuror special për të hetuar gjetjen e dosjeve me materiale të klasifikuara në zyrën e tij private në Uashington, garazhin e shtëpisë së tij në Delaware. “Po janë gjetur aty ku mbaj Corvett-ën time, në garazh të mbyllur dhe jo në rrugë. Njerëzit e dinë që unë I marr seriozisht dokumentet sekrete.…

Read More

Gjatë një loje me karrige ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”, moderatorja Kiara Tito pësoi një lëndim për të cilin u desh ndërhyrja e ndihmës së shpejtë. I vetmi banor që i qëndroi pranë gjatë gjithë kohës kur u lëndua ishte Luizi, ndërsa disa nga konkurrentët e tjerë afroheshin e largoheshin për të marrë vesh ç’kishte ndodhur. Luizi ishte ai që gjithashtu i qëndroi pranë dhe i gatshëm ta ndihmonte pas rikthimit të saj në shtëpi. Ai i përgatiti ushqim dhe me të tjera nevoja të saj. Madje i ka kënduar edhe kur ajo po…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë analizën sesi është sot drejtësia shqiptare. Kreu i KLP-së, Alfred Balla tha se janë në detyrë 214 prokurorë, dhe janë 107 vakanca. “Drejtësia shqiptare nuk është në ditën e saj më të mirë. Në detyrë janë 214 prokurorë, duke pasur 107 vakanca. Vetting-u nuk ka përfunduar, janë 81 prokurorë në KPK që presin vendim. Kemi 50 prokurorë të pezulluar. Kemi 26 magjistratë të rinj që do të emërohen në të gjitha Prokuroritë e Republikës”,-tha Balla

Read More

Media britanike “The Independent” ka bërë një analizë të 5 pikave që ka premtuar kryeministri britanik Rishi Sunak, mes të cilave është edhe ajo e ndalimit të gomoneve me emigrantë. Sipas Mark Davies, kreut të komunikimeve dhe fushatave në Këshillin e Refugjatëve në Mbretërinë e Bashkuar kjo qasje nga ana e kreut të qeverisë britanike është ndëshkuese dhe e pazbatueshme. 200,000 viza janë lëshuar për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë. “Skemat e ndryshme të ngritura për të ofruar mbështetje për ata që përballen me sfida të paimagjinueshme përballë pushtimit rus nuk kanë qenë pa probleme, por tabloja e…

Read More

Vetëm 4 muaj më parë, Sherif Kallku i dha fund huazimit te Partizani, për t’u transferuar te Tirana. Pas gjysmës së parë të sezonit, ku ka qenë titullar i padiskutueshëm me bardheblutë, fantazisti ndërpreu marrëdhënien me klubin. Kallaku largohet pas 15 ndeshjeve të luajtura, ku ka shënuar edhe dy gola. 24-vjeçari do të mbetet në Kategorinë Superiore, pasi ka zgjedhur të kthehet te Teuta, skuadër me të cilën u promovua, e nga e cila u transferua te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci. Me Djemtë e Detit që pozicionohen në vendin e fundit të Superiores, afrimi i Kallakut cilësohet si shtysa…

Read More

Në 110 vjetorin e Policisë së Shtetit, drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku ka përmendur sakrificat dhe sfidat që kanë kaluar efektivët. Në fjalën e tij, Rrumbullaku u shpreh se punonjësit e Policisë sot nuk gjenden përballë krimit, të vetëm me uniformën dhe me armën e shërbimit pasi kanë pajisjet e teknologjisë bashkëkohore që i bën më profesionistë. Me premtimin se do të vijojnë me përkushtim që të rrisin cilësinë e shërbimit, Rrumbullaku e mbylli me një fragment nga Himni i Flamurit, “Shqipëria do të rrojë; Për të, për të, luftojmë ne”. Fjala e plotë e kryepolicit Dita e sotme nuk…

Read More

Shefi i Krimeve të Policinë e Shkodrës, Pëllumb Shpati ka folur jashtë kamerave për sulmin me tritol në banesën e tij, në mesnatë dhe në banesë ishin 17 familjarë, tre familje. Ai është shprehur se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë bërë sulmin ndaj tij. Tritoli i vendosur është sulmi i gjashtë ndaj uniformave të policisë në këtë qytet përgjatë një viti. Sulmi i sotëm ndaj Pëllumb Shpatit vjen në ditën e 110-vjetorit të Policisë së Shtetit. Në fund të viti 2022, një shpërthim me tritol ndodhi në shtëpinë e një…

Read More

Tritoli i vendosur në shtëpinë e shefit të Krimeve në Shkodër, është sulmi i gjashtë ndaj uniformave të policisë në këtë qytet përgjatë një viti. Sulmi i sotëm ndaj Pëllumb Shpatit vjen në ditën e 110-vjetorit të Policisë së Shtetit. Në fund të viti 2022, një shpërthim me tritol ndodhi në shtëpinë e një efektivi policie, i identifikuar si Valter Serra. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina. Nga shpërthimi, u dëmtua automjeti i tij tip “Volkswagen” dhe një pjesë e banesës. Në muaj qershor, u vendos tritol në shtëpinë e oficerit të Policisë Gjyqësore të Shkodrës, Pëllumb…

Read More

Deputeti Agron Çela, i cili së fundmi ia bashkua Partisë Socialistë në Shkodër, ka reaguar për herë të parë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”. Çela e ka nisur njoftimin duke komentuar pikërisht takimin me kryeministrin Rama, ku shprehet se në atë takim u fol për disa projekte të rëndësishme që po zbatohen dhe për ato akoma më të rëndësishme që do të zbatohen në të ardhmen. Më pas ai ka bërë një rezyme të arritjeve që nga momenti që ai u bë deputet për herë të parë në vitin 2012, pjesë e LSI. Në fund ai kërkon nga…

Read More

Nga Bardhi Sejdarasi Çështja është nën hetim dhe unë nuk e kam zakon të komentoj një çështje me të cilën merren prokurorët.Ka një tjeter gjë me te cilën duhet të merresh dhe qe lidhet me “racën” tonë, pra me gazetarët!Të marrësh nje njoftim publik, zyrtar, të prokurorisë dhe, të tjerësh “blla-blla” pa asnjë hetim, investigim, (po të doni), të akuzosh, ashtu si prokurori i paaftë, një person se ka “vjedhur” etj etj, nuk i bën nder aspak detyrës fisnike dhe të nderuar të gazetarit të ndershëm!Të “përdoresh” nga “Bosi” për të hedhur shashka, poashtu e fyen profesionin!Të bësh “opinionistin”, kur…

Read More