Author: tirana

Ditën e djeshme (e enjte) deputetja e PD-së Jorida Tabaku doli për herë të parë kundër Enkelejd Alibeajt pas vendimit të tij për të përjashtuar katër kolegë të tjerë nga grupi parlamentar. “Nuk është kjo mënyra sesi bashkohet, mënyra është duke mos e copëzuar atë dhe duke dalë edhe me kandidatë të përbashkët në këto zgjedhje, unë do të jem gjithmonë pjesë e zgjidhës dhe jo pjesë e konfliktit”, deklaroi Tabaku. Enkelejd Alibeaj nga Saranda ngul këmbë se pas largimit të Bashës ka pushtetin për të marrë vendime, madje edhe për përjashtimin e kolegëve të tij nga grupi, si dhe…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një sasi tritoli ka shpërthyer pak para se të zbardhej në banesën e shefit të krimeve në këtë qytet, Pëllumb Shpati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, ku si pasojë janë dëmtuar lehtë muret e banesës së tij por edhe automjeti i 49-vjeçarit. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një artikull nga gazeta më e madhe amerikane, “The New York Times”, që sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar me patjetër për vitin 2023. Po ashtu kreu i qeverisë, thekson se me vendimin që do të merret këtë pranverë, me shpalljen si Parku i parë Kombëtar i një lumi të egër në Europë, 2023 do të jetë viti i Vjosës. “MIRËMËNGJES dhe me mbretëreshën e lumenjve të Europës në gazetën më të madhe amerikane The New York Times, që sugjeron Vjosën ndër…

Read More

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, vendosi të enjten kundër diskriminimit të punëtorëve të vetëpunësuar në Poloni për shkak të orientimit të tyre seksual. Qeveria polake e akuzuar prej kohësh për promovimin e homofobisë, është përfshirë në një mosmarrëveshje të gjatë me BE-në për pavarësinë e gjykatave të vendit. Përse u hap procesi? Rasti lidhet me një profesionist të pavarur televiziv, i cili u pushua nga puna pasi publikoi një këngë Krishtlindjesh në YouTube që promovonte tolerancën ndaj çifteve të të njëjtit seks.Transmetuesi publik mbarëkombëtar TP, që e kishte punësuar personin për shtatë vjet nga viti 2010 deri në 2017, refuzoi të…

Read More

Dashi Nëse keni mbyllur kohët e fundit një histori të rëndësishme dashurie, mos u dëshpëroni. Në orët e ardhshme mund të takoni shpirtin tuaj binjak. Mund të keni disa pengesa, por mos u shqetësoni shumë, është vetëm çështje kohe. Demi Gjatë orëve në vijim mund të keni një mundësi interesante. Në veçanti, ata që kanë mbyllur kohët e fundit një histori të rëndësishme mund të jetojnë një aventurë lehtë. Për sa i përket punës, nuk ka nevojë të kultivoni ambicie të mëdha, përpiquni të mbani atë që keni për momentin. Binjakët Ju duhet të merrni guxim, duhet të gjeni forcën…

Read More

Kjo e premte do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, në të gjithë territorin shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Më të theksuara në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore. Do të mbetemi në kushte të kthjellime dhe vranësirave të lehta e kalimtare deri në orët e vona të natës kur pritet shpeshtim i vranësirave në vend. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C. Era do të…

Read More

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Aleksandër Biberaj ka kritikuar kandidatin Belind Këlliçi duke thënë se ai është i vonuar në nisjen e fushatës për kryetar bashkie ndërsa shtoi se ajo duhet të kishte nisur që ditën e parë pas zyrtarizimit si kandidat për Tiranën. “Është nder i madh nuk i jepet çdo njeriu se njëherë në katër vite ka votime për kryetarin e Bashkisë. Kryetar i bashkisë së kryeqytetit është një nga personat më rëndësishëm në politikën e çdo vendi. Unë i kam thënë pse nuk ke filluar fushatën, fillo fushatën. Është i vonuar. Që ditën e aprë duhet…

Read More

Një aksident i frikshëm sapo ka ndodhur në aksin Milot – Rrëshen në afërsi të Rubikut. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë duke pësuar dëmtime të mëdha. Mjeti tip Opel me targa të huaja që po vinte në drejtim të Milotit është përplasur me një automjet tip Volkswagen Sharon që udhetonte në drejtim të Rrëshenit. Përplasja ka qenë aq e fuqishme saqë mjetit tip Opel i është shkëputur goma e parme. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur disa persona që janë transportuar në spital, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Read More

WhatsApp po përgatit një opsion të ri për fotot dhe mund të jetë shumë i dobishëm. Aplikacioni po shton një risi në të, por është krejtësisht e njëjtë me një opsion automatik në iPhone. Sipas WABetaInfo, po punohet që të jetë e mundur përftimi i teksteve nga imazhet që mund të jetë e dobishme për dokumentacione, menu restorantesh, sinjale etj. Mjafton që përdoruesit të hapin foton që përmban tekst dhe të shohin për butonin që përzgjedh tekstin. Në iOS 16 ky është një opsion automatik, ndërsa ata që përdorin Android dhe iPhone të modeleve të vjetra nuk do të kenë…

Read More

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Korçë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”, ndërsa një nga automjetet ka dalë nga rruga duke u përplasur me pemën. Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti fatmirësisht nuk ka asnjë person të plagosur, por vetëm dëme materiale. Efektivët e policisë shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Qeveria është e vendosur që të miratoj amnistinë fiskale. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj në një intervistë për ABC u shpreh se drafti është rishikuar duke marë parasysh ankesat e ndërkombëtare dhe të grupeve të interesit .Viti 2023 parashikohet të jetë një sfidë për ekonominë shqiptare por rritja vlerësohet të jetë pozitive. Për shkak të stabilizimit të cmimeve të karburanteve qeveria ka vendosur që të shfuqizojë bordin e karburanteve. Aministia fiskale do të realizohet. Qeveria është e vendosur që ta çojë deri në fund këtë nismë që synon formalizimin e parave informale .Në një intervitë për ABC ministrja Delina Ibrahimaj…

Read More

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i ka quajtur të “panevojshme” dhe të “vjetërsuara” reagimet lidhur me takimin në Tiranë të kryeministrit Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Lidhur me këtë takim, në të cilin sipas pjesëmarrësve është diskutuar kryesisht për çështjet që kanë të bëjnë me përshpejtimin e integrimit evropian të të dyja vendeve, ka pasur reagime të shumta në Shkup, në veçanti nga opozita maqedonase, e cila e ftesën e kryeministrit shqiptar e ka vlerësuar si “përpjekje për shpëtimin e qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski”, por edhe si të “dëmshme për…

Read More