Lufta ruse në Ukrainë, nuk po bëhet më në zemër. Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në Soledar, një qytet strategjik në Ukrainën lindore. Rusia pretendon se ka në dorë kontrollin e qytetit, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se forcat ukrainase po mbajnë pozicionet e tyre dhe po u shkaktojnë humbjeve të mëdha forcave ruse. “Forcat tona ukrainase po mbajnë pozicionet e tyre dhe po u shkaktojnë humbje të konsiderueshme trupave ruse”, ka deklaruar kreui i shtetit në Ukrainë. Rëndësia strategjike e Soledar kundërshtohet nga analistët ushtarakë.
Author: tirana
Për të pasur një zemër të shëndetshme, është shumë e rëndësishme të kujdeseni për dietën tuaj dhe të kujdeseni për stilin e jetës dhe zakonet tuaja. Para së gjithash, është e rëndësishme të largoni gjithçka që mund të ketë një efekt të dëmshëm në muskulin më të rëndësishëm të trupit, dhe një kardiolog zbuloi se cilat janë 9 gjëra ua ndaloi të afërmve të tij! Një mjek i shquar kinez, kardiolog me adresë amerikane, dr. Zilin Wang, zbuloi se çfarë gjërash i “ndalon” njerëzit që do për t’u zgjatur jetën. Patate të skuqura 100 g patate të skuqura përmbajnë 8…
Sot Policia e Shtetit feston 110 vjetorin e krijimit dhe një mesazh ka ardhur edhe nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Teksa ka shprehur mirënjohjen për të gjithë, Çuçi theksone dhe se sot Policia është një nga institucionet më të besuara në vend. “Mirënjohje për shërbimin dinjitoz që keni bërë e po bëni për rendin e sigurinë publike, për të garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve. 𝐒𝐨𝐭 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝 dhe pavarësisht se krahasimet me të shkuarën janë si nata me ditën, sot është koha që ne 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐭𝐞𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐭𝐞̈…
Si është sot marrëdhënia mes Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt? Sipas gazetarit Ervis Iljazaj, marrëdhëniet janë krisur. Iljazi thotë se nga informacionet që ka, Basha dhe Alibeaj nuk i kanë mirë punët mes njëri-tjetri dhe shkak i përçarjes mes tyre sipas gazetarit me shumë gjasë është dëshira për pushtet. “Sipas informacioneve të mia, Basha dhe Alibeaj nuk i kanë mirë punët mes njëri-tjetrit. Politika dhe pushteti është i ëmbël, gjithmonë ka konflikte dhe mund të krijohen edhe gjëra të tilla. Opozita dhe grupi i Berishës janë në fushatë. Shkarkimi i Alibeajt dhe emërimi i dikujt tjetër duhet të sjellë disa…
Këtë të premte pritej që t’i konfirmohej masa e sigurisë, por Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj nuk është paraqitur në seancë. Prej dy ditësh Gjokutaj është shtuar në spital te “Kardiokirurgjia” për shkak të problemeve të tij me zemrën.
Sekuestrohet një anije peshkimi me nafte kontrabandë në Portin e Durrësit. Burime nga policia dhe dogana thonë se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra nafte. Anija “Geni” është e katërta anije peshkimi që zbulohet që ka naftë kontrabandë në hambarin e saj. Anijet e peshkimit, prej vitesh bëjnë kontrabandë nafte. Ato e marin me cmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.
Anija detare e Britanisë, “HMS Queen Elizabeth” për pak sa nuk u godit nga një skuadrilje avionësh luftarakë rusë supersonikë. Treshja e avionëve bombardues SU-24 u filmuan duke fluturuar drejt aeroplanmbajtëses 3.2 miliardë paundëshë, ndërsa lundronte drejt Kanalit të Suezit. Pamjet e jashtëzakonshme, të filmuara në qershor 2021 gjatë misionit të parë operacional të Mbretëreshës Elizabeth, janë zbuluar sot përpara publikimit të një dokumentari të BBC-së për vendosjen shtatë-mujore të anijes në Lindjen e Largët. Ishte hera e parë që nga Lufta e Ftohtë që Moska pranoi se përdori municion të vërtetë për të penguar një anije luftarake të NATO-s.…
Kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç do të mbërrijë sot në Tiranë për promovimin e librit të tij “Kritika e Etikës Globale”. Ceremonia nis në orën 11:00 te Hotel Mak, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu Abazoviç do të marrë titullin, “Doctor Honoris Causa”.
“Evita”, kënga e Elsa Lilës u shpall fituese e Festivalit të 61 të Këngës në RTSH, por jo përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision. Profesor Gjovalin Shkurtaj, thotë se kënga e Elsa Lilës kishte fjalët, por jo përmbajtje. “Unë për hir të së vërtetës, kuptova fjalë, por nuk kuptova përmbajtje. Unë besoj se nuk jam i prapambetur, jam i vjetër, kurrë nuk dëshiroj të jem i vjetruar dhe ajo që më mban gjallë është se ju më ftoni këtu për të thënë ndonjë gjë si një burrë i vjetër që iu vlen të rinjve”,-sqaroi ai. Profesori u shpreh se në një…
Familja e shefit të krimeve në Shkodër, në mesnatë u zgjua nga shpërthimi i një sasie tritoli. Për shkak të detyrës e ka cilësuar i ati i Pëllumb Shpatit motivin e shpërthimit. Gjergj Shpati në një prononcim për mediat, shprehet se dëmet janë kudo në dyer, driatare e fasadë. Në banesën e Pllumb Shpatit jetonin 3 familje, 17 anëtarë. Babai i tij thotë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se së fundmi djali i tij nuk ka patur asnjë kërcënim. “Kam dalë dhe kam dëgjuar krismën kam dalë dhe e kam parë. Ne jetojmë këtu 3 familje, ishte i fuqishëm,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një sasi tritoli ka shpërthyer pak para se të zbardhej në banesën e shefit të krimeve në këtë qytet, Pëllumb Shpati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, ku si pasojë janë dëmtuar lehtë muret e banesës së tij por edhe automjeti i 49-vjeçarit. Pëllumb Shpati, ishte shënjestra e një sulmi me tritol, për të cilin nuk ka ende të dhëna për shkaqet dhe autorët. Famlija ka përjetuar edhe më parë një ngjarje të rëndë. Vëllai i tij, Vat Shpati, katër vite më parë ka qenë i përfshirë në…
Ervin Salianji kërkon që të shkarkojë Enkelejd Alibeajn dhe për të marrë ai drejtimin e grupit parlamentar të demokratëve, dhe puna ka nisur që në muajin dhjetor. Në përpjekjen e tij të parë, Salianji arriti të sigurojë 21 firma deputetësh brenda dy kampeve të demokratëve. Pas përjashtimit që Alibeaj i bëri katër deputetëve, Tritan Shehu, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Agon Shehaj, Salianji rinisi bisedimet për të marrë mbështetjen e një deputeti të vetëm që i nevojitet për ta shkarkuar Alibeajn. Kryesimi i grupit parlamentar nga Ervin Salianji duket se fuqizon njëherazi edhe Sali Berishën në shumicë dërrmuese deputetësh, duke…