Mëngjesin e kësaj të hënë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga mozaiku i bukurive natyrore që ka Parku Kombëtar i Shebenikut. “MIRËMËNGJES nga Parku Kombëtar i Shebenikut, mozaiku i bukurive natyrore me Majën e Kallkanit, Majën e Zezë, Shkëmbin e Koklit, Majën e Rreshpës, Liqenet akullnajore të Rrajcës, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të hënë, një tërmet me magnitudë 3.7 Rihter është regjistruar në qytetin e Vlorës. Sipas raportimeve të EMSC, tërmeti ka rënë rreth orës 02:50 duke u ndjerë në Vlorë dhe rrethinat e saj. Epiqendra ka qenë në det, në një thellësi 5 km. Fatmirësisht lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk bëhet fjalë për dëme apo të lënduar.
Dashi Ditë e bukur persa i perket ndjenjave, humori është lart dhe dëshira per te qëne më partnerin. Vetëm kini kujdes nga disa pasiguri në punë. Demi Është momenti juaj me Hënën, Venusin, Jupiterin dhe Saturnin në anën tuaj. Si sfera sentimentale ashtu edhe puna janë të favorizuara edhe nëse ka ende pak lodhje të akumuluar. Binjakët Kjo nuk është një ditë me shumë ngjarje nga pikëpamja sentimentale edhe nëse tani e keni lënë më të keqen pas. Në punë është më mirë të mos keni qëndrim negativ. Gaforrja Kjo ditë mund të çojë në disa diskutime me partnerin tuaj…
Në këtë të hënë moti do të jetë me vranësira e reshje shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore pasdite, reshje bore në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten -1-8 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 6 -10 C në veri, 12-16°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 12-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5 ballë në det të hapur.
Forcat e armatosura kineze zhvilluan stërvitje ushtarake në ujërat dhe hapësirën ajrore pranë Tajvanit për të testuar aftësinë luftarake të trupave. Lajmi u konfirmua nga Shi Yi, përfaqësuesi zyrtar i Komandës Luftarake të Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA). “Aftësia e trupave për t’iu kundërvënë provokimeve të forcave të jashtme dhe forcave separatiste në ishull u testua,” tha Shi. Situata rreth Tajvanit u përshkallëzua ndjeshëm në fillim të gushtit të vitit të kaluar pasi Nancy Pelosi, kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, vizitoi Tajvanin.
Pak fjalë ngjall më shumë emocione negative sesa stresi. Thjesht përmendja e tij mund të sjellë imazhe të afateve për përmbushjen e detyrave, faturave të papaguara ose presionit të provimeve, kjo për të renditur vetëm disa skenarë. Po sikur stresi të jetë edhe pozitiv? Ashtu siç mund të na dëmtojë, ai gjithashtu luan një rol kyç në forcimin e sistemit tonë imunitar, në krijimin e lidhjeve në trurin tonë që përmirësojnë performancën mendore dhe ndërtimin e aftësisë rimëkëmbëse që na nevojitet për të lundruar në rrugën tonë në jetë. Kjo gjë doli fillimisht në dritë përmes punës së një psikiatri…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Evias në Hakidë, ku një burrë pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ka tentuar më pas ta djegë të gjallë. Mediat greke raportojnë se mbrëmjen e së premtes një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ndonëse nuk dihen ende motivet e sherrit mes tyre.about:blankSapo burri është larguar nga banesa, gruaja ka njoftuar forcat e policisë. Por ende pa mbërritur forcat e policisë, burri është kthyer sërish në shtëpi dhe ka tentuar të djegë gruan për së gjalli. Fatmirësisht gruaja ka mundur të arratiset, ndërsa burri është ende në…
Çfarë është ajo që e bën dikë absolutisht të parezistueshëm për meshkujt? Ekspertët veçojnë dy cilësi femërore që asnjë mashkull nuk mund t’i rezistojë. Lumturia Njerëzit që janë pozitivë, të buzëqeshur, kanë një perspektivë pozitive dhe përpiqen të jenë optimistë edhe në situata negative, sigurisht që janë më tërheqës se optimistët, sipas hulumtimit. Një grua që rrezaton lumturi shpërndan një energji të bukur që të pushton, ndihesh rehat në shoqërinë e saj. Lumturia e saj lëshon dridhje unike që ju inkurajojnë të thoni – “Unë dua këtë person pranë meje!” Vetëbesimi Gratë me vetëbesim nuk kanë frikë të ndajnë mendimet…
Një analizë nga Nicholas Wolfinger, një sociolog në Universitetin Utah, sugjeron se pas një pike të caktuar, nëse jeni martuar në fillim të 20’ave, rreziku nga ndarja fillon të rritet përderisa plakeni. Rreziku nga divorci fillon të rritet në mënyrë të vazhdueshme në fillim të 20’ave, por diku në të 30’at e hershme ai fillon të bie. Siç edhe tha Wolfinger: “Ata të cilët martohen në të 20’at e tyre kanë më shumë gjasa që të divorcohen sesa ata të cilët martohet në të 30’at e tyre.” Kjo bazohet në një analizë strukturore të të dhënave nga Anketa Kombëtare e…
Manchester City dhe Chelsea luajtën ndeshjen e dytë në tre ditë, pasi tashmë janë takuar në FA Cup. Në mesin e pjesës së parë, Riyad Mahrez me një gol spektakolar nga një goditje dënimi hapi rezultatin. Kai Havertz preku topin me dorë në zonën e tij të dhe Julian Alvarez u tregua i saktë nga pika e bardhë. City nuk u ndal me kaq dhe Phil Foden i dha goditjen përfundimtare 3-0. Për 4-0 mendoi sërish Riyad Mahrez, këtë herë anësori realizoi nga penalltia. Manchester City vijon avancimin në FA Cup, ndërsa Chelsea do të fokusohet në përmirësimin e situatës…
Mbrëmë mediat portugeze publikuan një lajm jozyrtar se ndaj Benfica-s dhe presidentit të saj Rui Costa ka nisur një hetim për trukim ndeshjesh. Tani ka ardhur konfirmimi zyrtar. Autoritetet në Portugali kanë hetuar për disa kohë ndeshjet e Benfica nga viti 2016 deri në vitin 2020 dhe tani hetimi është shtrirë deri në ditët e sotme, duke përfshirë edhe legjendarin Rui Costa, ish-futbollist i Fiorentinës dhe Milanit i cili dyshohet për trukim ndeshjesh. Hetimi bazohet në përmbajtjen e emaileve që hakerët vodhën nga klubi portugez dhe të publikuara në internet. Prokurorët po përpiqen të vërtetojnë se Benfica ka fiksuar rezultatin në disa…
Olta Gixhari ka biseduar me Armaldon ndërsa i ka thënë se e ka bërë këtë të fundit personazh. Nuk kanë munguar kritikat e Oltës, ndaj tij duke i thënë se e ka mbajtur afër, dhe se i ka vënë emrin Maestro , por pavarësisht kësaj “Unë ty të kam mbajtur shumë afër. Të kam bërë personazh. Unë u mundova të evidentoj të gjithë anën e lezeçme që ke. Të vura dhe emrin “Maestro” , t’i e ke vetë, por të kam mbajtur afër. Të ngrita në kupë të qiellit, por ti u largove nga unë”, ka thënë Olta. Armaldo: Nuk…