Author: tirana

Në SPAK ka lëvizje. “Tirana News” mëson se Adnan Xholi, emërohet shef i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar. Më herët ky post mbahej nga Altin Dumani, drejtuesi i ri i SPAK. Po ashtu Xholi kandidoi për postin e drejtuesit të SPAK. Pa post nuk ka mbetur as ish-kreu i SPAK-ut Arben Kraja, i cili do të jetë drejtues për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe hetimet e përbashkëta, duke zëvendësuar kështu prokurorin Ened Nakuçi. Ndërsa zgjedhja e zëvendës drejtuesit do të bëhet në një fazë tjetër. Pas plotësimit të shefave të sektorëve hapet gara dhe mandej zgjidhet zëvendëskryetari mes 3 krerëve të këtyre…

Read More

Gruaja e Gent Hazizit ishte e ftuar në episodin e parë të “Big Brother Fan Club”, që do të jetë live çdo të diel me Megi Pojanin në ekranin e Top Channel, për të komentuar të gjitha ndodhitë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Eltona Hazizaj komentoi debatin e ashpër që ka ndodhur në shtëpi mes bashkëshortit të saj dhe Olta Gixharit. Eltona theksoi se Genti është i drejtpërdrejtë, por asnjëherë nuk ofendon. “E prisja këtë debatin, por ai është shumë i sinqertë. E dija që do të reagonte ndaj të tilla ofendimeve të tepruara. Unë nuk kam parë…

Read More

Nga 16 janari deri më 1 shkurt, Rusia dhe Bjellorusia do të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake. Në stërvitje do të përfshihen divizionet e ajrit nga të dyja vendet. “Sot, një komponent i aviacionit nga forcat ushtarake të Federatës Ruse mbërriti në Republikën e Bjellorusisë. Gjatë stërvitjes taktike për fluturime do të përfshihen të gjitha fushat ajrore dhe terrenet stërvitore të forcave ajrore dhe të mbrojtjes ajrore të forcave të armatosura të Bjellorusisë”,-thuhet në njoftimin për mediat. Kjo nuk është hera e parë që ushtarët rusë zhvendosen në Bjellorusi për t’u stërvitur ndërkohë që lufta, e nisur në shkurt të…

Read More

Policia Rrugore në Tiranë, informon se 21 qytetarë janë arrestuar dhe vënë nën hetim për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa patentë. 52 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. “Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. 21 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje…

Read More

Grupi i hakerëve Anonynous, i ka bërë një tjetër “befasi” presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ky grup bëri të ditur se ka hakuar qindra email adresa të zyrtarëve të qeverisë serbe. “Hej kukulla e Putinit, ku je? Akoma me qen”,-është mesazhi i dërguar kreut të shtetit të Serbisë. Konflikti mes dy palëve pati nisur disa ditë më parë kur hakerët i patën bërë thirrje Vuçiçit që t’i ndalojë aktivitetet e rrezikshme në Kosovë.

Read More

Mbështetësit e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, duke mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve hynë në ndërtesën e parlamentit të vendit, Gjykatës së Lartë dhe pallatin presidencial të dielën, por pas disa orëve tensionesh e incidentesh të dhunshme, autoritetet shpërndanë turmat masive e kanë bërë të paktën 400 arrestime. Autoritetet braziliane kanë filluar të hetojnë rebelët pro Bolsonaros. Gjykata e Lartë e vendit të dielën vonë të dielën shkarkoi guvernatorin e Brasilias, Ibaneis Rocha, nga detyra për 90 ditë për shkak të defekteve në sigurinë në kryeqytet, ndërsa gjyqtari i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes urdhëroi gjithashtu platformat e mediave sociale…

Read More

Në ujërat e kanalit të Suezit është bllokuar sërish një anije. Është rruga strategjike ujore që lidh Azinë me Europën, dhe nga kjo është bllokuar qarkullimi. Bëhet fjalë për anije e mallrave Glory, në pronësi të kompanisë greke Target Marine, e cila ishte nisur nga porti ukrainas i Chornomorsk dhe që u bllokua pranë Alaqantarah. Rimorkiatorët e Autoritetit të Kanalit të Suezit po përpiqen prej orësh tashmë që të zhbllokojnë anijen. Në muajin korrik, të vitit të kaluar një anije me mijëra kontejnerë bllokoi kanalin e Suezit për 6 ditë duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Read More

Sylvio Mendes Campos Júnior, nga kjo e hënë do të jetë trajneri i ri ti Kombëtares shqiptare. Në orën 10:30 do të mbahet një konferencë për shtyp, teksa do të flasë edhe vetë 48-vjeçari brazilian. Sylvinho ka një kontratë 18-mujore dhe pritet të përfitojë afro 1 milion euro së bashku me stafin e tij. Ai ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior. Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. 48 vjeҫari Silvinjo, i cili…

Read More

Dollari amerikan këmbehet me 109.1 lekë në blerje dhe 111.1 lekë në shitje. Euro blihet me 116 lekë dhe shitet 117.3 lekë. Paundi britanik sot blihet me 131.3 lekë dhe shitet me 133.1 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 117.1 lekë, ndërsa në shitje me 118.6 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 81 lekë dhe në shitje me 83.3 lekë.

Read More

Është ngjarja më e bujshme e këtij fillimviti. Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir do të dalin sot para trupës gjykuese për vjedhjen e shtëpive ku Rozeta punonte si pastruese. Ata dyshohet se kanë grabitur 4 banesa të familjeve VIP, përveç asaj të zyrtares Alda Klosi ku morën 120 mijë euro. 49-vjeçarja dhe djali i saj vodhën 120 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë nga shtëpia e ish-shefes së kabinetit të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj. Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, kishte kopjuar çelësat dhe bashkë me djalin e saj vodhën paratë dhe e inskenuan…

Read More

Gjermania do të ndryshojë Rregulloren për BP: parashikohet dyfishimi i numrit të punëtorëve që mund të vijnë nga këto vende dhe të gjejnë punë në Gjermani. Gjermania ka nevojë për punëtorë gati në çdo fushë. Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imigrimin e punëtorëve të pakualifikuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, thuhet në një projektligj të përgatitur nga Ministria federale e Punës dhe Ministria e Brendshme e Gjermanisë, në të cilin ka pasur akses agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Në të ardhmen, në vend të 25.000 punëtorëve sa lejohen tani me Rregulloren…

Read More

Një shqiptar në Greqi, pasi mori peng dhe vajzë, e ka shfrytëzuar atë për prostitucion. 23-vjeçarja greke ka pranuar ofertën e punës së shqiptarit, i cili i është prezantuar si pronar i një lokali nate, por ky i fundit e detyronte atë që të shkonte me meshkuj të tjerë, me pagesë 150 euro. Vajza sipas medieve greke ra pre e mashtrimit për shkak të varfërisë. Pas 3 muajsh ajo ka arritur që të arratiset dhe shkoi në polici. Pas denoncimit të saj, 33-vjeçari shqiptar u arrestua.

Read More