Author: tirana

Bordi i Transparencës, mund të shkrihet, por vendimi duhet të merret nga Ministria e Financave. Kjo është përgjigja e ministres së infrastrukturës Belinda Balluku, e pyetur nëse duhet të ekzistojë më bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve. Sipas Ballukut vendimi për të hequr Bordin do të ishte i mirëpritur, por qeveria do të vijojë të monitorojë importuesit dhe tregtuesit e karburanteve. “Bordi nuk ka synim të lehtësoj kostot, por transparencën. Bordi nuk vendos dhe as nuk e ul dhe as nuk e ngre çmimin. Por bën transparente metodologjinë. Se ka një bursë dhe përmes kësaj metodologjie vendoset çmimi tavan.…

Read More

Moderatorja Bora Zemani feston këtë të hënë datëlindjen e saj. Urimi më i veçantë dhe më i dashur është ai i partnerit të saj, Donald Veshaj. Ai ka postuar në InstaStory-n e tij një foto të Borës teksa luan me borë, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla. “Për ty botën! Gëzuar ditëlindjen shpirt”,-shkruan Donaldi krahas fotos së Borës.

Read More

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi u njohën sot me masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës. Ata u zbuluan fillimisht për vjedhjen e 120 mijë eurove e më pas nga vetë ata në përgjimet në dhomën e paraburgimit në Tiranë për shifrën e 400 mijë eurove dhe sendeve me vlerë të fshehura në tubin e aspiratorit. Për këto 400 mijë euro, ende nuk ka një autor, vetë Klosi ka deklaruar se shifra që ajo posedonte ishte 120 mijë euro. Lista e plotë e sendeve të sekuestruara: Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe janë sekuestruar…

Read More

Kjo fundjavë i ka shërbyer Partizanit për të zhvilluar dhe një test përpara rinisjes së kampionatit, të cilin të kuqtë e kaluan mjaft mirë. Ekipi fitoi me rezultatin e thellë 6-1 në miqësoren kundër Luzit 2008. Që në fillim kryeqyteasit nuk patën mëshirë teksa shënuan me Mensah. Pas tij, radha ishte e Hotit që shënoi dhe mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0. Në fraksionin e dytë nuk kishte surpriza. Mensah shënoi dhe dy herë të tjera duke kompletuar tripletën e tij. Hoti shënoi dhe golin e pestë ndërsa Zekolli mbylli gjithçka me rezultatin 6-1. Një provë e mirë kjo…

Read More

Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar projektet e vitit 2023, ndërsa shtoi se në Korçë do të nis projekti i gazifikimit të Shqipërisë. Sipas Ballukut pas Korçës do të vijojë gazifikimi i Fierit, duke theksuar se këto dy qytete janë të parat për këtë projekt për shkak të afërsisë me sistemin e gazsjellësit TAP. “Do të kemi gazifikimin e Shqipërisë. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm. Kemi arritur në një moment kur në 2023 do të realizohen disa projekte të rëndësishme. Do e nisim me Korçën, Fieri do jetë i dyti. Korça është me temperatura më…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot projektet kryesore në vend që do të nisin së shpejti sa i takon infrastrukturës rrugore. Nisja e punës në terren në të treja lotet e Korridorit Blu, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier, ndërtimin e rrugës Elbasan-Qafë-Thanë, pjesë e Korridorit VIII për lotin e parë të të cilit tashmë ka nisur puna, por edhe një sërë aksesh të tjera në të gjithë vendin. Ministrja Balluku solli në vëmendje gjithashtu edhe projektin për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit. “Do kemi projektin e plotë për Bypassin e Elbasanit për të aplikuar më pas në fondet…

Read More

Zbardhet dosja e plotë hetimore për vjedhjen e banesës së ish-këshilltares së ish-zëvendëskyeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, ku u morën 120 mijë euro pasuri, euro dhe bizhuteri. Banesa e Klosit në Rrugën e Kosovarëve u grabit më 15 dhjetor, ngjarje për të cilën akuzohet pastruesja e saj, Rozeta Dobi dhe djali i kësaj të fundit, Havier Dobi. Rasti i vjedhjes, që ishte inskenuar si grabitje u konstatua nga vajza e Klosit, shtetasja me inicialet S.K., e cila rreth orës 14:00 ka kontraktuar se dera e banesës së saj ishte e hapur dhe ka telefonuar menjëherë nënën e saj. “Konkretisht, me…

Read More

Teksa ndodhet pas hekurave bashkë me djalin e saj, Rozeta Dobi shprehej se kishte urrejtje për punëdhënësen e saj, Alda Klosi, ish-shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ky është një ndër detajet që thuhet në dosjen e prokurorisë. 49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro para dhe bizhuteri në banesën e Klosit, më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kosovarëve, në një banesë ku Klosi e kishte marrë me qira prej 2 muajsh. “Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit…

Read More

Erion Veliaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në Studio Sport me Vilma Mashën ka folur për dëshirën e tij pas përfundimit të mandatit të tretë si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Veliaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit për më lartë në politikë, por theksoi se do t’i pëlqente që të bëhej pjesë e botës akademike. Mësimdhënia dhe ndarja e dijeve me të tjerët është një dëshirë e kryebashkiakut, por mbetet për tu parë zgjedhja që do të bëjë Veliaj pas përfundimit të mandatit. “Do më pëlqente shumë pasi të mbaroj këtë mandate të tretë t’i rikthehesha akademisë, auditoreve.…

Read More

Jo vetëm të atit, por i riu Havier Dobi së akuzohet se së bashku me nënën e tij që punonte si pastruese kanë grabitur 540 mijë euro, i ka dërguar një letër edhe të dashurës së tij. Ai shkruan ndër rreshta se ajo duhet ta presë dy muaj. Në letrën e dërguar babait të tij nga paraburgimi, 20-vjeçari shkruan se mamasë së tij, Rozeta Dobit nuk do ja falë kurrë dhe se ndihet aq keq emocionalisht sa mund të shkojë drejt vetëvrasjes. “Babi im i dashur, jam shumë mirë mos u bëj merak duhet të jesh sa më i qetë.…

Read More

Papa Françesku kritikoi të hënën Iranin për përdorimin e dënimit me vdekje kundër demonstruesve që kërkonin respektim më të madh për të drejtat e grave. Vërejtjet e Papës, të bëra në fjalimin e tij vjetor para diplomatëve të akredituar në Vatikan, ishin më të fortat e tij që nga fillimi i protestave mbarëkombëtare në Iran pas vdekjes shtatorin e kaluar të gruas kurdo-iraniane, 22-vjeçares, Mahsa Amini, në një qendër paraburgimi nga policia. Në fjalët e tij, Françesku e lidhi kundërshtimin e Vatikanit ndaj abortit me kundërshtimin e tij ndaj dënimit me vdekje, duke thënë se të dyja janë shkelje e…

Read More

“Arrest me burg” është masa e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për Orjana Gremin, 32-vjeçaren që ka vrarë foshnjën e saj, duke e hedhur në lum. Në seancën gjyqësore Gremi zgjodhi të mos flasë, ndërsa avokatja e saj kërkoi ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana të tjera cilësuese, në vrasje e të miturve. Kërkesa u refuzua nga gjykatësi, i cili la në fuqi kërkesën e prokurorisë dhe cilësimin e veprës penale. Gjithashtu, 32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik. 32-vjeçarja është mbrojtur në seancën gjyqësore nga avokatja Bruna Pepa, e caktuar…

Read More