Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. T., 25 vjeç, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, shtetasin Zagoll Muçaj, 60 vjeç, me profesion taksist. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Zagoll Muçaj ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin…
Author: tirana
Një 18 vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia italiane pasi qarkullonte me një motoçikletë të vjedhur. Sipas medieve italiane, 18-vjeçari, rezulton me precedentë penale, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e vjedhjes. Ai i kishte vendosur motoçikletës një targë false. Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Një 67-vjeçar nga Durrësi u aksidentua paraditen e sotme në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, rreth orës 10:30 të së hënës, te rruga e re, paralel me rrugën e portit. Një mjet i drejtuar nga një 37-vjeçar me banim në Kosovë ka aksidentuar rëndë shtetasin Anton B. Banor i lagjes ku ndodhi aksidenti, ai ka qenë duke ecur kur është goditur nga mjeti. Pas ndihmës së parë në spitalin rajonal të Durrësit, i plagosuri është dërguar te Spitali i Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Një tjetër aksident automobilistik ndodhi në…
Turqia prezantoi armë të reja dhe dërgoi një tjeter mesazh për fqinjët e saj. Ministri turk i Mbrojtjes gjatë inaugurimit të nëndetëses Piri Reis lëshoi një paralajmërim kundër Athinës. Ai tha se Ankaraja nuk do të lejojë shtrirjen e ujërave territoriale greke përtej 6 miljeve. Ministri i mbrojtjes u shpreh se Turqia nuk ka kërcënuar kurrë askënd, por Greqia sipas tij duhet te mësojë nga historia. Gara e armatimeve mes dy fqinjëve u intensifikua në fund të qershorit, kur Greqia njoftoi se do të kërkonte blerjen e avionëve F-35 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër Turqia prezantoi…
Rritet numri i personave të ndaluar pas protestave të zhvilluar në Brazil, ku mbështetës të Bolsonaros sulmuan Kongresin. Mësohet se rreth 1200 njerëz janë arrestuar pas evakuimit të kampit që ishte ngritur për më shumë se dy muaj përpara selisë së ushtrisë në Brasilia. Sipas mediave lokale arrestimet janë kryer nga policia federale, në zbatim të një dekreti të Presidentit të Republikës, Luiz Inacio Lula da Silva.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka bërë me dije se shumë shpejt do të jenë gati 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug. Rama shkruan se se prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, janë rindërtuar 340 qendra shëndetësore si edhe ambulanca me standartet më të mira. Postimi i Ramës: Vijojmë pa u ndalur investimet në shëndetësi ku shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug.nvesQë prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të…
Qeni Border Collie shpesh mendohet si qeni më i zgjuar në botë për shkak të instiktit tij për të ruajtur bagëtitë. Por shkencëtarët kanë zbuluar se Malinois belg mund të jetë qeni më inteligjent. Një Malionis është zgjedhja e parë për ata që kanë nevojë për qen nuhatës, roje ose policie, dhe tani të dhënat tregojnë se ata janë zgjedhja perfekte pasi janë të pavarur, zgjidhës të problemeve, të shpejtë për t’u përgjigjur dhe të aftë në leximin e njerëzve. Më shumë se 1000 qen nga 13 raca të ndryshme u rekrutuan dhe kompetenca e tyre u provuan në 10…
Disa prej nesh sapo zgjohen në mëngjes kontrollojnë telefonin. Me të vërtetë telefoni na mban të informuar me çdo situatë dhe na ndihmon të jemi më produktivë, por gjithashtu telefoni është burimi kryesor për stresin dhe shpërqëndrimin, veçanarisht kur i kontrollojmë ato në mëngjes. Nëse nuk arrini të bëni një plan se si do të kaloni mëngjesin, atëhere bëni ushtrime, pasi kjo do të ju ndihmoj të keni një ditë energjitike dhe më pak stres. Disa aktivitete që ju mund të bëni sapo të zgjoheni: Ushtrime Kalimi i kohës me familjen. Dëgjimi i një podcast ose muzike ose të shikoni…
Arrestimi i influencuesit Andrew Tate, i popullarizuar në internet për maskulinitetin toksik, pas një bastisjeje në vilën e tij luksoze në periferi të Bukureshtit, ka nxjerrë në pah rrezikun e vazhdueshëm për trafikim me qenie njerëzore në Rumani dhe përtej. Hetuesit pretendojnë se katër të dyshuar – siç raportohet, bëhet fjalë për 36-vjeçarin Tate, vëllain e tij, Tristan, dhe dy gra rumune – formuan një grup kriminal për trafikimin e njerëzve në Rumani dhe vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Në mesin e krimeve për të cilat dyshohen është edhe përdhunimi. Ish-kikboksieri, i…
Më 8 janar 1935, lindi në Tupelo të Mississipit mbreti i rock n’ roll, Elvis Presley, i cili ndikoi si askush në skenën muzikore amerikane me zërin e tij të thellë karakteristik. Në karrierën e tij gati 23-vjeçare, ai luajti në më shumë se 30 filma të suksesshëm dhe shiti mbi 1 miliard disqe në mbarë botën. Karriera e tij muzikore filloi në vitin 1954 , duke regjistruar në Sun Studios dhe që herët ai arriti t’i jepte tonin e tij personal muzikës që lidhej me karrierën e tij. Në historinë muzikore të Amerikës, Elvis mbajti frenat e rock ‘n’ roll-it dhe si…
Psikologët si F.Diane Barth, e përkufizojnë egoizmin si të kesh dy shtylla kryesore. “Të jesh i shqetësuar në mënyrë të tepruar ose vetëm për veten” dhe “Të mos kesh parasysh nevojat ose ndjenjat e të tjerëve”. Nëse vetëmohimi është i rrënjosur në tru, pse disa njerëz e kanë kaq të vështirë të kujdesen për nevojat e të tjerëve? Përgjigja mund të qëndrojë në inteligjencën emocionale, siç theksoi psikologia Lisa Marie Bobby. “Inteligjenca emocionale ekziston në një spektër, dhe disa individë e kanë më të lartë inteligjencën emocionale se të tjerët”,-tha ajo.“Një simptomë e inteligjencës së ulët emocionale është tendenca për…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me grabitjen e bërë ndaj banesës së Alda Klosit, ku ka postuar një video të gazetarit të ndjerë, Kastriot Myftari ku ka denoncuar pikërish Klosin. “Ja si e denoncoi 9 muaj më parë gazetari i ndjerë, Kastriot Myftari, ndrikullën e djegësave, këshilltaren e Edi Ramës, Alda Klosin, me gjysëm milion euro nën dyshek. Ajo mbrohet nga “Skapi” i partisë, sepse lidhjet e saj shkojnë direkt tek bosët e paprekshëm të sipërmarrjes së djegësve Rama-Agaçi-Ahmetaj-Veliaj”,-shkruan Berisha.