Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të pastrueses që vodhi 120 mijë euro në shtëpinë e zyrtares. “Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit! E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është…
Author: tirana
Një Bibël 400-vjeçare do të vendoset në ankand në Belfast, Irlandë të Veriut. Kopja e Biblës së Gjenevës vlerësohet midis 5,000 dhe 10,000 £ nga Bloomfield Auctions. Ajo u shtyp më 1615 dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1633 nga Elizabeth Pole. Bibla ishte në pronësi të Elizabeth Pole, e cila udhëtoi me vëllanë e saj në Speedëell për në Koloninë e Plymouth. Me origjinë nga Devon, ajo themeloi qytetin e Taunton në Massachusetts dhe besohet të jetë gruaja e parë që themeloi një qytet në Amerikën e Veriut. Drejtori menaxhues i Bloomfield Auctions, Karl Bennett tha…
Blendi Klosi, Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste, ka konfirmuar sot deputeti i Agron Çela i është bashkuar kësaj force politike. Ndërkohë, ditë më parë Ilir Meta mohoi zërat për “firo” nga Partia e Lirisë dhe i cilësoi “lajme të shpikura e të porositura”. Në një intervistë për Euronews Albania, Klosi ka vlerësuar figurën e Agron Çelës dhe ka thënë se ai tashmë është pjesë e mazhorancës, si një politikan me mbështetje të konsiderueshme në zonën që përfaqëson. “Kam marrëdhënie shumë të mira me zotin Çela dhe me shumë kolegë të PD-së në parlament. E shikoj si një magnet që PS-ja…
Nga 71 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 1 qytetar ka dalë pozitiv me koronavirus. Rasti i vetëm është identifikuar në Delvinë, ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,138 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Rritja e obezitetit në nivel global – obeziteti në botë është pothuajse trefishuar që nga 1975, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë – po i shkakton ndërmarrjet e ushqimit dhe shëndetësisë të luftojnë për të gjetur mënyrat për të luftuar teprinë dhe stomakun e obezëve. Një nga mënyrat është zvogëlimi i konsumit të sheqerit, dhe kompanitë ushqimore në mbarë botën po përpiqen të gjejnë mënyra për të ulur përmbajtjen e sheqerit në produktet e tyre, por në të njëjtën kohë të ruajnë shijen e mirë. SodaStream e Izraelit, e cila ka markuar me sukses pije të saj të gazuara si një…
32 persona janë rrëmbyer në një stacion treni në shtetin Edo, në jug të Nigerisë. Forcat e sigurisë kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Raportohet se një numër i madh personash të armatosur me kallashnikov qëlluan në ajër ndërsa hynë në stacionin në Igueben përpara se të merrnin udhëtarët dhe stafin dhe t’i çonin në një pyll aty pranë. Një grua me një fëmijë thuhet se u arratis dhe gjeti rrugën për në një komunitet fqinj, ku ajo u shpëtua. Kjo ngjarje vjen një muaj para zgjedhjeve presidenciale ku siguria është një çështje kryesore e fushatës. Incidentet e rrëmbimit për shpërblim,…
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, duke folur per mediat mbi situatën e gripit në Shqipëri tha se programi i vaksinimit të gripit është shumë mbrapa. Alimehmeti vuri në dukje se ndonëse presupozohej që brenda tetorit të mbuloheshin 75 për qind të personave vunerabël, vaksina zhdoganohet në Shqipëri në fund të tetorit. “Jemi në janar, periudha e dimrit është klasike për sëmundjet respiratore. Për dy sezone kemi pasur pak ose aspak qarkullim të virozëve dhe pritej që viti që vjen të jetë diçka më e vështirë. Ne pamë Australinë, e pamë që erdhi më rëndë. Kjo situatë erdhi edhe në Shqipëri. Duhet…
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar për një përkeqësim të motit nga data 9 janar deri në 11 janar. Gjatë këtyre dy ditëve moti do jetë i përkeqësuar, ku priten reshje shiu dhe erëra të forta, kryesisht në bregdet. Ndërkohë përmirësimi i kushteve të motit pritet mbrëmjen e së mëkurës. Njoftim për përkeqësim të motit: Në daten 09-11 Janar 2023 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është mbas orës 06:00 në datën 11.01.2023 Me…
Teatri i Operës dhe Baletit 10 janar | Ora 19:00 11, 12 13, 14 dhe 15 janar Salla e madhe/ ArTurbina – Ora 19:00 Teatri i Operës dhe Baletit 14 janar Salla “Tonin Harapi” në Liceun artistik “Jordan Misja”. 7 dhe 8 janar | Ora 11:00 Salla e Madhe | ArTurbina 20 janar | Ora 19: 00
Ministria e Financave planifikon që përgjatë këtij viti të bëjë të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmeti. Kjo iniciativë ka nisur 3 vite më parë, fill pas tërmetit të 26 Nëntori, dhe pas një fature të majme që pagoi buxheti i shtetit për kompensimin e qytetarëve të prekur, por që ende nuk është finalizuar. Si draft fillestar mbi të cilin nisën diskutimet teknike është marrë ai i hartuar me asistencën e Bankës Botërore në vitin 2014, ku vendoset si kusht që përpara marrjes së certifikatës së pronësisë, banesa të ketë të paguar edhe siguracionin. Sipas versionit fillestar të draftit, pagesa e…
Mbrëmjen e nesërme në shtëpinë e Big Brother pritet të futen banorë të rinj. Ashtu si është njoftuar, produksioni do të rifreskojë kastën e personazheve, duke premtuar emocione të reja. E teksa ende duhen më shumë se 24 orë nga spektakli i radhës kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë për dy banorët e rinj. Nga ajo çfarë është mësuar deri më tani, bëhet fjalë për këngëtaren e muzikës popullore Valbona Mema. Artistja njihet për natyrën e saj sportive plot batuta dhe shaka. Ndaj edhe pjesëmarrja e saj në shtëpi pritet të ketë dinamika të reja. Ndërkohë një emër…
Sudani i Jugut ka arrestuar gjashtë gazetarë pasi filmuan momentin kur presidenti Salva Kiir Mayardit ka urinuar në pantallona gjatë një ceremonie zyrtare. Videoja u bë virale në rrjetet sociale, por nuk u transmetua kurrë në televizion. Kiir ka qenë president që kur Sudani i Jugut fitoi pavarësinë në vitin 2011. Gjatë kohëve të fundit kanë qarkulluar shumë zëra se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, por zyrtarët qeveritarë i kanë mohuar vazhdimisht.