Author: tirana

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga shkolla e re në Laç, e cila sapo ka hapur dyert në vazhdën e një transformimi rrënjësor të një prej zonave më të goditura nga tërmeti. “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shkollë të re për fëmijët e Laçit, e cila sapo ka hapur dyert në vazhdën e një transformimi rrënjësor të një prej zonave më të goditura nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Dashi Në këtë ditë yjet flasin për dashurinë dhe nëse jeni ende beqarë mund të takoni shpirtin tuaj binjak. Në punë jeni më të shkujdesur se zakonisht gjë që ju bën të jetoni më lehtë angazhimet tuaja të punës. Demi Në dashuri duhet të përpiqeni të mos e vendosni këmbën në dy këpucë dhe në punë ka ardhur koha të kërkoni më shumë siguri. Binjakët Në dashuri jeni gjithmonë pak në kërkim të vëmendjes, por mos e teproni sepse partneri juaj mund të lodhet nga ky qëndrim. Në punë, është koha të vendosni se cilën anë të merrni. Gaforrja Humori…

Read More

Këtë të martë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu dhe stuhi në orët e para të mëngjesit dhe reshje bore në zonat malore. Pasdite do të ketë përmirësim. Temperaturat minimale do luhaten 0-5 gradë, temperaturat maksimale do jenë me rënie 5-7°C në veri, 11-15°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 12-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5 ballë në det të hapur.

Read More

Sot mbushen plot 19 vjet nga tragjedia e 9 janarit të 2004 në Karaburun, ku 21 persona humbën jetën si pasojë e avarisë në motorin e gomones që u nis nga Vlora. Ata ishin nisur drejt Italisë, ndërkohë që mes të vdekurve ishte edhe një skafist. Familjarët e viktimave kërkojnë të zbardhet ngjarja, ndërkohë që drejtësinë e kërkojnë edhe nga SPAK. Nikoll Mëhillaj, kryetar i shoqatës “9 janari” tha në një intervistë për Euronews Albania se familjarët e viktimave të tragjedisë kanë prova që vërtetojnë se ish-drejtori i policisë së shtetit në 2004, Bajram Ibraj nuk ka ndërhyrë për të shpëtuar gomonen…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri shprehet i bindur se mazhoranca do të fitojë mbi 45 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një intervistë ëpr A2CNN, Gjiknuri thekson se nisur dhe nga sondazhet në terren, fitorja e PS në zgjedhje është e padiskutueshme.“Partia Socialiste dhe nga avantazhet që kemi bërë qëndron shumë e avantazhuar, madje më tepër se çfarë mund ta kishim pritur para 2-3 muajsh nga pikëpamja e peshës elektorale nisur nga sondazhet në terren. Unë kam thënë para ca kohësh që PS nisur nga të gjithë analizat dhe të kalurës së vet elektorale nuk mund…

Read More

Antonio Leka, 35-vjeçar nga Miloti, i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi në makinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një arsenal i tërë me armë luftarake. Ka qenë vëllai i Antonios, që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek anti-plumb. Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit. Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka…

Read More

Ish-presidenti Bamir Topi, ka treguar për herë të parë një deklaratë që i ka thënë Ramiz Alia, gjatë kohës kur ai ishte në krye të shtetit. Në një takim në 2009, Topi ka treguar se Ramiz Alia i kishte thënë se “Sali Berisha ishte treguar i pabesë me të”. Duke bërë një deduksion, Topi thotë se ky është një tregues se Sali Berisha është ftuar për t’u bërë pjesë e Lëvizjes Studentore. “Në 2009 isha i ftuar në një rreth shumë të ngushtë dhe në ikje e sipër, duke dashur dhe unë që t’i shmangem një bisede të tillë, e…

Read More

Ka nisur puna për realizimin e projektit të rehabilitimit të sheshit pranë varrezave të dëshmorëve në Mat, asfaltimin e rrugës hyrëse dhe ndërhyrje të tjera të parashikuara. Punimet u inspektuan sot dhe nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj. Kryebashkiaku Malaj tha se me këtë investim vendvarreza e dëshmorëve të Matit do të jetë më e denjë për të nderuar kontributin e atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit. “Nis puna për rikonstruksionin e rrugës dhe Sheshit te Varrezat e Dëshmorëve Burrel. Bashkia #Mat synon që këtë investim ta mbyllë brenda katër muajve të parë të këtij viti”, nënvizon…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një interviste të rrallë me gazetarët autikë I gatshëm për të dhënë përgjigje, Macron duket se është vënë në siklet nga pyetjet e vështira.Pyetja që ra në sy dhe është bërë virale kishte të bënte me marrëdhënien e Macron me gruan e tij, Brigitte Macron. “Ai është president. Ai duhet të japë shembull dhe të mos ishte martuar me mësuesen e tij”, tha njëri prej tyre. Brigitte Macron ishte nënë e tre fëmijëve dhe 24 vite më e madhe se ai kur u takuan në shkollën e mesme ku ai ishte student dhe ajo…

Read More

Ju ka ndodhur ndonjëherë që krejt nga hiçi ta ndjeni veten si miliarderë? Le të sqarohemi, e kuptojmë që për momentin jeni shumë larg këtij titulli, por ndodh që një lloj energjie e caktuar të bën të ndjesh se në të ardhmen s’të pret asgjë më pak se një jetë luksoze. Ndoshta është e shkruar në yjë dhe është shenja juaj që ju bën të delironi herë pas here për statusin e miliarderit. Sipas astrologjisë, ka 3 shenja në veçanti që kanë më shumë shanse të bëhen të pasur, në krahasim me të tjerat. Demi Reputacioni prej materialiste që ke…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar qytetarët se dy muajt e ardhshëm do të jenë kritikë në përballje me krizën energjetike. Përmes një videomesazhi, Kurti u shpreh se për furnizim të rregullt dhe me çmime të përballueshme është i nevojshëm kursimi i energjisë elektrike. “Dua t’ju rikujtoj që dy muajt që kemi para nesh janë kritik në përballje me krizën energjetike. Prandaj për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj e të Republikës së Kosovës, u bëj thirrje dhe inkurajoj që ta vazhdoni e ta intensifikoni kursimin e energjisë”, tha Kurti.

Read More

Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan ka qenë tema “trego për 2 minuta jetën tënde!”. Një grua 52-vjeçare nga një fshat i Librazhdit ka telefonuar dhe ka treguar historinë e saj të dhimbshme për herë të parë, ku as fëmijët dhe bashkëshorti i saj nuk i di. Ajo shprehet se ka pasur një fëmijëri tepër të vështirë, ishin si familje të persekutuar dhe janë përballur me shumë vështirësi ekonomike. Ajo tregon se me shumë mundime arriti të përfundonte gjimnazin, por është përballur më shumë probleme. Shpresa tregon se përveç shoqërisë që nuk e donin, edhe profesorët e saj…

Read More