Policia e Kamëz ka vënë në pranga Naim Malokun, në kuadër të operacionit të nisur në vitin 2014, i zhvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, për goditjen e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 55-vjeçari është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Naim Maloku është shpallur në kërkim në vitin 2014 në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar…
Author: tirana
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka patur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes-Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Bashkia Shkodër thotë se përmes firmës kontraktore ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim. Bashkia fton banorët e zonës dhe udhëtarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë segment rrugor. Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.
Kryefjalë e punës së deputetëve dhe e qeverisë në Kuvendin e Shqipërisë do të jetë përmbushja e Reformës Zgjedhore. Koha sa vjen e limitohet pasi zgjedhjet e ardhshme lokale janë diçka më shumë se 3 muaj larg. Enkelejd Alibeaj ngulmon në propozimin se kandidatëve për kryetarë bashkie përmes ndryshimeve në kodin zgjedhor, duhet ti mundësohet të bëhen pjesë e këshillave vendorë nëse nuk arrijnë të fitojnë garën për tu zgjedhur kryebashkiakë. Maxhoranca në këtë Komision, nuk u pajtua me propozimin pasi tha se për këtë kemi pengesa kushtetuese. Demokratët synojnë të avancojnë edhe një tjetër propozim, atë të pasjes të…
Nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi kanë grabitur më shumë se gjysëm milionë euro, ku 120 mijë euro në banesën e Alda Klosit, një ish-zyrtare e lartë e shtetit. Gjatë pasdites së djeshme, 5 deri në 6 persona janë paraqitur në komisariatin e policisë ku kanë pranuar se Rozeta Dobi u ka vjedhur sende me vlerë por ende nuk ka informacion për origjinën e parave. Persona të tjerë të cilët e kanë punësuar Rozeta Dobin si sanitare nuk kanë dhënë asnjë detaj për policinë. Hetime po kryhen dhe ndaj Alda Klosit për të bërë verifikimin ligjor të të…
Sa paguajnë personazhet vip për kujdesin ndaj flokëve? Berberi i njohur nga Kosova, Riza Bajrami tregon çmimet që paguajnë klientët VIP që marrin shërbime në sallonin e tij. Bajrami tha se ka klientë të cilët kanë paguar 500 euro për një qethje, por dhe më shumë. Sipas tij çmimet në salon nuk janë fikse dhe se ata nuk i obligojnë klientët që të paguajnë një shumë të caktuar. “Të them të drejtën çmimet që janë momentalisht të ekspozuar në media janë prej qytetarëve që kanë ardhur te ne dhe kanë paguar. Mirëpo ne jemi sallon ekskluziv dhe nuk ka çmime…
”Urreja Alda Klosin”, dhe me këtë “shkak” pastruesja Rozeta Dobi mori në banesën e pronares së saj në rrugën e ”Kosovarëve” që pastronte prej 5 vitesh, më shumë se 120 mijë euro. Alda Klosi dikur ka qenë shefe kabineti e Arben Ahmetaj kur ky i fundit ishte zv.kryeministër, si edhe ka qenë drejtoreshë koncesionesh. Rozeta dhe Havier Dobi dje nga Gjykata e Tiranës morën masën e sigurisë ”arrest me burg”, dhe u arrestuan në fundjavë pasi në tubin e ajrimit të kuzhinës së tyre u gjetën mbi 400 mijë euro të vjedhura. Denoncimi u bë nga vetë Alda Klosi. Ajo…
Dollari amerikan këmbehet me 108.7 lekë në blerje dhe 111.1 lekë në shitje. Euro blihet me 116.2 lekë dhe shitet 117.4 lekë.
Gjatë orëve të mbrëmjes dhe duke vijuar mëngjesin e sotëm, Lezha është nën “pushtetin” e reshje të dendura të shiut. Si pasojë e reshjeve lagjja “Beslidhja” ka patur prezencë të lartë uji nga bllokimi i kanaleve të ujërave të zeza duke sjell problem në qarkullimin e automjeteve dhe dërgimin e fëmijëve për në shkollë.
Që prej ditës së hënë, vendi ynë është përfshirë nga reshje të shumta shiu, ndërsa pritet që situata e motit të përkeqësuar të zgjasë deri më datë 11 Janar. Bregdeti do të përfshihet nga era në drejtimin Jug-Jug Perëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është pas orës 06:00 të ditës së nesërme. “Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për…
Edhe pse Kina ka rihapur kufijtë e saj për disa udhëtarë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, vala e parë e madhe e udhëtarëve në vend ka të ngjarë të jenë shtetas kinezë, që jetojnë diku tjetër, dhe që dëshirojnë të ribashkohen me familjen dhe miqtë, turizmi i kohës së lirë duket se do të vijojë. Disa rrugë të reja të rëndësishme po e bëjnë më të lehtë se kurrë për udhëtarët në Budapest, Stamboll, Johanesburg dhe qytete të tjera të mëdha që të vizitojnë Kinën dhe anasjelltas. Shanghai-Athinë Para pandemisë, Kina dhe Greqia kishin planifikuar të…
Afganët kanë bërë thirrje që Princi Harry të përballet me ndjekjen penale për vdekjen e njerëzve që ai pranoi se i kishte vrarë gjatë kohës që po luftonte në vend për ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar. Në librin e tij të shumëpritur, Spare, Harry zbulon se vrau 25 luftëtarë dhe thotë se nuk i mendonte ata si “njerëz”, por përkundrazi si “copa shahu” që duheshin hequr nga tabela. Duka i Sussex kreu dy turne në Afganistan gjatë kohës së tij në ushtri, duke përfshirë një turne midis 2012 dhe 2013, gjatë të cilit ai shërbeu si bashkë-pilot i helikopterit sulmues…
Bashkimi Europian reagoi pasi udhëheqësi serb i Bosnjës i dha të dielën presidentit rus Vladimir Putin medaljen më të lartë të nderit për “kujdesin dhe dashurinë e tij patriotike” për gjysmën e Bosnjës të kontrolluar nga serbët. “Putini ka zhvilluar dhe forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet politike dhe miqësore midis Republikës Srpska dhe Rusisë”, tha presidenti serb i Bosnjës, Milorad Dodik, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Banja Luka. “Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë…