Author: tirana

Nga reshjet e shiut dhe borës, ka probleme në disa zona të vendit. Si pasojë e reshjeve në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë u bllokuan kanalet e ujërave të zeza duke bërë që uji të mblidhet në sipërfaqe. Kurse në Bulqizë dëbora e parë e vitit 2023 dhe policia lokale u bën thirrje minatorëve të kenë kujdes gjatë vajtjes për në galeri. Po ashtu në Shkodër ka patur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor “Mes-Ura e Shtrenjtë” në Njësinë Administrative të Postribës. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dëbora shtroi disa akse në Dardhë, Bogë-Theth, Hani…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për mediat ku po prezantohen arritjet e Shëndetësisë për vitin 2022 dhe objektivat për vitin 2023, është pyetur nga gazetarët rreth masave që janë marrë për rastin e fëmijës 1 vjeç që rezultoi pozitiv për HIV. Manastirliu theksoi se MSH është mirëkuptuese ndaj reagimit të prindërve. Ministrja shtoi se puna bazohet në ekspertizën e ekspertëve dhe sipas saj, kjo e fundit tregon se autoritetet nuk kanë “faj.” Po ashtu Manastirliu theksoi edhe se nga një proces hetimor i kryer nga Instituti Shqiptar i Higjienës rezulton se në çdo hallkë janë zbatuar protokollet mjekësore.…

Read More

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi janë kapur duke mashtruar dhe bërë presione bizneseve me qëllim përfitimin e shumave monetare. “Për realizimin e qëllimit të tyre, kanë përdorur aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm”,-tha në konferencën për shtyp, Idajet Hoxha, specialist në Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Deklarata e plotë Jam sot këtu për t’ju bërë me dije rezultatet e operacionit policor të koduar “Subjekti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe projektet e vitit 2023, tha ndër të tjera se në programin kombëtar të vaksinimit do të përfshihet për herë të parë edhe vaksina kundër HPV. Manastirliu foli dhe për fuqizimin e kapaciteteve të ISHP dhe strukturave të terrenit, për sistemin e survejancës aktive për kontrollin e Covid-19, të sëmundjeve infektive dhe gripit stinor si dhe rritjes me 40% të kapaciteteve në aparatura për analizat laboratorike.

Read More

“Fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grupmoshën mbi 65 vjeç duke filluar nga ky vit”, -tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës vjetore me gazetarët, për arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023. Qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç, gjatë 2023 edhe pensionistët +65 vjeç, nga ku do të përfitojnë mbi 50 mijë pensionistë. Manastirliu tha se këtë vit rritet financimi me 4 milion dollarë për Listën e Barnave të Rimbursueshme për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke e çuar…

Read More

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare DPSHTRR ka njoftuar qytetarët për mjetet që lejohet të importohen/regjistrohen në vendin tonë. Nëse mjeti nuk përmbush kategorinë e duhur mjedisore, ju nuk lejoheni ta importoni në Shqipëri apo ta regjistroni bën me dije DPSHTRR. Cilat mjete lejohen të importohen/regjistrohen? EURO 4 e sipër: Autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër. EURO 3 e sipër dhe me moshë jo më shumë se 15 vjet: Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe…

Read More

Dje prioritet për 2023 i prezantoi ministrja e Inrastrukturës, kurse këtë të martë është ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu e cila në konferencën e parë për vitin 2023, ka bërë bilancet në fushën e shëndetësisë për vitin që lamë pas, ndërkohë që ka treguar objektivat për vitin e ri. “Prioritet i prioriteteve do të jetë rritja e pagave. Pakoja e madhe ka mbështetur 19 mijë mjekë dhe infermierët tanë”,-tha Manastirliu.

Read More

Ka qenë pikërisht deklarata e 23-vjeçarit që ka bërë policia të zbulojë në shtëpinë e Dobit dhe mbi 400 mijë euro të cilat ishin të fshehura na aspirator. Rozeta i ka thënë të birit që do të marrë përsipër të gjithë fajin ndërsa 23-vjeçari i është përgjigjur se do të nxjerrë lekët nga shtëpia. Bazuar në këtë djali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit. Më pas Rozeta kritikon te birin pse ka marrë shumë para. Ai i përgjigjet kam marrë vetëm 50 mijë euro. Biseda mes tyre është bërë kur ishin…

Read More

Për Evi Kokalarin, PD-së nuk i duhet një kandidaturë si Belind Këlliçi për bashkinë e Tiranës, të cilin e konsideron manipulator. Në një reagim për intervistën e djeshme të Belind Këlliçit që tha se Berisha sipas statutit do të votëbesohet nëse humbet zgjedhjet, Kokalari thekson se i pari duhet të jetë ai që duhet të dalë nga skena politike nëse humbet përballë Veliajt më 14 maj. “Ky gjeniu i ‘diplomuar’ te Fulzi (ose jo), e që na flet për votëbesimin e Berishës mbas zgjedhjeve të Majit, mos ja qaj hallin Berishës, se Berisha në PD votëbesohet pa problem 365 ditët…

Read More

Antonio Leka u arrestua me armë dhe municione një ditë më parë në Lezhë, ka dhënë deklarime kontradiktore para hetuesve, duke shfaqur probleme të theksuara psikologjike. Në momentin e ndalimit, 36-vjeçari ka deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanët, ndërsa në vazhdimësi nuk është i vetëdijshëm duke shfaqur qëndrime patriotizmi. Me qetësimin e gjendjes së tij, hetuesit pritet ta marrin sërish në pyetje, me qëllim zbulimin e prejardhjes së armëve dhe municioneve që ju gjetën.

Read More

Ish-zyrtarja e shtetit Alda Klosi, e cila ka denoncuar pastruesen Rozeta Dobin se i ka vjedhur në banesë rreth 120 mijë euro dhe bizhuteri, del edhe që është pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të palujtshme dhe e një makine. Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Nga të dhënat e siguruara, është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit. Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin i një apartamenti 72 m2 në Tiranë…

Read More

Të hënën në ambientet e FSHF-së u prezantua ekipi i ri drejtues i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, trajneri i ri Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Sylvinho dhe zëvendëstrajneri i ri, argjentinasi Zabaleta. Ardhja e Sylvinho-s po del të jetë të mbarë, pasi qeveria shqiptare i ka akorduar një fond prej 70 milion lekësh të rinj Federatës Shqiptare të Futbollit për mbështetjen e ekipit kombëtar. Ndër të tjera në këtë vendim të Këshillit të Ministrave thuhet se, FSHF, brenda këtij muajit duhet të paraqesë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit planin e detajuar dhe të miratuar nga Asambleja e…

Read More