TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Java e 19 e Superligës, sfidë delikate për Kukësin

11:09 / January 29, 2023

Shiste drogë të fortë, arrestohet 30-vjeçari në zonën e “Unazës së Re”

10:58 / January 29, 2023

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023

“Po hap një luftë që nuk e meritoj”! Pas debatit me Maestron, Valbona Mema gati të lërë lojën

10:39 / January 29, 2023

10 gola te Marseja, tifozët e Interit “qajnë” largimin e Alexis Sanchez

10:23 / January 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

“Zyrtarët” që vendosnin gjoba! U kapën teksa po i merrnin 13 mijë euro një biznesi në Kamëz

12:00 / January 10, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi janë kapur duke mashtruar dhe bërë presione bizneseve me qëllim përfitimin e shumave monetare. “Për realizimin e qëllimit të tyre, kanë përdorur aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm”,-tha në konferencën për shtyp, Idajet Hoxha, specialist në Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Deklarata e plotë

Jam sot këtu për t’ju bërë me dije rezultatet e operacionit policor të koduar “Subjekti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit të operatorëve ekonomikë, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare. Siç jeni në dijeni, në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, të zhvilluar 4 ditë më parë nga strukturat hetimore qendrore të Policisë së Shtetit, u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë kriminale të mashtrimit, dhe u sekuestruan rreth 142 000 euro. Në këtë kuadër, ka vijuar puna hetimore nga strukturat në qendër dhe në qarqe, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të ngjashme në këtë fushë.

Bazuar në inteligjencën informative, se disa shtetas që vepronin në formën e një grupi kriminal, mashtronin në disa biznese në Kamëz, duke përfituar prej tyre, shuma të konsiderueshme në euro dhe në lekë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore qendrore të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të pjesëtarëve të këtij grupi kriminal.

Falë punës hetimore profesionale, të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Subjekti”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, i shtetasve: E. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, E. J., 32 vjeç dhe G. I., 39 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Të tre këta shtetas, pas informacioneve nga strukturat hetimore, u kapën në flagrancë, në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat. Nga tërësia e veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datën 7 janar 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro.

Gjatë operacionit policor të koduar “Subjekti”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera. Në vijim të veprimeve, për këtë rast, u bë shpallja në kërkim e shtetasve I. K. dhe F. Gj., bashkëpuntorë të 3 shtetasve të arrestuar. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Theksojmë se grupet, për realizimin e qëllimit të tyre, kanë përdorur aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm. Nisur nga rastet e evidentuara dhe të goditura ditët e fundit, Policia e Shtetit apelon edhe një herë, për të gjithë operatorët ekonomikë në të gjithë vendin, që të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në ato vendore dhe qendrore, çdo rast të dyshuar apo në rast se janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të parandaluar dhe goditur në kohë, veprimtarinë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

kamez
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shiste drogë të fortë, arrestohet 30-vjeçari në zonën e “Unazës së Re”

10:58 / January 29, 2023

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023

“Po hap një luftë që nuk e meritoj”! Pas debatit me Maestron, Valbona Mema gati të lërë lojën

10:39 / January 29, 2023

Hiqen 20 kamera “spiune” të grupeve kriminale në Fier dhe Lushnje, 5 persona janë nën hetim

09:55 / January 29, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023

“Po hap një luftë që nuk e meritoj”! Pas debatit me Maestron, Valbona Mema gati të lërë lojën

10:39 / January 29, 2023

Hiqen 20 kamera “spiune” të grupeve kriminale në Fier dhe Lushnje, 5 persona janë nën hetim

09:55 / January 29, 2023

10 lëvizjet e Luizit që e bëjnë atë gjeni në lojën e “Big Brother Vip 2”

09:31 / January 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Java e 19 e Superligës, sfidë delikate për Kukësin

11:09 / January 29, 2023

Shiste drogë të fortë, arrestohet 30-vjeçari në zonën e “Unazës së Re”

10:58 / January 29, 2023

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.