Gjyshja e Kiara Titos, një nga konkurrenteve të Big Brother Vip, e ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ foli për eksperiencën e mbesës së saj në shtëpi. Violeta Greca, gjyshja nga ana e mamasë së Kiarës tregoi se është një ndër fanset më të mëdha të saj, ndërsa e ka lënë edhe pa gjumë duke e ndjekur. “Pa gjumë më ka lënë, në dy orë nga 10 min shkëputje. E ndjek për çdo gjë, dua të jetë e para”, u shpreh ajo. Violeta tregoi gjithashtu se prindërit e Kiarës jetojnë në Itali ndërsa ato kanë jetuar bashkë. “Neve si familje na duket…
Author: tirana
Policia e Pogradecit ka arrestuar tre persona për organizim të lojërave të fatit. Nga operacioni i policisë “Basti i fundit” janë goditur 4 raste të organizimit të lojërave të fatit në këtë qytet, nga ku janë arrestuar tre persona ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë një 44-vjeçar me iniciale E.C, një 27-vjeçar me iniciale M.B si dhe një 21-vjeçar me iniciale R.S. Ndërkohë që është shpallur në kërkim 36-vjeçari me iniciale E.K. cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparatet celulare që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive të palejuara.
Zbardhen deklaratat e pasurisë së Alda Klosit që nga dita ku ajo është emëruar në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave. Atë vit zonja Klosi kishte një pasuri modeste, bashkëpronare me të shoqin Altin Klosi në një apartament prej 47m2 katrorë në Tiranë, me vlerë 2,5 milion lekë, një automjet Toyota Yaris i vlerësuar 180 mijë leke dhe disa llogari bankare me vlera të ulëta ose të papërfillshme, prej 7 eurosh apo 3,8 dollarësh. Bashkëshorti kishte dhe një truall prej 1000 m2 katrore në periferi të Tiranës me vlerë 9 milion lekë, ku përfshihet…
Robert Berisha iu është përgjigjur aludimeve që kanë qarkulluar në rrjet se ai do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”. Këngëtari ka hedhur poshtë lajmet, duke pohuar se nuk do të marrë pjesë në këtë format. Roberti shkruan se nëse i vjen një ofertë e tillë edhe në 2028 do të mendohet shumë herë.
Disa informacione të reja kanë dalë në dritë për iPhone 16 Pro, i cili me siguri do të dalë në treg në 2024-ën. Mediat kanë raportuar se “seria 16” e “Apple” ndoshta nuk do të ketë Face ID-në klasike që të gjithë njohim, por do të ketë disa ndryshime. Më konkretisht, faqja koreane, “The Elec”, raporton se “Apple” do të zhvendosë të gjithë komponentët e Face ID poshtë ekranit të telefonave të tij në vitin 2024. Kur nuk përdorni teknologjinë TrueDepth për të zhbllokuar telefonin, atëherë kamera do të “zhduket” dhe nuk do të jetë fare e dukshme. Sidoqoftë, kjo…
Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi B. J., 25 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. 25-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, teksa i jepte një shtetaseje turke, një pasaportë…
Gjykata e Posaçme ka dënuar më 8 vite e 8 muaj burg Gentjan Malindin. Malindi akuzohet për trafikimin e 137 kilogram kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2019. Malindi u arrestua në Vorë më 27 tetor të vitit që lam pas, teksa ishte duke lëvizuar me automjet. Ngjarja: Më 19 shtator të 2019 në Portin e Durrësi, në anijen “Eniway” u gjetën 173 kg kokainë. Ndërsa Gentian Malindi ishte pronari i anijes. Droga ishte nisur nga Ekuadori dhe u pikas në portin e Pireut në Greqi, dhe më pas përfundoi në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 4 kontejnerë…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka pohuar se është grabitur nga Rozeta Dobi gjatë kohës që ajo punonte si pastruese në banesën e tij. Karamuço ka treguar për BW se Rozeta, e cila akuzohet për vjedhjen e 120 milionë eurove në banesën e zyrtares Alda Klosi ka punuar për 6 muaj te familja e tij, ku më pas kuptoi se 49-vjeçarja i kishte vjedhur unazën e martesës. Eksperti shton se rasti u identifikuar falë mbishkrimit tek sendi. “Pastruesja ka ardhur rreth 6 muaj në shtëpinë tonë, por jo rregullisht. Pas një periudhe kohe vumë re që unaza e martesës nuk…
SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku iu komunikuan dy akuzat. Sipas Mediut, nuk është urdhri i ministrit që çoi në tragjedi, demontimi i armëve ishte çështje sigurie kombëtare “Më është prezantuar e njëjta akuzë. Ajo e 2009, akuzë e motivuar politikisht pa asnjë provë shtesë. Shpërdorimi i detyrës. Kam kërkuar që të pyetem që në fillim. Nuk jam pyetur për aktin e firmos ka 15 vjet. Motivimi politik është në akuzën e bërë. Nuk është urdhri i ministrit që ka bërë problem. Çdo letër që unë…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme në lidhje me vulën e Partisë Demokratike. Ai u pyet në Report Tv nëse kandidatët e PD do të regjistrohen në logon e Partisë së Lirisë në rast se gjykata vendos t’i japë vulën Enkelejd Alibeajt. Meta theksoi se në rast se gjykata e konfirmon se vulën e cakton kreu i meduzës atëherë kjo do të jetë boomerang për këtë të fundit dhe sistemin gjyqësor në Shqipëri. “Mendoj se kjo është çështja më e parëndësishme për këdo pasi tashmë kandidatët janë publikë. Në rast se gjykata konfirmon se…
Dy shtetas janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shpërndanin drogëra të forta, kryesisht në lokalete natës, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Gjatë kontrolleve “blutë” kanë sekuestruar sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë, tabelë policie, 3 automjete, 5 aparate celulare, peshore elektronike dhe shumë parash të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Në pranga janë vënë shtetasit Arbër Bardhi, 25 vjeç dhe Vilson Çepele, 38 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasu E.Ç, 26 vjeç. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Clubs”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave…
Stuhi të fuqishme goditën Kaliforninë të hënën, duke përmbytur rrugët pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Për shkak të stuhive, mijëra persona janë urdhëruar që të evakuohen. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se shirat do të vazhdojnë edhe gjatë të martën, teksa Kalifornia jugore pritet të goditet më së shumti. Po ashtu, pritet që edhe një stuhi e re të godasë këtë rajon në ditët në vijim. Si pasojë e motit të keq, rrugët janë vërshuar dhe mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike. Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një njoftim se disa zona do të Kalifornisë do të goditen…