Author: tirana

Anisa Kostani, emri i nënkomisares mund t’ju tingëllojë mjaft i njohur pasi zuri titujt kryesorë të mediave pak muaj më parë me kërcënimin e saj të hapur për gazetaret se do “do përfundoni nën rrota”. Pas kësaj erdhi edhe pezullimi i nënkomisares nga nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Por Kostani u rikthye në detyrë shpejt dhe tashmë edhe me 21 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram të cilëve u ekspozon vazhdimisht jetën e luksit nga makinat e shtrenjta apo udhëtimet e shpeshta. Së fundmi ajo ka dhuruar spektakël në Instagram me kërcimet e saj…

Read More

Sado që autoritetet shëndetësore përpiqen të sensibilizojnë njerëzit, e sidomos të rinjtë që të mos i konsumojnë pijet energjike, sepse u bëjnë dëm, vazhdon të mbetet i paqartë fakti se shpesh është e vështirë të interpretosh përfundimet e nxjerra nga studimet e ndryshme se deri në ç’dozë mund të jetë e dëmshme një lloj molekule. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga pijet energjike, atëherë kontrolloni me kujdes përbërjet e tyre dhe zgjidhni mes disa kategori pijesh që preferoni dhe konsumoni më pak. Ndoshta mund të jetë i vërtetë fakti që të japin fuqi, por “akuzohen” se nxisin tensionin e…

Read More

Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për Euronews Albania komentoi gjendjen e Partisë Demokratike sot e cila gjendet e ndarë në dy grupime. Sipas tij, është Berisha ai që ka pasur gjithnjë titullin e liderit historik dhe vazhdon akoma të mbajë këtë titull brenda PD-së. Topi u shpreh se në PD që pas themelimit, hap pas hapi nuk është pranuar debati dhe në përfundim të debateve ka pasur dhe largime të elitës politike. “Në rast se ka një përgjegjës për pjesën pezhorative, çfarë po ndodh atje, pse ajo parti është varfëruar intelektualisht, kjo lidhet në mënyrë absolute, unë s’kam dilema,…

Read More

Policia italiane ka arrestuar 18 persona, anëtarë të një grupi të trafikut të paligjshëm të sasive të mëdha të kokainës, hashashit dhe marijuanës. Nga operacioni i zhvilluar në Padova, Udine, Rimini, Venecia, Trieste, Gorizia dhe Milano u sekuestruan 109 kilogramë lëndë narkotike. Mes personave të arrestuar, veç shtetasve italianë dhe rumunë, janë edhe 3 shqiptarë, një 38-vjeçar me banim në Rubano, i cili është lënë në burg, një shqiptar 49-vjeçar me banim në Milano, i cili u la në detyrim paraqitje, si dhe një shqiptar 38-vjeçar me banim në Selvazzano Dentro gjithashtu në detyrim paraqitje.

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim dhe gjobë të akuzuarin Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi”, “Mashtrimi në vazhdimësi”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pastrim i parave”. Gjithashtu, Burdushit do t’i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro vlerë. Mediat kosovare raportojnë se Burdushi është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim 4 vite e 6 muaj si dhe dënimin me gjobë prej 42.000 euro të cilën shumë i akuzuari është i detyruar që ta paguajë në afat prej 15…

Read More

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryetarit të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj për të përjashtuar nga grupi parlamentar katër deputetë që janë pjesë e krahut të Sali Berishës. “Marrëzia e vogëlsisë. A jeni në metro? Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”, shkruan Açka. Alibeaj vendosi sot të përjashtojë nga grupi i PD-së Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin dhe Agron Shehaj, me argumentin se nuk janë distancuar nga aktet e dhunës së ndodhur një vit më parë në selinë e PD-së në 8 Janar.

Read More

Kampionati botëror e ktheu modelen Ivana Knoll në një emër të njohur. Pozat dhe veshjet e saj provokative tërhoqën vëmendjen e tifozëve dhe medias, duke e bërë atë protagoniste në tribuna. Një eksperiencë që asaj i solli shumë fansa e me sa duket edhe me vetë futbollistëve të Kroacisë, të cilët ajo i ndiqte në çdo ndeshje. Disa prej tyre i kanë shkruar privatisht bukuroshes. “Disa lojtarë më kanë dërguar mesazhe të tipit ‘si je, bla, bla, bla’. Por unë nuk iu kam kthyer përgjigje”, tregoi ajo për radion amerikane “Barstool Sports”. Ivana nuk tregoi se kush ishin futbollistët, por…

Read More

Tritan Shehu ka reaguar ndaj vendimit të Kryetarit të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj për të përjashtuar nga grupi parlamentar katër deputetë që janë pjesë e krahut të Sali Berishës. Shehu e cilëson vendimin çmenduri dhe Alibeajn, patericë të Edi Ramës për të shkatërruar PD-në. “Vetëm një njeri i çmendur mund t’i bëjë këto gjëra. Këto janë deliere të një deliranti, patericë e Ramës për të shkatërruar PD-në. Ky vendim është krejt i paligjshëm. Do të konsultohem me kolegët për hapat” tha ai. Alibeaj vendosi të përjashtojë nga grupi Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin dhe Agron Shehaj. Përjashtimi erdhi…

Read More

Sipas një sondazhi të ri nga Këshilli Atlantik, gati gjysma e ekspertëve kryesorë të politikës së jashtme mendojnë se Rusia do të bëhet një shtet i dështuar ose do të shpërbëhet deri në vitin 2033. Një sondazh me 167 analistë, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre se si mund të duken gjeopolitika, lëvizjet sociale dhe politike dhe fusha të tjera në 10 vjet, tregoi se Rusia është në rrezik të mos mbijetojë në gjendjen e saj aktuale. Sondazhi tregoi se 40 për qind e analistëve, parashikojnë se Rusia do të bëhet një shtet i dështuar në 10 vitet e ardhshme,…

Read More

Partia Demokratike ka përjashtuar zyrtarisht nga grupi parlamentar deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Njoftimi: Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por shtoi se “duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më anormale”. “… pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, tha ai të martën pas përfundimit të takimit që ka mbajtur me kryetarët e komunave. Kur u pyet për planin franko-gjerman, ai ripërsëriti qëndrimin e tij se Kosova e ka konsideruar këtë plan si “bazë të mirë për…

Read More