“Shqipëria i detyrohet një falje Britanisë së Madhe për rolin shkatërrues që po luan në krizën e emigrantëve në Kanal”, tha një deputet britanik. Tim Loughton, deputet konservator për East Worthing dhe Shoreham, tha për “The National” se fluksi i njerëzve nga kombi ballkanik e ka “mbytur sistemin” qartë dhe ai bëri thirrje për një qasje më të ashpër nga administrata e kryeministrit Rishi Sunak. Numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla është rritur me më shumë se 1400 për qind nga viti në vit, pavarësisht se kombi evropian konsiderohet një vend i sigurt.
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto të komplekseve të pallatave për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe ata që protestonin tek lagjia “5 Maji”. “MIRËMËNGJES dhe me shpresën se do t’ju kujtohen ende “viktimat” e lagjes 5 Maji tek dera e parlamentit, ku po merr sot formë dita-ditës kjo vepër dinjitoze urbane e arkitektonike, e ku do të vazhdojë strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe ata që protestonin për motive politike, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Dashi Do të kërkoni risi në historinë tuaj të dashurisë apo, ndoshta, edhe diçka transgresive. Në punë gjithçka po ecën me shpejtësi, mund të keni marrë tashmë propozime të rëndësishme. Demi Asesi nuk do jeni në formë dhe kjo ndikon edhe në jetën tuaj të dashurisë. Jeni duke jetuar në një periudhë pasigurie të thellë. Kjo gjendje pakënaqësie ka pasoja edhe në aspektin e punës, doni të bëni ndryshime. Binjakët Prej disa kohësh po kaloni një periudhë konfuzioni, dëshironi të rregulloni jetën tuaj të dashurisë. Nga pikëpamja profesionale, megjithatë, mundësitë e mira janë në ajër. Mund të mbyllni një marrëveshje…
Këtë të mërkurë, moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore, ndërsa në zonat malore do te këtë vranësira reshje shiu dhe borë. Temperaturat minimale do të luhaten -0-5 gradë, temperaturat maksimale do te jenë me rënie 4 -6°C në veri, 11-14°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Luiz Ejlli, i cili trazoi gjithë Shqipërinë me deklaratën e tij se ka tumor gëzon shëndet të plotë, dhe këtë e ka konfirmuar mjekja në spitalin Shefqet Ndroqi. “Luizi është paraqitur më gëlbazë me gjak, 3 episode. Ekzaminimet e tregojnë normale. Pas skanerit, nuk rezultojnë probleme edhe KG normale.Tani i rekomandohen vetëm antibiotikë”, u shpreh mjekja. Arbri: E para shyqyr ska gjë, e frikshme dy, dhe e treta e turpshme. Si manipuloi një Shqipëri të tërë! Hera e parë që një njeri e tillë manipulon një situatë kështu. Zhaklina: E pa besueshme që shantazhoi emocionalisht një Shqipëri të tërë. Lërë…
Kristjan Asllani, do e nisë titullar ndeshjen e Interit në Kupën e Italisë ndaj Parmës. Pak minuta para ndeshjes, që starton në orën 21:00, trajneri Inzaghi ka zbuluar titullarët, ku menjëherë bie në sy prezenca e Asllanit. Mesfushori shqiptar ka pasur shumë pak hapësira te Interi këtë sezon, por kjo është një mundësi e mirë për të treguar potencialin e tij. Formacionet zyrtare: INTER (3-5-2): Onana; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Gagliardini, Asllani, Mkhitaryan, Gosens; Lautaro, Correa. PARMA (4-2-3-1): Buffon; Coulibaly, Romagnoli, Valenti, Oosterëolle; Bernabè, Sohm; Man, Vazquez, Bendyczak; Inglese. Share Comments0 Comments:Your nameSubjectComment *
Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili ka folur për shtatëzanitë tek brezi i ri dhe se kur është sipas tij mosha ideale që vajzat të bëhen nëna. Mjeku tha se mosha ideale për shtatëzani tek vajzat është nga 19-28 vjeç, ndërsa për moshat nga 30 vjeç e lart, mjeku i cilësoi si “plaka”. Sipas tij, një familje duhet të ketë në përbërjen e saj deri në tre fëmijë. “Ne na mungon informacioni. Ne duhet që në të gjitha spitalet dhe qenrat shëndetësore të ketë formator, njerëz të trajnuar për problemet shëndetësore. Ata janë njerëz të rinj, të cilët janë trajnuar shumë mirë…
Është publikuar video e 36-vjeçarit nga Lezha, Antonio Leka, para se të binte në prangat e policisë. Mesditën e së hënës, ai ndodhej në një servis makinash, ndërsa mbante edhe një kallashnikov. Në video duket momenti kur ai diskuton me personat që ndodheshin në servis, ndërsa bën lëvizje të shpeshta duke mbajtur edhe kallashnikovin. Në trup, mban të veshur edhe një antiplumb ushtarak.
Dea Mishel ka folur me vajzat gjatë një bisede në oborr për ish të dashurin e saj, me të cilin u nda pak kohë më parë. Ajo rrëfeu se ai kishte filluar të bëhej shumë pesimist saqë ajo kishte kaluar në gjendje depresive. “Ai njeriu që më mbështeste dhe më llastonte për çdo gjë, u bë njeriu që më priste krahët dhe ëndrrat. Më thoshte jo po këto që thua ti s’bëjnë, duhet të gjesh një punë në zyrë, ishte pesimist komplet. Mbase e kishte nga frika që do më humbte. Unë kam dhe një gjë, që kur më thotë…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në panelin elektrik të një pallati të rindërtuar pas tërmetit në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”. Zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik në banorët të cilët kanë dalë menjëherë te apartamentet e tyre. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme të tjera përveç dëmtimit të sistemit elektrik pasi banorët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit të cilët kanë ndërhyrë duke shuar flakët.
Qeveria e Francës ka propozuar rritjen e moshës ligjore të pensionit nga 62 në 64 deri në vitin 2030 në një reformë të madhe në sistemin e pensioneve. Kryeministrja Elisabeth Borne tha se ndryshimet ishin të nevojshme për të parandaluar një deficit të madh në sistem në të ardhmen.about:blank Reformimi i pensioneve ishte një nga premtimet kryesore të Presidentit Emmanuel Macron kur ai u zgjodh për herë të parë në 2017. Por detajet nxitën menjëherë një përgjigje të zemëruar nga sindikatat.
Për të pasur flokë të shëndetshëm nuk mjafton vetëm ushqimi i mirë dhe stili i shëndetshëm i jetesës, por edhe pasja e një rutine kujdesi: 1. Zgjedhja e shampoos së gabuar2. Larja e flokëve shumë shpesh ose shumë rrallë! (1 herë në 2 ditë është optimale)3. Harroni se flokët duhen ushqyer me balsam apo vajra të ndryshëm4. Temperature e gabuar e ujit5. I thani flokët me peshqirin që mbani në kokë. Alternativa më e mirë është tharja natyrale 6. Krehja e ashpër7. Përdorimi i vazhdueshëm i stiluesve si masha apo pjastra8. Përdorimi i gabuar e i shpeshtë i tharëses9. Dieta…