Si kurrë më parë, Princ Harry është në qendër të vëmendjes si në mediat kudo në botë, dhe në rrjete sociale. Pak ditë më parë u bë bujë e madhe lajmi se ai ka vrarë 25 luftëtarë talebanë. Tani princi ka habitur, pasi në librin këtë lajm e quan se është një gënjeshtër e rrezikshme. Pas kritikave dhe reagimeve të shumta për “Spare”, princ Harry tha në një intervistë për televizionin amerikan se fjalët e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit nga shtypi britanik dhe se kjo gjë po vë në rrezik familjen e tij. “Pa dyshim, gënjeshtra më e rrezikshme…
Author: tirana
Vijon përçarja e PD-së. Petrit Doda, që zëvendësoi Alfred Rushajn në Kuvend, do të regjistrohet si deputet i Pavarur dhe jo si deputet i grupit parlamentar të PD-së. Mësohet se vendimin e ka marrë pasi është konsultuar me figura të ndryshme të PD-së dhe të politikës. “Vendimin ia kam komunikuar edhe dy grupeve në PD, thotë sepse është momenti që të dyja palët të reflektojnë për bashkimin e demokratëve”.
“Anonymous” dhe grupe të tjera të hakerëve, vijojnë me sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të qeverisë serbe. Sipas një njoftimi në Twitter, sulmet janë duke u bërë në “shkallë të plotë” si pjesë e fushatës #OpSerbia. Më shumë se 40 web-faqe serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, këtë të mërkurë solli në vëmendje 11 janarin e vitit 1946, datë kur Shqipëria u shpall Republikë. Pas daljes së vendit nga Lufta e Dytë Botërore në nëntor 1944, Shqipëria ishte ende mbretëri demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme. Për të sjellë ndryshimin e regjimit të qeverisjes, u organizuan zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, në të cilat u zgjodh fitues Fronti Demokratik (ish-Fronti Nacional-Çlirimtar), organizata politike e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Pas mbledhjes së Presidiumit të Kuvendit Popullor, Asambleja Kushtetuese shpalli Shqipërinë Republikë Popullore. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell vendimin e Asamblesë Kryesuese që e…
Mbrëmë në “Big Brother Albania Vip 2”, si kurrë më parë u shkaktua një debat i madh në lidhje me një rrëfim të banorit Luiz Ejlli, që në publik u përjetua siç ai është i sëmurë me kancer, por pas disa analizave të çuditshme po mbrëmë në spital, ai doli me shëndet të plotë. Ndërkohë nga ajo që thotë Luizi, duket se akuzon produksionin që i ka prerë rrëfimin në klipin e transmetuar, pasi biseda sipas tij nuk mbaron aty. “E para që më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje, e dyta ma bënë gjyqin pa marrë…
Emigrantë të paligjshëm duan të kalojnë edhe në Shqipëri, dhe më pas të ikin drejt vende të BE-së. Amarido Pekmezi është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi me një mjet tip furgon, 24-vjeçari ishte duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, me qëllim që t’i siguronte kalimin e pa rregullt të kufirit. Teksa i riu ishte duke lëvizur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, atij iu bë shenjë nga efektivët që të ndalonte pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. 24-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve…
Dermatologia Erjona Shehu, tregon disa nga korrigjimet që klientët e saj i kërkojnë të bëjnë në portretin e tyre. Ajo tha se shumë zonja ose zonjusha që punojnë në fushën e marrëdhënieve me publikun, i kërkojnë ndërhyrje në pjesën midis vetullave për të pasur një portret sa më të relaksuar dhe mos të duken të zemëruara. “Më ndodh shumë shpesh që zonja, zonjusha që punojnë në marrëdhënie me publikun më kërkojnë të bëjnë korrigjime në portretin e tyre, pikërisht në këtë pjesën midis vetullave, e cila shpreh zemërim. Kërkojnë që të duken sa më të relaksuara në kontaktin me klientët…
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, do të vizitojë Kosovën më 11 janar, në mes të përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Chollet do të qëndrojë më 11 janar edhe në Shkup, ndërkaq një ditë më pas do të vizitojë edhe Serbinë. Në Prishtinë, Chollet fillimisht do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 13:30, ndërkaq një orë më pas është parashikuar takimi me kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit të DASH ai do të bisedojë me krerët në Kosovë dhe të Serbisë…
Mëngjesin e sotëm në Paris ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku raportohet se disa persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në stacionin qendror hekurudhor. Policia hapi zjarr ndaj një “personi të rrezikshëm” që plagosi udhëtarët në një nga stacionet kryesore hekurudhore të Parisit, Gare du Nord, të mërkurën. Shërbimet e urgjencës kanë ndërhyrë, ndërsa është vendosur një perimetër sigurie, por stacioni vazhdon të funksionojë normalisht. Sipas policisë, agresori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se sa persona janë lënduar nga ky sulm.
Në prangat e Policisë së Tiranës kanë rënë dy vajza, pasi shpërdoruan një qendër masazhi për të ushtruar prostitucionin. “Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. Njoftimi i plotë Tiranë/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i shfrytëzimit të qendrave të masazheve, për ushtrim të prostitucionit. Vihen në pranga 2 shtetase, si dhe shpallet në kërkim administratori i kësaj qendre masazhesh. Sekuestrohet një shumë parash, e…
Padyshim që kryefjala e mbrëmjes së kaluar në “Big Brother Albania Vip 2”, ishte “sëmundja” e një prej banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip, Luiz Ejlli. “Nuk është historia ime, por e shokut tim”, kjo ishte deklarata e këngëtarit e cila la pa fjalë banorët dhe të gjithë shqiptarët në shtëpitë e tyre. Më pas ai tha se gjatë këtyre ditëve ka patur disa simptoma dhe frika e shtyu të mendonte se mos ndoshta vallë dhe ai kishte diçka si shoku i tij. Prandaj, menjëherë Luizi u nis drejt spitalit për të kryer analizat, të cilat dolën brenda pak…
“Nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore. Kjo nuk është një trilogji”,-tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një videomesazh gjatë ceremonisë së Golden Globe. Teksa tha se lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar ende, por batica sipas presidentit po kthehet dhe tashmë është e qartë se kush do të fitojë. “Ka ende beteja dhe lot për t’u përballur, por tani unë mund t’ju them se kush ishte më i miri në vitin e kaluar: ju nga bota e lirë, që u bashkuat në mbështetje të popullit të lirë të Ukrainës”.