Author: tirana

Pritjes i ka ardhur fundi dhe tashmë Chelsea ka bërë gjithçka zyrtare. Joao Felix është lojtari më i ri i Chelseat. Ai ka mbërritur në Londër nga Atletico Madrid në formën e huazimit. Portugezi do të jetë në radhët e Potter deri në fund të sezonit, pasi kështu thuhet në kontratë. Chelsea do t’i paguajë pagën yllit portugez, dhe gjithashtu shifrat që anglezët paguan tek Atletico Madrid është rreth 11 milionë euro. Në fakt, gjithçka ishte pothuajse e kryer, por palët po prisnin rinovimin e kontratës së Felix me klubin spanjoll, në mënyrë që të aprovohej më pas edhe huazimi…

Read More

Janë bllokuar në pistë të gjithë avionët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një keqfunksionim i një sistemi lajmërues për pilotët, i përdorur nga Administrata Federale e Aviacionit – FAA  shkaktoi bllokimin e të gjitha fluturimeve, me pasoja të shumta për transportit ajror në botë. Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane që e cilësuan situatën të paprecedentë. Në një deklaratë për media, FAA pranoi se kishte një problem në sistemin e lajmërimit për iteneraret ajrore, e njohur ndryshe si Notam. Ky sistem përmban informacione shumë të rëndësishme për ata që merren me operacionet e fluturimeve. Sipas deklaratës teknikët vepruan menjëherë…

Read More

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së edhe deputetët Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këllici dhe Agron Shehajn, pasi kjo lidhet me protestën e dhunshme të 8 janar 2022 në selinë blu. Tritan Shehu thotë se vendimi i Alibeajt shënoi vdekjen e tij politike. Për të PD=ja është solide dhe ka përpara beteja politike ku më e rëndësishmja është data 14 Maj e zgjedhjeve lokale. “PD është solide, e bashkuar kudo. Pastaj se çfarë bëjnë individë të veçantë ajo është çështje e tyre, më mirë të shkojmë bashkë para, kemi beteja politike. Ka një problem me grupin parlamentar,…

Read More

Superkupa e Italisë që do të luhet në Arabinë Saudite me përballjen mes Milanit dhe Interit do të sjellë risi në futboll italian. Serie A do të prezantojë për herë të parë sistemin gjysmë automatik offside. Për këtë vendim ka folur dhe Administratori i Serie A, Luigi De Siervo. “Është një ditë e rëndësishme, ne ishim liga e parë në botë që kishim teknologjinë e vijës së portës”, u shpreh De Siervo. Radha do të jetë e Serie A që do të përdorë këtë sistem duke filluar nga data 27 janar. Sistemi gjysmë automatik offside u përdor dhe nga FIFA…

Read More

“Kuvendi ka cenuar të drejtën e emigrantëve për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, duke miratuar amendamente në Kodin Zgjedhor që krijojnë te qytetarët iluzionin se gëzojnë një të drejtë, por që në fakt nuk ekziston”,-është argumenti i zbardhur nga Gjykata Kushtetuese, sa i përket votimit nga jashtë vendit. “E drejta kushtetuese e votës së kësaj kategorie për shkak të boshllëkut ligjor ka mbetur thjesht një parashikim deklarativ, i pazbatueshëm efektivisht në praktikë, duke mbetur në thelbin e saj iluzive”. Në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor në vitin 2020 u sanksionua për herë të parë e…

Read More

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dyshohet se me ndërmjetësimin e firmës “WSCHB&L.PLANET DOO” në Preshevë po e mundëson punësimin e të rinjve të Preshevës në kompaninë e dhëndrit të tij, “Worklink Construktion GmbH” në Gjermani, duke e ndihmuar kështu shpopullimin e Preshevës nga shqiptarët. KosovaNews raporton se kompania e biznesit “WSCH B&L.PLANET DOO” me bazë kryesore në Preshevë, me pronar Lavdrim Nuhiu, e që ka seli edhe në Mannheim të Gjermanisë, është bashkëpunëtor i Shqiprim Arifit. Ndërkaq, kompania “Worklink Construktion GmbH”, po ashtu në Mannheim të Gjermanisë, është e regjistruar në emër të Berat Jusufit, që është burri…

Read More

16 persona u arrestuan në Shkodër më 12 Tetor 2022 gjatë një operacioni anti-drogë të koduar “Qarku”. Aksioni policor u zhvillua në lagjen “Bleran” të fshatit Bardhaj në Rrethina Shkodër. Në mesin e të arrestuarve ishin 10 gra punëtore dhe 6 familjarë. Sipas Prokurorisë dhe Policisë së Shkodrës, indicia për të organizuar operacionin u mor nga një telefonatë anonime ku pretendohej se në shtëpinë e Pjetër Gjonit 31 vjeç kishte drogë dhe armë. 10 gratë punëtore për përpunimin e kanabisit që u arrestuan në banesën e Pjetër Gjonit, nuk ishin banore të Shkodrës, por jetonin në Tiranë, Kamzë dhe Fushë…

Read More

Çfarë është bërë me Ervis Martinajn? Për personazhin më të bujshëm, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se policia nuk ka një shkop magjik për të zgjidhur ngjarjet kriminale, aq më tepër në rastin e këtij personazhi. Ministri në konferencën për punë e 2022 dhe objektivat e 2023, tha se policia vazhdon të punojë për zbardhjen e ngjarjes, por se një përgjigje konkrete do të ketë vetëm kur të një provë të fortë dhe jo thashetheme. “Padiskutim që ka pasur një vëmendje të posaçme për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është ngritur rreth fatit të tij. Policia ka bërë…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë konferencës për analizën e punës për vitin 2022 dhe planin për 2023, u pyet në lidhje edhe me mbipopullimin në burgjet e vendit dhe masat që po merren. Ai tha se është e vërtetë që në sistemin e burgjeve numri i të paraburgosurve tejkalon numrin e të dënuarve dhe sa i përket paraburgimit në kemi një mbipopullim. “Sistemi i drejtësisë do duhet t’i parashohë të gjitha masat. Por kjo është pjesë e përgjegjësisë së sistemit të drejtësisë. Me fillimin e punës shpresojmë të ecin proceset gjyqësore dhe ne të lirohemi nga kjo ngarkesë”,-tha Manja.…

Read More

Zamira Durda humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit, dhe thotë se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka qenë ai që ka firmosur një urdhër për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontoheshin në Gërdec. Për të ajo fabrikë nuk mund të demontonte armë të rënda por urdhri i Mediut i solli aty. “SPAK ta hetojë ashtu siç duhet. Ai ka pasur një urdhër të firmosur për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontohen. Ajo fabrike nuk ka pasur mundësi të demontojë kalibra të mëdhenj”,-tha Durda. Durda tha se drejtuesi i ri i SPAK e njeh shumë mirë dosjen e Gërdecit,…

Read More

Prej disa ditësh i sëmurë me grip, duket se gjendja shëndetësore e Sali Berisha është përmirësuar, pasi kreu i PD-së ka mbërritur sot në selinë blu. Kjo është dalja e parë e Berishës për vitin e ri. Ish-kryeministri Sali Berisha mungoi në takimin për të kujtuar 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike.

Read More