Author: tirana

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, përkrah ministrit të Punëve të Brendshme, tha se një nga arritjet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë përgjatë 2022 është miratimi i Hartës së re Gjyqësore, ndërsa prioritet sipas tij mbetet zbatimi i mëtejshëm i saj gjatë këtij viti ku sapo kemi hyrë. Një tjetër çështje me rëndësi sipas Manjës është edhe procesi i Vettingut dhe përmbyllja e tij me sukses. Po ashtu, Manja përmendi edhe rritjen e kuotave të kandidatëve për në Shkollën e Magjistraturës. Prioritet tjetër i rëndësisshëm për vitin 2023, sipas ministrit Manja, është edhe lehtësimi i stokut të dosjeve në Gjykatën e…

Read More

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së edhe deputetët Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këllici dhe Agron Shehajn, pasi kjo lidhet me protestën e dhunshme të 8 janar 2022 në selinë blu. Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, deputeti Ferdinand Xhaferaj tha se nuk ka firmosur për përjashtimin e kolegëve të tij nga grupi. “Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. Ka kolegë të tjerë që merren brenda opozitës. Unë si deputet i Grupit parlamentar u shpreha qartë për produktin e këtij vendimi. 4 deputetë janë të respektuar. Kjo tregon për maskaradën e vendimit…

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë prezantimit të punës së Policisë së Shtetit përgjatë 2022, tha ndër të tjera se janë konfiskuar 24 mln euro asete kriminale. “Asete kriminale të konfiskuara sipas ligjit Antimafia, dhe nuk po marr këtu OFL, kemi 747 mijë euro në 2012 me pak a shumë 24 mln euro në 2022. Pra janë në dispozicion të shtetit shqiptar këto asete. Koha e reagimit të policisë, në 2016, ka qenë 25 minuta në 2022 15 minuta, objektivi është që ta çojmë në 13 minuta. Ndryshimi si nata me ditën edhe në perceptimin e publikut për punën e…

Read More

Gjatë prezantimit të arritjeve për vitin 2022 dhe objektivave për vitin 2023, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Policia Kriminale do të ketë tashmë drejtori të veçanta që do të merren me narkotikët, me krimet e organizuara dhe krimet e rënda. “Kemi krijuar një drejtori të veçantë që do të merret me narkotikët, një drejtori të veçantë që do merret me krimet e organizuara dhe padiskutim me një strukturë të veçantë me krimet e rënda. Ky ristrukturim besoj që do të japë një shtysë shumë të madhe dhe shumë shpejt do të shohim edhe frytet e mënyrës së organizimit…

Read More

Kristjan Asllani u shpall “Lojtari i Ndeshjes” për Interin mbrëmjen e djeshme në suksesin 2-1 pas kohës shtesë në Kupën e Italisë ndaj Parmës. Lojtari shqiptar shkëlqeu në mesfushën e zikaltërve, duke mbajtur gjithmonë lojën nën kontroll, teksa aksionet e dy golave të triumfit të skuadrës nisën pikërisht nga këmbët e tij. Shifrat e Asllanit përballë Parmës ishin mbresëlënëse. Talenti kuqezi e preku topin 141 herë, duke dhënë 96 për qind të pasimeve të sakta. Ai fitoi 4 nga 5 duelet ku u përfshi në mesfushë, teksa ishte vendimtar në suksesin e Interit.

Read More

Një deklaratë e bërë mbrëmjen e djeshme nga Dea Mishel ka bërë që rrjeti t’i kthehet kundër. “Nuk mund të jetoj me dikë që mund të jetë duke Teksa në prime po diskutohej sëmundja e Luizit, ajo u shpreh: Nëse është vërtetë sëmurë duhet ta dimë sepse unë personalisht nuk mund të jetoj përditë me dikë që mund të jetë duke vdekur dita ditës. Pikërisht kjo deklaratë e saj ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjet dhe Dea po kryqëzohet në rrjet me komente nga më të ndryshmet. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP…

Read More

Sulmet e shumta kibernetike iraniane në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, ka bërë që Qeveria të rrisë në mënyrë të ndjeshme investimet për mbrojtjen në internet. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dha disa detaje sot në konferencë për mediat. “Ne kemi bërë të mundur që në vitin 2023 të kemi 7.6 herë investimet në fushën e teknologjike për policinë e shtetit. Vetëm nga burimet e policisë së shtetit, pa përfshirë financimet që pritet dhe na janë premtuar nga partnerët tanë. Që do të jenë kryesisht për fushën kibernetike. Ne po punojmë për ngritjen e një agjencie kombëtare për…

Read More

Gropa gjigante janë hapur në Kaliforni si pasojë e motit të keq dhe stuhive të fuqishme, që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë. Për pasojë, shumë automjete janë “gëlltitur” mes baltës, ndërsa deri më tani raportohet për të paktën 17 viktima. Dy shoferë mbetën të bllokuar brenda automjeteve të tyre, ndërsa u desh ndërhyrja e autoriteteve për t’i nxjerrë ata shëndoshë e mirë prej andej. Stuhitë e njëpasnjëshme kanë shkaktuar kërdinë në shtetin amerikan që nga 26 dhjetori me përmbytje, ku u prekën miliona persona, ndërsa më shumë se 200 mijë shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike.

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, po bën një analizë të punës së Policisë së Shtetit gjatë vitit 2022, si dhe po flet për sfidat dhe objektivat për vitin 2023. Çuçi tha se Policia Kriminale do të riorganizohet brenda vetes së saj. “Gjatë vitit 2022, unë jam shumë i kënaqur që ne kemi bërë atë ristrukturim dhe të ndajmë punën e policisë kriminale nga krimet e lehta, duke u fokusuar gjithnjë e më tepër te krimi i organizuar, vrasjet, lufta ndaj trafikut të drogës. Policia Kriminale, duke filluar nga ky vit do të riorganizohet brenda vetes së saj dhe do të…

Read More

Prej disa javësh, moderatorja Kiara Tito është pjesë e reality-shoë “Big Brother VIP”. Ajo aktualisht është një ndër personazhet më të komentuar, kjo edhe për shkak të raportit që ka krijuar me këngëtarin Luiz Ejlli. Autorja e “Doktor Plastik”, Elda Laze, teksa ka zbuluar surprizat e sezonit të ri, ka folur edhe për lojën e Kiarës. Ajo ka bërë të ditur se e ka mikeshë prej 5 vitesh dhe është njeri shumë pozitiv.  Sipas Eldës, moderatorja do të ishte më mirë pa Luizin. “Kiara është e vërtetë aty, por duke qenë një njëri i mirë dhe shumë pozitiv, është akomoduese…

Read More

Qarku i Kukësit është “zbardhur”, ndërsa bora ka shkuar deri në 5 centimetra, ndërsa deri më tani raportohet se nuk ka asnjë problem në rrugë, apo furnizimin me energji elektrike. Ndërkohë që puna për kriposjen e akseve rrugore vijon. Njoftimi Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:40 datë 11.01.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje të dobëta shiu dhe në lartësinë mbi 900 m reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 5 cm. Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore…

Read More

22 vjeçarja keniane Joyce Achieng Aoko, më datë 14 gusht 2022 u gjet pa ndjenja, me shenja të dukshme dhune, poshtë ballkonit të dhomës ku jetonte në Tiranë. Ndaj dhe përfaqësues të Ambasadës së Kenias në Romë janë paraqitur në komisariatin nr1 për të marrë informacion në lidhje me hetimet për dhunimin e 22-vjeçares. Përfaqësuesit janë në takim me shefin e komisariatit për të mësuar detaje dhe nëse janë mbrojtur pozitat e shtetases së tyre. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino. Pas hetimeve të kryera që prej gushtit, Prokuroria e Tiranës e cila e ka…

Read More