Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Kurbinit për vepra të ndryshme penale. Gjatë operacioneve janë sekuestrua 1 armë zjarri tip pistoletë dhe 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Të arrestuarit janë shtetasit, Genti Suti, 44 vjeç të cilit i është gjeturt një pistoletë, Altin Mihana 37-vjeç dhe Alket Lika 49 vjeç që kishin përshtat lakolin për lojëra fati, Dritan Peka, 34 vjeç, i shpallur në kërkim, Jetlir Markaj 34-vjeç, është kapur me motor pa leje e më bluzë me mbishkrimin policia.
Author: tirana
Ka marrë një kthesë të papritur kërkesa e Rusisë për të ekstraduar të arrestuarën në Shqipëri nën dyshimin për spiunazh Svetlana Valerevna Timoveva. Një burim nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se Timoveva, kur është njohur me kërkesën e ekstradimit ka refuzuar të pranojë me dëshirë kthimin në vendin e saj. Top Channel ka parë deklaratën e saj ku ajo thotë. Svetlana Valerevna Timoveva: Nuk dua, nuk dëshiroj të ekstradohem për në Rusi, pasi Rusia më kërkon në bazë të vendimit te tij gjyqësor, por unë rrezikoj që t’i…
Vrasja e Edmond Papa alias Hoxhaj e kryer në “Selitë” të Tiranës, mund të parandalohej nëse Policia e kryeqytetit, do kishte marë masa për ta mbajtur në monitorim 49-vjeçarin nga Kurjani i Fierit. Emri i Papajt, ka dalë në dosjen hetimore të vrasjes me tritol të Aleksandër Sadikaj, si një rrethanë e treguar nga babai i këtij të fundit, shtetasi Fatmir Sadikaj. Elton Qyno ka mësuar përmes burimeve të Policisë së Tiranës, se gjatë marrjes në pyetje në polici, Fatmir Sadikaj, ka treguar se djali i tij Aleksandri i vrarë me tritol në qershor 2022, ka pasur konflikte të vazhdueshme,…
Ruajtja e një sasie të caktuar të hemoglobinës është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë. Ndihmon në funksionimin e duhur të trupit tonë, organeve, rrit energjinë, proceset gastrointestinale, shëndetin e trurit dhe sistemin imunitar dhe gjithashtu rregullon temperaturën e trupit. Më poshtë janë 5 pije të shëndetshme që mund të rrisin nivelet e hemoglobinës. Lëngu i Spinaqit dhe Nenexhikut Ky lëng është një burim i mirë i hekurit dhe lëndëve të tjera ushqyese të ndryshme si vitaminat A dhe C. Lëng i kumbullave Kumbullat e thata, ky frut është një burim i shkëlqyer energjie. Sipas hulumtimit, rreth gjysma e filxhanit…
Pyetja e ditës në Shqipëri duket se është kthyer “Është apo jo i sëmurë Luizi?”. Në rrjet po qarkullojnë hipoteza nga më të ndryshmet e mes tyre kanë reaguar edhe shumë personazhe publik.Së fundi, Genta Gjalpi, ose e njohur nryshe si Genta e Big Brother është shprehur se Luizi është i sëmurë dhe këtë e di nga burime më të sigurta. “Luizi është i sëmurë dhe unë e di nga burime shumë të sigurta. Ma kanë thënë para, por nuk e besoja. E besoj që është i sëmurë. Por ishte gabim mënyra si e bëri, por është i sëmurë”, shprehet…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. M., 34 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj. Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.
Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit duket se janë në rritje. Së fundmi autoritetet në Kinë kanë bërë një tjetër paralajmërim drejtuar vendeve që kanë shprehur hapur mbështetjen për ishullin dhe pavarësinë e tij. Kina u bën thirrje vendeve që kanë shprehur mbështetjen për ishullin që të mos komunikojnë me autoritetet në Taipei dhe të ndalojë së dërguari sinjale të pavarësisë. “Ne u bëjmë thirrje atyre që të ndalojnë së luajturi me zjarrin për çështjen e Tajvanit”, tha Ma Xiaoguang, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Kinës, në një konferencë të për shtyp. Ndër të tjera ai shtoi se…
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj Rovena Voda, ish-zv.ministres së Brendshme, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dënimin me 10 muaj burg. “Deklarimin fajtor të të pandehurës R.V, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2, të Kodit Penal, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe dënimin e saj l(një) vit e 3( tre) muaj burgim. Në bazë të nenit 406 pika 1,…
Harry Styles dhe Dua Lipa janë shpallur ‘muzikantët më punëtorë’ të Britanisë në vitin 2022. Ikonat e pop-it, të dyja, kanë ndarë vendin nr.1 në një tabelë të muzikantëve më të zellshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtari “As It Was”, 28 vjeç, dhe këngëtarja “Levitating”, 27 vjeçe, kryen nga 71 shfaqje secili në vitin 2022. Styles dhe Lipa ishin vetëm disa koncerte përpara muzikantit veteran Sir Elton John, 75 vjeç, i cili performoi 65 herë në turneun e tij Farewell Yellow Brick Road dhe mori vendin nr.3. Ed Sheeran doli në vendin e katërt me 63 shfaqje, ndërsa ish shoku i grupit…
Kreu i PD Sali Berisha në një reagim në Tik Tok ka folur lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Berisha shprehet se pas ndërprerjes së shkurtër për shkak të gripit, ka besim se ky vit do të jetë plot shpresë dhe se do të realizohet të gjitha projektet në interes të vendit. Gjithashtu Berisha ka folur për shumën e grabitur në banesën e ish-këshilltares në Kryeministri Alda Klosi, duke theksuar se ky rast është heqja e kapakut të një pusete, ku vërshoi në të katërta anët llumi qeveritar. Reagimi: Nis me kënaqësi sot komunikimin direkt me ju, pas një ndërprerje…
Afati i parë zgjedhor që hyn në fuqi është ndalimi i aktiviteteve të qeverisë me qëllim propagandën. Të gjitha institucionet si ato qendrore, lokale, agjencitë dhe ndërmarrjet shtetërore pas 48 orësh janë të detyruara t’i bëjnë me dije Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmbajtjen e aktiviteteve që do të zhvillojnë nga 13 janari deri në 14 majin e zgjedhjeve vendore. Gjatë periudhës katër mujore, shton Vizion Plus, qeveria është e ndaluar të rrisë paga, pensione, të ulë taksa, të bëjë amnisti fiskale, të shpërndajë certifikata pronësie apo të ndërmarrë investime, koncesione, partneritet publik privat të paparashikuara në buxhet. Vendoret e 14…
Bernard Arnault i besoi vajzës së tij Delphine drejtimin e markës së dytë më të madhe të gjigantit LVHM, Dior. Vajza e madhe e njeriut më të pasur në botë është zgjedhur për të drejtuar markën luksoze me vlerë 382 miliardë euro, si pjesë e një plani ristrukturimi dhe ndryshimesh menaxheriale. Emërimi i saj vjen një muaj pasi vëllai i saj Antoine u bë shefi ekzekutiv i Christian Dior SE. Arnaud, 73 vjeç, është shefi ekzekutiv, kryetar dhe aksioner i shumicës së grupit, i cili zotëron një numër biznesesh të profilit të lartë duke përfshirë Louis Vuitton, Tiffany, Givenchy, Kering…