Author: tirana

Reja e ka mbyllur aventurën e tij me Shqipërinë. Trajneri italian i la stafetën Sylvinhos pas disa vitesh në drejtimin e Kombëtares. Por si nisi gjithçka? Reja u gjend në Shqipëri për të parë ndeshjen kundër Turqisë, teksa në atë kohë drejtoheshim nga Panuci. Në një intervistë të gjatë për “Top Channel”, Reja është treguar i sinqertë dhe shprehet se “u tmerrua” nga paraqitja e Shqipërisë. “Kur kam ardhur herën e parë që pash ndeshjen Shqipëri-Turqi vura duart në kokë, erdha për të parë ekipin dhe për pak u tërhoqa thash me vete ca dua unë këtu, nuk paska asgjë…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani tha në një intervistë se nuk e harronte Ervin Salianjin me shkop në dorë kundër demokratëve. Ndërsa po fliste rreth qëndrimit të tij pro ose kundër Salianjit në grupin parlamentar, Ristani u shpreh se do të ishte pro një figure që shfaqet me gjithë personalitetin dhe cilësitë e duhura siç e meriton një grup parlamentar i Partisë Demokratike. “Mua nuk më hiqet nga mendja roli në ngjarjet e janarit të vitit të kaluar sidomos shkopi në dorë kundër demokratëve,” – sqaroi Ristani.

Read More

Pas takimit me drejtuesit e PS në Fier, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla u pyet sot nga gazetarët për grabitjen e kryer në apartamentin e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi. Në përgjigjen e tij, Balla theksoi se çështja i takon drejtësisë dhe se hetimet vijojnë. “Kur para 5 apo 6 viteve ne flisnim për drejtësinë e re që po lindte mbi gërmadhat e drejtësisë së vjetër mediat i shihnin me dyshim këto deklarata, por mendoj që kemi ardhur në një fazë të re të drejtësisë. Fakti që drejtësia po funksionon është lajm i mirë dhe llumi duhet pastruar. Tashmë…

Read More

Mes të arrestuarve në Ministrinë e Financave sot ishte dhe Arlind Gjokuta i cili mbante postin e Sekretarit të përgjithshëm në këtë institucion. Sipas faqes së kësaj ministrie, thuhet se Arlind Gjokuta, ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai ka kryer studimet për Administrim Biznesi në Universitetin “Bocconi” në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku në Universitetin “Bicocca” në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016. Gjokuta e ka nisur karrierën në sektorin publik si ekspert i…

Read More

Situata e djeshme me Luiz Ejllin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” i ka ndarë njerëzit në dy grupe, ata që besojnë që historia e treguar dje nga këngëtari ka të vërteta të trishta që ai nuk është gati t’i bëjë publike, dhe skeptikët që mendojnë se ai gënjeu për lojë. Nga reagimet e njerëzve në rrjet mund të thuhet me bindje që grupi i parë, ata që mbështesin Luizin është dominant. Pavarësisht se shumica e banorëve brenda në shtëpi i mbajnë qëndrim dhe po e sulmojnë, jashtë, pjesa më e madhe e njerëzve e simpatizojnë dhe duan që ai…

Read More

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni janë arrestuar ditën e sotme, pasi kanë shpërdoruar detyrën sipas një hetimit të hapur ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër. Shuma prej 480 milionë lekë që iu kalua shtetasit Thana nga hetimet e deri tanishme të prokurorit Ndini Tavani vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit. I dyshuari Thana dyshohet se u ndihmua për mashtrimin nga zyrtarë por edhe përmbarues edhe ata nën hetim. Sekretari i Përgjithshëm…

Read More

Një shpërthim ka ndodhur pranë ndërtesës së Ministrisë së Jashtme afgane në Kabul të Afganistanit. Për pasojë, kanë humbur jetën 20 persona. Ustad Fareedun, një zyrtar në Ministrinë e Informacionit të drejtuar nga talebanët, tha për Reuters se sulmuesi kishte planifikuar të hynte në ministrinë e jashtme, por dështoi. Shpërthimi thuhet se ndodhi kur një delegacion kinez po takonte talebanët në Ministrinë e Jashtme.

Read More

Në pikën kufitare Karasoviq me Malin e Zi, oficerët e policisë me ndihmën e një qeni zbuluan dhe sekuestruan heroinë me vlerë mbi gjysmë milioni euro brenda një automjeti me të cilin udhëtonin dy shqiptare. Një qen për zbulimin e drogës nisi kontrollin dhe reagoi pozitivisht ndaj kontrollit paraprak të pjesës së brendshme të mjetit. Në një pjesë të fshehur të pjesës së brendshme të mjetit janë gjetur 20 pako me peshë totale 11 kg. Sipas ekzaminimit paraprak, është konstatuar se pakot përmbanin drogë heroinë. Në bazë të urdhrit të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut në Dubrovnik, është kryer…

Read More

Enkelejd Alibeaj përjashtoi dje nga grupi parlamentar i PD-së katër deputetë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këllici dhe Agron Shehajn. Përjashtimi lidhet me protestën e dhunshme të 8 janar 2022 në selinë blu. Ky vendim ka sjellë reagimin e Edi Palokës, i cili e ka cilësuar një veprim të turpshëm, ndërsa e ka akuzuar për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. “Është akt mëse i turpshëm, me mungesë dinjiteti nga ai zotëria, por politikisht është heqja e maskave, sepse ai tregoi se është në bashkëpunim me Ramën. Ai mund të vijë një ditë dhe të përjashtojë të gjithë deputetë dhe Rama…

Read More

Arrestime të bujshme janë bërë brenda institucionit të Ministrisë së Financave. Burime për Tirananews.al. bëjnë me dije se hetimi ka nisur me iniciativë të Prokurorisë së Tiranës dhe janë arrestuar disa emra të njohur. Mes të arrestuarve është dhe Sekretari i Përgjithshëm i Financave Arlind Gjokutaj dhe dy drejtorë, Fatmir Hoxha dhe Alban Ruli. Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana, i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin i kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetitnë…

Read More

Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 41 vjeçar pasi lëvizte lirshëm me armë pa leje në kryeqytet. Bëhet fjalë për shtetasin Mujao Lamaj, i cili u arrestua nën akuzën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga operacioni i kryer policia i sekuestroi armën e zjarrit. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas po lëvizte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar Enkelejd Alibeajn si “zbatues të urdhrave” të Edi Ramës, pasi përjashtoi nga grupi parlamentar katër deputetë të Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, Berisha tha se Alibeaj me këtë vendim ka shkelmuar më shumë mbi dinjitetin e tij. Sipas kreut të PD-së, e ardhmja e grupit parlamentar do jetë një grup që do të mbrojë interesat e qytetarëve në Kuvend. “Jam marrë me probleme krejt të tjera sot. Zbatonjësi mjeran i urdhrave të Edi Ramës. I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës…

Read More