Përmbaruesi Alban Ruli i arrestuar ditën e sotme, nuk është një emër i panjohur. Përmbarues pranë shoqërisë “ARB” ai njihej si personi që u kontraktua nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe ndaj kompanisë ‘EKMA Albania’, pronarja e 100% të aksione të tregu agro-ushqimor i Tiranës. Prej qershorit 2015 ai është ndër të tjera edhe kryetar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, mandat i cili u rikonfirmua në tetor 2018 edhe për periudhën 2018-2022. Ai njihet dhe për miqësinë e tij të ngushtë me Tedi Malavecin. Ky…
Author: tirana
Deputetja e demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me arrestimin e Sekretarit të i Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin e burimeve njerëzore në këtë institucion, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues. Në një postim në Facebook, Tabaku shpreher se rastet e korrupsionit në këtë qeveri janë bërë aq shumë, sa po kthehen në statistikë. Postimi i plotë: Një i korruptuar është tragjedi, shumë janë thjesht statistikë!Sot është arrestuar Nëpunësi i parë autorizues – SP i Ministrisë së Financave i cili është autoriteti më i lartë në Republikën e Shqipërisë për ekzekutimin e të gjithë…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një statusi në rrjete sociale, ka bërë me dije se një tjetër kompani prestigjioze do të nisë fluturimet në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Ajo thekson se kompania “Iberia” do të nisë fluturimet nga 20 qershori për linjën Madrid – Tiranë – Madrid. “Lajm i mirë për Aviacionin Civil Shqiptar. Një tjetër kompani prestigjoze do të nis fluturimet në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’. Iberia spanjolle nga 20 qershori do të fluturojë Madrid-Tiranë- Madrid”, shkruan ministrja.
Një 40-vjeçar nga Shkupi ka vrarë nënën dhe gjyshen e tij. Policia e Shkupit bënë me dije se në pranga ra shtetasi me iniciale J.M. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes tronditëse dhe gjendja psikofizike e të dyshuarit. “Sot rreth orës 14:40 policia nga stacioni policor i Karposhit ka arrestuar M.J. nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 i njëjti në banesën në rrugën “Ruzveltova” ka sulmuar me sende të mprehta nënën dhe gjyshen e tij të moshës 60 dhe 80 vjeç, të cilat kanë ndërruar jetë nga plagët e marra”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 11 janar se forcat ukrainase “duhet të jenë gati” në kufirin me shtetin fqinj, Bjellorusinë. “Përveç deklaratave, ne nuk shohim asgjë të fuqishme atje, por megjithatë duhet të jemi gati si në kufi ashtu edhe në rajone”, tha ai. Këto deklarata Zelensky i bëri pas një vizite në një rajon perëndimor të Ukrainës, ku diskutoi për mbrojtjen kufitare, mes spekulimeve në lidhje me potencialin për një ofensivë ruse përmes Bjellorusisë. Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në përditësimin e fundit të inteligjencës ka analizuar njoftimin për ushtrime të përbashkëta ajrore midis Rusisë dhe Bjellorusisë që…
Aktorja Olta Gixhari, e cila është rikthyer si lajm në Shqipëri pas pjesmarrjes në Big Brother, duke qenë se prej vitesh është zhdukur nga ekrani dhe jeton në Spanjë, ka shfaqur më në fund burrin e saj, të cilin nuk e ka prezantuar asnjëherë në publik. Ose më saktë, janë shfaqur disa foto të tij në sfond, me një letër të tij për Oltën. “Në fillim po të shkruaj për pikëpyetjet që ke në kokë që në fund të jesh e përqëndruar për mesazhin që dua të përcjell për ty dhe për të gjithë banorët aty brenda. Drita e syve…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve për mbajtjen e maskave kundër Covid-19 në ambiente të mbyllura. Apeli i autoriteteve shëndetësore vjen në një moment kur fillimi i vitit 2023 ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Gjithashtu qytetarëve u bëhet thirrje që të vaksinohen si dhe të respektojnë distancat sociale dhe masat e higjenës kundër Covid-19. “MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke…
Kina vazhdon të ulë numrin e vdekjeve nga Covid-19, tha sot shefja e sektorit teknik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Covid-19, Maria van Kerkhove. “Na mungojnë disa informacione shumë të rëndësishme dhe ne po punojmë me Kinën për të plotësuar ato boshllëqe”, ka thënë Kerkhove. Më 8 janar, Kina rihapi kufijtë e saj dhe hoqi karantinën e saj për vizitorët ndërkombëtarë për herë të parë në gati tri vjet, edhe pse vendi përballet me një rritje të rasteve të coronavirusit. Drejtori i komisionit shëndetësor për provincën qendrore të Henan, Kan Quanchenggu, tha më 8 janar se pothuajse 90…
Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Mallakastrës, pasi akuzohet se ka përndjekur një grua. Ka qenë vetë “viktima” e cila ka denoncuar në Polici të riun me iniciale K. S., 27 vjeç, banues në Mallakastër. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin K. S., 27 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka përndjekur një shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas gjithë situatës së krijuar mbrëmjen e djeshme më Luizin në “Big Brother VIP” kanë reaguar prindërit e Kiarës. Në studion e “Ftesë në 5”, përmes një lidhjeje me skype, babai i moderatores u shpreh se e bija duhej të ishte treguar e prerë që në momentin e parë që mori vesh gënjeshtrën e Luizit, pasi sipas tij, ky i fundit është treguar cinik. “Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të…
Policia greke ka kontrolluar qelitë e burgut të famshëm Domokos. Ky kontroll erdhi pas informacioneve që tregonin se në qelitë e të huajve kishte pajisje celulare dhe armë të improvizuara. Ndër qelitë e kontrolluara ishte edhe ajo e Alket Rizait. Përveç tij, në këtë rast është përfshirë edhe një 40-vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë (babë e bir) në Kalamata. “Gjatë hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar: -5 shkopa druri të improvizuar dhe 2 prej metali, -7 kaçavida, -2 thika, shkop i përbërë nga tre pjesë të bashkuara dhe të lidhura me pëlhura, -5…
Trajtimi i historisë së Luizit mbrëmë në “Big Brother VIP” ka sjellë reagime të shumta. Ai doli nga shtëpia për të kryer disa ekzaminime në spital pas rrëfimit se është i sëmurë nga një sëmundje e rëndë, ku më pas mjekja e spitalit në një lidhje të direkte me spektaklin deklaroi se Luizi gëzon shëndet të plotë. Këngëtari i muzikës popullore shqiptare, Shaqir Cervadiku është shprehur i zhgënjyer me Arbanën dhe me gjithë produksionin, të cilët sipas tij kanë luajtur me ndjenjat e Luizit, familjes dhe publikut.