Author: tirana

Shqetësimet kryesore të drejtuesve ekzekutivë shqiptarë sipas raportit të fundit të Forumit Ekonomik Global, janë sëmundjet infektive dhe mangësia në infrastrukturën për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike, që janë publikuar në “Raporti i rreziqeve globale 2023”. Shqetësimi i tretë është rritja e shpejtë e inflacionit, i ndjekur nga problemet gjeopolitike që shkaktojnë krizën e lëndëve të para. Shqetësimi i pestë kriza e furnizimit me ushqime. Raporti Kriza e kostos së jetesës do të jetë rreziku më i madh global gjatë dy viteve të ardhshme, paralajmëroi Raporti i Rreziqeve Globale, publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Inflacioni global mbetet në nivele të…

Read More

Shkokon avokati Kujtim Cakrani, pasi thotë se Tirana është kthyer si një Tajlandë e vogël, ku të huajt e përdorin për turizëm seksual. Sipas tij, gjëja e parë që të huajt kërkojnë kur vijnë në vendin tonë, janë shërbimet seksuale. “Është e vërtetë fakti se këto marrin shumë dënime të vogla, nga 1 deri në 2 vite. Duhet vërtetuar, e janë shumë gjëra tjera që prokuroria dhe policia nuk arrijnë t’i administrojnë këto prova që të ndërtojnë një akuzë të bazuar me fakte. Kjo nuk bën që këto qendra masazhi të mos përdorin aktivitetin e tyre për prostitucion. Të huajt…

Read More

Eksperti i autoshkollave, Tonin Gjicaj thotë se në vendin tonë bëhet hile me karburantët, pasi nuk merr sasinë dhe cilësinë për të cilën paguan. Për të në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi, cilësia e naftës është më e mirë. “Kemi harruar të themi gjënë kryesore të paktën për ne këtu në Shqipëri, për harxhimin e karburantit. Ndikon dhe lloji i karburantit që përdorim, cilësia e tij. Ne e ndjejmë shpesh, kur vijmë nga jashtë dhe futemi këtu, e ndjejmë ndryshimin si ndryshon punimi i makinës, kur furnizohemi në vende të BE dhe me t’u futur në territorin…

Read More

Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve, vrasjet e grave nga bashkëshortët dhe diskriminimi i komunitetit LGBT+ në Kosovë, janë disa nga çështjet që organizata Human Rights Watch (HRW) përmendi në raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2022 për Kosovë. Në raportin e 33-të, HRW monitoroi gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2022 në 100 vende të botës, përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën (BeH), Kosovën dhe Serbinë. Gjendja e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor, siç u tha nga kjo organizatë ndërkombëtare joqeveritare, ende karakterizohet nga ndjekja e ngadaltë e krimeve…

Read More

Klubi i Arsenalit ka publikuar tetë dizajne të reja do të zbukurojnë pjesën e jashtme të stadiumit së klubit. Gjiganti anglez synon që të tregojë lidhjen e thellë me legjendat e klubit, historinë e tij por edhe lidhjen e ngushtë me miliona tifozë nëpër botë. Ajo që bie në sy në mesin e këtyre dizajneve, është flamuri i Kosovës, i cili është vënë në një nga dizajnet, ku shkruan “Kosovo Arsenal”, ndërkohë që në mes të këtyre dy emrave është harta e Kosovës me gjashtë yje. Vendi ku është vënë edhe flamuri i Kosovës do të jetë një dizajn shumë…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video, ku prezanton hotelin më të ri e më të madh në vend, që është brandi prestigjioz ndërkombëtar Meliá. Kreu i qeverisë thotë se ky hotel hap dyert në pranverë dhe ndodhet buzë bregdetit Adriatik. “MIRËMËNGJES dhe me hotelin më të ri e më të madh në vend të brandit prestigjioz ndërkombëtar Meliá, me 520 dhoma dhe 470 të punësuar, i cili hap dyert në pranverë buzë bregdetit Adriatik si një shembëlltyrë e Shqipërisë Turistike që përparon çdo ditë, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Jeni në një moment pozitiv edhe për ndjenjat. Kjo është koha e duhur për të shprehur atë që ndjeni, pa u nervozuar. Mund të përfshiheni në diskutime biznesi, por ato janë të rëndësishme për të arritur rezultate, mos u shqetësoni. Demi Mos u nxitoni për t’i dhënë fund një historie dashurie që është e rëndësishme për ju. Ndaluni edhe pak, tani nuk jeni ende të kthjellët. Lajme vijnë edhe në punë. Nëse ndonjëri prej jush ka një kontratë që skadon, mos u frikësoni, nuk ka arsye pse të mos rinovohet. Binjakët Nuk ndiheni në formë dhe po e lini…

Read More

Këtë të enjte moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten nga -3 deri në -5 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 4 -6°C në veri, 11-14°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do jetë me drejtim veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

Read More

Reagimi i avokatëve të Arlind Gjokutajt pas kërkesës se Prokurorise per masen e arrestit “arrest me burg”, thekson se “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në shkelje flagrante të dispozitave ligjore Kushtetuese dhe të Kodit të Procedurës Penale që kanë të bëjnë me sigurinë juridike, garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe të drejtat e shtetasve për moscenimin e lirisë personale pa një garanci të tillë ka kërkuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”. Kjo kërkesë e Prokurorit të çështjes është bërë pa e pyetur dhe pa e ballafaquar qoftë edhe një…

Read More

Gazetari Edi Oga ka reaguar ashpër ndaj emisionit “Big Brother” të “Top Channel” pas puntatës së mbrëmjes së djeshme, ku u diskutua për Luiz Ejllin dhe aludimet për sëmundjen e pashërueshme, një çështje kjo që ka krijuar debat. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Oga e cilëson “Big Brother” si format brutal dhe thotë se ndihet keq që vazhdon të transmetohet. Ai përmend edhe emisionin e tij të mbyllur në “Top Channel” dhe deklaron se do të ishte më edukativ sesa reality show “Big Brother”.

Read More

Këtë kostum, Shahije Beca, nga Maqellara e ruan me fanatizëm që nga viti 1996. Kohë kur djali i saj Fatosi, vetëm 25 vjeç, hipi në skaf për të shkuar drejt Italisë. Por nuk mbërriti kurrë. “Dy furgona me djem, 32 djem janë nisur për Vlorë për bukën e gojës dhe djali im bashkë me to. Ishin pa dokumente, telefon jo, ata kishin me vete vetëm rrobat e leckosura, kishte shumë pak plaçka të vjetra me vete” u shpreh Shahije Beça, familjare. Në atë mjet lundrues ishin 29 dibranë dhe 3 skafistë, për të cilët nuk dihet asgjë prej 9 marsit…

Read More

Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Neo Kosmos, nga policia greke, për shkelje të legjislacionit dhe tregtim të lëndëve narkotike. Bëhet me dije se tre të arrestuarit janë të moshës 54, 51 dhe 21 vjeçare. Pas kapjes së tyre në banesën ku jetonin, të cilën e kishin marrë për qëllime trafikimi të një sasie kokaine, autoritetet kanë kryer kontroll në banesë, ku dhe u gjetën dhe u konfiskuan: një paketë e improvizuar me 70 gramë kokainë, 398 gram pluhur i bardhë, i përshtatshëm për falsifikimin e kokainës, 505 euro cash, 4 peshore elektronike precize, 2 celularë, 2 I.X.E.…

Read More