Shqipëria dhe Ukraina festojnë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Ola Xhaçka zgjodhi që në mesazhin e saj të vlerësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, të njoftojë dhe rritjen e nivelit të përfaqësimit përmes hapjes së ambasadës shqiptare në Ukrainë. “Pres me kënaqësi vijimin e bashkëpunimit me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen”, shkruan Xhaçka në Twitter. Ukraina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Reagimi i plotë Kanë kaluar 30 vjet që kur Shqipëria…
Author: tirana
GJKKO ka kthyer në SPAK dosjen ndaj Artur Krasniqit, ish-oficer i arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti”. GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij. Krasniqi bëri një kallëzim ndaj prokurorit të çështjes pasi, me dashje, sipas tij, kanë shmangur nga hetimi zyrtarë të zgjedhur, vendorë, si dhe drejtues policie. Operacioni “Shpirti” ka ardhur si rrjedhojë e dy hetimeve të mëhershme të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas SPAK, në hetimet e bëra në kuadër të operacioneve “Shefi” dhe “Kulmi”, në mars 2018 dhe qershor 2020, ku janë arrestuar shqiptarë e italianë, hetuesit kanë rindërtuar një…
Milani u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Kupa e Italisë, pasi u mund 1-0 pas kohës shtesë nga Torino. Zhgënjimi ishte i madh te kuqezinjtë pasi për 50 minuta luajtën me një futbollistë më shumë. Trajneri Pioli ka folur pas disfatës. “Është një zhgënjim i madh, më vjen keq. Ne u përballëm mirë me kundërshtarët tanë, por duhet të shfrytëzonim më mirë kohën shtesë. Kemi luajtur një lojë serioz, vendimtare, agresive dhe me cilësi. Dëshirojmë të jemi konkurrues në të gjitha garat që. Të rifillojmë me më shumë vendosmëri. E lashë të luajë De Ketelaere sepse është një lojtar i…
Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një deklaratë të fortë për gazetaren Nita Latifi e cila ka hyrë së fundmi në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”. Ai ka thënë se nëse nuk del nga shtëpia më e vëzhguar ditën e shtunë, do të “heqë dorë” nga Kiara, siç ajo i ka kërkuar. I pyetur nga Nita “ti je i sigurtë që edhe Kiarës i pëlqen ti?”, Luizi thotë: “Këtë e di veç Kiara dhe për mua aktualisht që flasim as mua nuk më besohet që po e them, por po kalova të shtunën unë Kiarën do e shoh thjesht…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për anëtarin e 7 të KZAZ-ve, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Përbërja e KZAZ-ve do të jetë 2 nga Partia Socialiste, 2 nga PD, 1 PSD dhe 1 nga Partia e Lirisë. Ndërkohë, anëtari i 7 ndahet barabartë mes PS dhe PD-së, sipas shortit. Në 45 KZAZ anëtari i 7 i takon PS, ndërsa në KZAZ me numër tek i takon PD-së.
Në takimin që pati me drejtuesit e Policisë së Shtetit mbrëmjen e së mërkurë, kryeministri Edi Rama i ka lënë disa porosi. Rama zhvilloi një takim me drejtorët vendor të policisë, kryepolicin Muhamet Rrumbullaku dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Mësohet se gjatë takimit Rama ka kërkuar goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri dhe korrupsion, kjo ndikuar nga rasti i Alda Klosit. Po ashtu është kërkuar edhe zbardhja sa më e shpejtë e ngjarjeve kriminale që kanë mbetur mister, përfshirë këtu misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt. Policia ka sfidë sezonin turistik, teksa është kërkuar vëmendje…
Kë nga dy grupet në PD, do të njohë KQZ për zgjedhjet lokale? Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, thotë se KQZ-ja do vlerësojë legjitimitetin e personit që do të sjellë dokumentacionet përkatëse për propozimin e anëtarëve në KZAZ-të e vendit. Gjatë një prononcimi për mediat, kryekomisioneri u pyet nga gazetarët se cilët janë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të cilët KQZ njeh aktualisht. Celibashi bëri të ditur se PD-ja përfaqësohet nga Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kryekomisioneri bëri të ditur se aktualisht KQZ-ja ka komunikim në mënyrë formale vetëm më Logun dhe Sefën, por shtoi se nuk mungojnë as komunikimet…
Matura Shtetërore 2022-2023 do të ketë ndryshime. lajmin e dha ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë një konference me gazetarët për punën e vitit të shkuar dhe për sfidat e vitit të ri. Një ndër to është dhe ngritja e një Komisioni në shkolla për nxënësit që duan një rivlerësim të provimit. “Provimi i informatizuar për programin mjekësi e përgjithshme do të zhvillohet në mjediset e qendrës së shërbimeve arsimore. Fondi i pyetjeve për nxënësit që duan të studiojnë mjekësi të përgjithshme është gati. I kanë pyetjet atje dhe do të shmangë problemin që ndonjë pyetje mund të jetë jashtë…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka mbajtur sot një konferencë me gazetarët ku ka bërë një analizë të punës së dikasterit që ajo drejton për vitin që lamë pas, por edhe sfidat e këtij viti ku kemi hyrë. Kushi bëri me dije se është gati tashmë Ligji për Arsimin Paraunversitar, i cili është konsultuar gjatë dhe pritet që së shpejti të dërgohet në Parlament për miratim. “Ligji për Arsimin Parauniversitar është gati. Është konsultuar gjatë dhe do të dërgohet në Parlament për miratim”. Ministrja shtoi se një tjetër risi do të jetë edhe komunikimi i vazhdueshëm mes prindërve…
Modelja Kejvina Kthella ka “dhuruar” skena shumë provokuese dhe të nxehta brenda “Big Brother Albania VIP 2”. Ajo ka hipur mbi shpinën e aktorit Amos Zaharia, duke e masazhuar. Efi: Po si e bën mesazhin andej se nuk po e kuptoj? Kejvina: Këtu është skena. (Amos reagon i kënaqur) Amosi-Kristit: Ça duarsh të arta o plak, nuk ta merr mendja ça je duke humbur. (Kejvina lëviz) Amos: Aty, aty. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ajo e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi po zhvillojnë sot një konferencë për bilancin e vitit 2022 dhe pritshmëritë e 2023. Kushi ka përmendur sfidat e këtij viti, ku nënvzoi se një ndër çështjet që po përqendrohet Ministria e Arsimit është transporti, kjo në mënyrë që të ketë më shumë ulje të numrit të klasave kolektive. Ministrja tha edhe se transporti për fëmijët mbetet një sfidë, dhe se po punohet për rimbursimin e biletës. “Qëllimi ynë është që nxënësit që mësojnë në klasa kolektive të transferohen në klasa më normale. Por nëse…
Avokati Jordan Daci flet për situatën në selinë blu, ku PD-ja e Sali Berishës është pa anëtarë në KZAZ. Për të paqartësia juridike e PD e vendos opozitën në pozitë të pafavorshme juridike. Daci thekson edhe se vendimi i Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve nuk ka asnjë fuqi. “Ky proces nuk do jetë i mirë sepse nuk u arrit të bëhej Reforma Zgjedhore dhe Territoriale. Kemi një problematike sa i përket funksionimit të KQZ. Paqartësia juridike e PD-së ngre pikëpyetje të mëdha ligjore dhe konkrete, dhe e vendos opozitën në pozitë të pafavorshme. Konfigurimi i KQZ është i paraparë…