Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” artistin e mirënjohur Sokol Marsi. Titulli për Marsin është dhënë me motivacionin: “Me mirënjohje për kontributin artistik dhe vlerat e çmuara si kompozitor, producent muzikor dhe tekstshkrues i shumë këngëve të muzikës së lehtë, popullore dhe për fëmijë. Në vlerësim të përkushtimit si artist dhe një nga autorët më të spikatur në skenën artistike, si brenda dhe jashtë vendit”. Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Begaj u shpreh se “Është gjithmonë kënaqësi e veçantë për mua kur mblidhemi për të dekoruar ata shqiptarë që me punën e tyre, i shërbejnë skenës…
Author: tirana
Në vitin 2004, Gloria Mark, një profesoreshë e shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë, vëzhgoi punëtorët gjatë një dite të zakonshme në zyrë. Duke përdorur një kronometër, ajo analizoi çdo situatë që ata ndryshonin detyrat në kompjuterin e tyre. Kështu zbuloi se njerëzit shpenzonin mesatarisht vetëm dy minuta e gjysmë në një detyrë përpara se të kalonin në tjetrën. Kur Mark përsëriti eksperimentin në vitin 2012, koha mesatare e punonjësve të zyrës që shpenzonin në një detyrë kishte rënë në 75 sekonda. Dhe që atëherë ajo ka qenë në rënie të vazhdueshme. Dhe siç shkruan ajo në mënyrë specifike në…
Një 35 vjeçar nga Pogradeci ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi 4 automjete në disa qytete të vendit. Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi A. I. është autor i dyshuar i vjedhjes së automjetit tip “Toyota”. Më pas, u zbulua se ka vjedhur dhe tre automjete të tjera në Prrenjas dhe Elbasan. “Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Elbasan dhe Librazhd, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Vodhi 4 automjete, në Pogradec, Elbasan dhe Prrenjas, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen…
Nga Eduard Zaloshnja Nga një sondazh që zhvilloi IDRA para një muaji në territotin e Bashkisë Elbasan, rezultoi se Gledian LLatja do të merrte më shumë vota se sa do të mernin së bashku tetë konkurentë potencialë. Në një pyetësor që u shpërndava elektronikisht në fundjavë 10 mijë banorve të rritur të Shqipërisë (në mënyrë krejtësisht rastësore), ishin disa pyetje rreth prirjes për të votuar kandidatë lokalë për kryebashkiakë. Të anketuarit kishin opsione të ndryshme si “Do të votoj sot për kandidat socialist”, “Ndoshta do të votoj për kandidat socialist”, “Do të votoj sot për kandidat të PD së Berishës”,…
‘Isha i dehur, nuk mbaj mend’,- kështu është shprehur para efektivëve, 62 vjeçari Vasil Babinis i cili mbrëmjen e djeshme goditi me sëpatë në kokë 73 vjecarin Vasil Begolli. Abcnews mëson se i moshuari ka thënë se nuk mban mend asgjë lidhur me çfarë ka ndodhur një natë më parë. Konflikti mes të moshuarëve nisi në një lokal, pas një loje me letra dhe u zhvendos më pas në banesën e 73-vjecarit. Ngjarja u klasifikua fillimisht si aksidentale, pasi i plagosuri tha se ishte rrëzuar aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, por u zbardh më pas nga blutë e…
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka befasuar me deklaratën se ajo nuk është thirrur në mbledhje të grupit Parlamentar dhe as nuk ka ndonjë dijeni për proces shkarkimi të katër deputetëve. E pyetur nga gazetarët rreth shkarkimit të Tritan Shehut, Oerd Bylykbashit, Belind Këllëçit dhe Agron Shehajt me firmë të Alibeajt, deputetja tha se partia në të cilën ajo bën pjesë nuk duhej të arrinte në këtë pikë. “PD po kalon një periudhë të vështirë. Nuk më ka thërritur askush për mbledhje grupi. Dhe nuk kam asnjë dijeni për procesin. Unë kam një qëllim, ta bëjmë PD-në forcë fituese. Për mua…
Superliga shqiptare ndez motorët këtë të premte pas shumë ditëve pushim, kjo me duele mjaft interesante. Tirana përballet me Laçin një skuadër që pas një starti të vështirë po ringrihet në klasifikim. Për bardheblutë detyrim është vetëm fitorja në rast se duan të rivalizojnë deri në fund Partizanin për titullin. Partizani luan me Vllazninë në shtëpi. Skuadra e Kolelës kryeson kampionatin me 4 pikë më shumë se bardheblutë, megjithatë kjo nuk i jep aspak siguri trajnerit Italian. Përballë kanë shkodranët një skuadër që objektiv ka një vend në kupat e Evropës. Po të premten, Kukësi përballet me Bylisin në transfertë,…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga Kryesia e Kuvendit, për gazetarët tha se ka kërkuar që seanca plenare që zgjasin në Kuvend të evitohen dhe mos të kthehen në noteri për qeverinë. “Parlamenti duhet të ketë një rregullsi nuk mund të kthehet në noter të qeverisë. Kërkova që të evitohen seancat që zgjasin. Duhet të jetë në funksion të punës së deputeteve dhe jo në funksion të punës së qeverisë. Ne nuk mundet që të diskutojmë ato që ka prioritet qeveria. Vijnë aktet normative, vijnë ligje që u kërkohet komisioneve të diskutohen brenda 48 orëve. Rasti më i fundit…
Poliklinika e Specialiteteve të Elbasanit, një investim i shumëpritur nga banorët e këtij qyteti, do të rehabilitohet këtë vit me standardet më të mira, me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Drejtuesi politik i qarkut Elbasan Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku Gledian Llatja morën pjesë në prezantimin projektit të rikonstruksionit të Poliklinikës së Specialiteteve në Elbasan. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se falë kësaj ndërhyrje do të ofrohet jo vetëm një shërbim më i mirë për qytetarët, por dhe kushte të denja…
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, vizitoi Autoritetin e Dosjeve. Në këtë vizitë Hohmann shoqërohej edhe nga Frédérique Hanotier, zyrtare përgjegjëse për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë, në delegacionin e BE-së Tiranë. Delegacioni dhe kreu i saj u prit nga kryetarja dhe anëtarët e Autoritetit, ku u njohën nga afër me punën e institucionit, sfidat e tashme e të ardhme, dhe me hapësirat e reja ku zhvillon veprimtarinë Autoriteti. Bashkëpunimi mes AIDSSH dhe BE në projektin “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë tranzicionale dhe të pajtimit; të zhdukurit në komunizëm”, zbatuar me ICMP, si dhe finalizimin e…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se do të ndryshojnë ligjin për Komisionet Hetimore. Po ashtu theksoi se asnjë shkresë e firmosur nga Sali Berisha nuk do të merret parasysh, ndaj dhe fton të interesuarit të aplikojnë për Avokatin e Popullit, pasi opozita e pati kohën për propozime. “Është firma, nënshkrimi i një personi të shpallur non-grata nga SHBA-ja. Ajo kërkesë, ajo letër nuk merret parasysh, pra në aspektin formal kërkesa nuk mund të shqyrtohet sa kohë gjendet nënshkrimi i këtij personi. Në këto 2 vite më është dashur të refuzoj një personalitet si Simon Miraka se…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier. Një 64-vjeçare ka humbur jetën, pasi u godit në mënyrë fatale nga një dash. Ngjarja u regjistrua pasditen e një dite më parë në fshatin Lalar të Fierit, ku kafsha goditi 64-vjeçaren F.V. Njoftimi u dha nga policia, e cila vijon hetimet për këtë ngjarje.