Author: tirana

Nisur nga frika e një dimri të ftohtë, qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të zgjatur me 30 ditë masat emergjente të energjisë elektrike. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë arsyetohet se kjo zgjatje e emergjencës po bëhet për rrezikun e rritjes së çmimeve të energjisë në bursat ndërkombëtare. Kryeministri Albin Kurti, tha se duke marrë parasysh se gjendja aktuale me çështjen e energjisë mund të përkeqësohet, si dhe çmimet e importit të energjisë mund të shënojnë ngritje gjatë muajve në vijim, Ministria e Ekonomisë ka propozuar disa masa emergjente në furnizim me energji. Edhe…

Read More

Temperaturat e ulëta, nën zero kanë sjellë ngrica dhe reshje bore. Problematike janë kryesisht zonat e veriore dhe të Korçës. Por ARRSH bën thirrje që të tregohet kujdes në këto 4 akse. “Kukës-Krum, Ura e Zapodit-Shishtavec, Bogë-Theth, Korçë-Dardhë”. Njoftimi Temperaturat janë ulur ndjeshëm në të githë vendin por kryesisht në zonat malore ku kanë arritur deri në -4 °C. Gjatë natës ka vazhduar puna me shpërndarjen e kripës në akset Kukës-Krum, Ura e Zapodit-Shishtavec, Bogë-Theth, Korçë-Dardhë për të evituar ngricat. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni…

Read More

Nga Irena Beqiraj Arlind Gjokutaj nuk është një djalë do si do. Unë e njoh mirë, kam punuar me të edhe ja njoh cilesitë, qoftë ato profesionale, njerëzore edhe morale. Kush nuk është përzjerë me gjysmë centi duke qenë drejtor dogane, vendi ku drejtorat e drejtoreshat, hyjnë të veshur si Luli i Vockel e dalin si sheiket e Dubait, kush le me dëshirë “fatin e madh” për të qenë drejtor dogane, kur të tjerët mund ta linin zyrën vetëm të vdekur, e ka kaluar testin më të fortë e të vështirë të integritetit. Kush ka qenë Drejtor i Parandalimit edhe…

Read More

“Arrest me burg” është masa e dhënë nga Gjykata e Lezhës për 36-vjeçarin Antonio Leka, i cili pasditen e së hënës u kap me një sasi të madhe armatimi pranë një servisi në Ishull-Shëngjin. 36-vjeçari deklaroi se kishte si qëllim vrasjen e disa politikaneve në Lezhë, duke i lidhur veprimet e tij në emër të patriotizmit, por pa treguar se ku i kishte marrë armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme.

Read More

Thirrja për ndihmë në det të hapur. Një anije peshkimi në vështirësi ka lëshuar sinjalin e alarmit drejtuar Kapitenerisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit. Peshkarexha me 3 persona në bord pësoi avari në sistemin elektrik të motorit dhe e kishte të pamundur të lundronte. Mjeti lundrues ndodhej në veri të derdhjes të lumit Seman dhe kërkoi asistencë. Kapiteneria e Portit njoftoi QNOD dhe Rojen Bregdetare e cila po ndihmon anijen të lundrojë drejt Triportit.

Read More

Në qendrat e masazhit në Tiranë, ka një skemë të mirëfilltë të prostitucionit dhe në këto qendra janë të punësuara edhe vajza minorene. Gazetarja Aida Topalli, thotë se tarifat maksimale shkojnë deri në 10 mijë lekë të reja, ndërkohë që shërbimet mund të ofrohen dhe me një çmim më të ulët. Ajo shtoi se 80% e kësaj shume shkon te pronari i qendrës së masazhit, ndërkohë që vajza e cila shet trupin merr vetëm 20% të vlerës së shërbimit. “Çmiment nuk i kalojnë 100 mijë lekë të vjetra për një shërbim. Maksimalja është aq, pastaj kemi dhe tarifa më të…

Read More

Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ai është një detyrim ligjor. Mesazhi i këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit Derek Chollet, gjatë vizitës në Prishtinë, ishte i qartë. Në takimin e zhvilluar me një grup gazetarësh, pas bisedimeve me udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë, Chollet tha se Shtetet e Bashkuara presin nga Kosova të përmbushë të gjitha angazhimet e saj në bisedimet më Serbinë, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara presin që qeveria e Kosovës…

Read More

Dosja që çoi në pranga Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj bashkë me drejtorin juridik të kësaj ministrie Fatmir Hoxhaj, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre është e tejmbushur. Në pranga ka rënë edhe përmbaruesi Alban Ruli. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë. Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa sekretarit të Përgjithshëm, përmbaruesuesit dhe drejtorit, ai iu dha ryshfet 82 mln lekë. Pjesa tjetër e parave Ilir Thanës do t’i kalonte në…

Read More

Lufta ruse në Ukrainë po prek vitin. Qytetet Soledar dhe Bakhmut në rajonin e Donetskut në Ukrainë, u bënë qendra të luftimeve intensive dhe pësuan shkatërrime serioze si rezultat i sulmeve të armikut. Kompania Maxar Technologies tregoi imazhe të frikshme satelitore. Fotoja e Soledar nga gushti 2022 dhe janari 2023 tregon shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga luftimet intensive në vetë qytetin dhe rrethinat e tij. Shumica e shtëpive u shkatërruan plotësisht. Fotot e reja të Bakhmutit janë shfaqur edhe në Maxar. Fotografitë nga 7 janari 2023 tregojnë mijëra kratere bombash në fusha dhe përgjatë rrugëve në qytet dhe rrethinat…

Read More

Rimëkëmbja më e madhe nga stërvitja dhe rregullimi më i mirë i metabolizmit mund të sigurohet nga disa gramë bajame në ditë. Sipas rezultateve të provës të botuar në “Frontiers in Nutrition”, pjesëmarrësit që konsumuan 57 gramë bajame çdo ditë për një muaj kishin rritur nivelet e molekulës 12,13-DiHOME menjëherë pas stërvitjes. Kjo molekulë sintetizohet nga acidi linoleik nga indi dhjamor kafe dhe ka një efekt të dobishëm në shëndetin metabolik dhe rregullimin e energjisë.

Read More

2023 nisi me përjashtime dhe “kurthe” në selinë blu. Përjashtimi edhe i katër deputetëvë të tjerë që janë me Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, me firmë të Enkelejd Alibeajt, por pa mbledhje, ka nxitur një “luftë” të re. Në 24 orët e fundit janë hedhur në sulm të gjithë, me në krye Sali Berishën. Enkelejd Alibeaj ka prishur planet për ta larguar nga kreu i grupit parlamentar. Deputeti Ervin Salianji dhe deputetë të tjerë që janë me Berishën, po punojnë që të shkarkojnë Alibeajn si kryetar grupi në Kuvend. Janë mbledhur edhe firmat, por Alibeaj e prishi këtë…

Read More

Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë një 33-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm në Tepelenë. Mësohet se në pranga është vënë shtetasi B.Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë. “Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Agjencia”, duke transportuar me automjetin tip “Seat”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për…

Read More