Ambasada e Britanisë së Madhe ka dalë sërish me një mesazh për shqiptarët, të cilëve u kërkon që të mos emigrojnë në mënyrë ilegale. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada sjell në vëmendje bandat kriminale, të cilat rrezikojnë edhe familjet e emigrantëve nëse këta të fundit nuk u japin paratë që ata kërkojnë. “Trafikantët mund të vënë në shënjestër familjen tënde nëse nuk marrin paratë që u detyrohesh. Mos rreziko. Duke punuar për mandate kriminale po vë në rrezik edhe familjen tendë”, shkruan ambasada britanike në Shqipëri. Kujtojmë se që në fillim të vitit, ambasada doli me disa…
Author: tirana
Realiteti i ri global i shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, ndryshimet e brendshme në legjislacionin për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, por edhe sulmet kibernetike me të cilat është përballur Shqipëria kësaj vere, duke se po rikompozojnë tërësisht sistemet e mbrojtjes së vendit tonë. Tashmë është Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes e cila po i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor. Janë hedhur për konsultim publik një seri ndryshimesh në ligjin përmes të cilit funksionon kjo agjenci e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat zgjerojnë fushën e veprimit të saj, por edhe në mënyrën se si ajo rekruton punonjësit,…
Në vitin e 10-të të qeverisjes, socialistët janë gati për fushatën e radhës. Qeveria i ka paraprirë sjelljes me një sërë masash lehtësuese në kushtet e ndryshimeve, por zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk i lidh punët e tyre me 14 majin. Në një intervistë për gazetarët e ABC News, Balluku thotë se mos rritja e çmimeve të energjisë nuk lidhet me fushatën. “Fasha nuk u hoq për fushatë. Viti do jetë prapë i vështirë për energjinë, por jo sa ajo e vjetshmja”, tha Balluku. Qeveria do të ndihmojë sërish pensionistët dhe ata që kanë nevojë. “Po shpërndajmë bonusin për pensionistët nga…
Qeveria greke ka njoftuar se nuk do të ketë nderime shtetërore në funeralin e mbretit të fundit grek, Konstandinit II, i cili vdiq dje në moshën 82-vjeçare. Kryeministri i Greqisë, Kiryakos Mitsotakis, u konsultua me ministrat në qeveri dhe mori vendimin që ish-mbretit t’i bëhet funerali civil dhe jo shtetëror. Në njoftim thuhet se Kostandini II do të varroset në Tatoa, ish-pallati mbretëror, ku janë varrosur anëtarët e ish-familjes mbretërore dhe se në varrim qeverinë do ta përfaqësojë ministrja e Kulturës dhe Sportit, Lina Mendoni. Mënyra e organizimit të varrimit të Konstandinit II ka shkaktuar debat në Greqi, ku familja…
Krahas objektivit për 45 bashki, Shkodra do të jetë një nga betejat më të rëndësishme të Partisë Socialiste në garën e 14 majit. Për të marrë kryeqendrën e veriut, e njohur ndryshe edhe si bastion i demokratëve, kryesocialisti Rama ka mbledhur forcat përtej PS për të fituar një nga bashkitë që ende nuk e ka gëzuar politikisht. Kontaktuar nga A2 CNN, Tom Doshi konfirmoi se partia e tij në zgjedhjet vendore nuk do të dalë me kandidat të saj në Shkodër, por do të mbështesë kandidatin e PS. Edhe pse ende nuk kemi një zyrtarizim të kësaj kandidature, drejtuesit socialistë…
Luizi ka mbledhur të gjithë banorët për t’ju sqaruar situatën dje në prime, ku ai tha se nuk është sëmurë, duke mohuar kështu rrëfimin te Kiara. Sot mes lotësh ai thotë se është shprehur gabim dhe ndihet në faj! Luizi: Duhet që të gjej një zgjidhje, ia bëra vetes, kurse ju po më bëni gjyqin, mënyra se si u shpreha ishte gabim, Unë tani humba Kiarën, Big Brotherin dhe kur të dal do më thonë ja ky mashtruesi! Unë ia bëra vetes! Kam thënë një gomarllik! Kejvina: Dje ke instistuar në këtë gomarllikun tënd!fakti që ti e pranove hallall! Tani…
Një personazh i njohur ndërkombëtarisht, Andrew Tate, është arrestuar për përdhunim dhe trafikim femrash. Ai akuzohet se mbante të ngujuara në shtëpinë e tij disa femra, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion. Por në mënyrë të habitshme, atij i ka dalë në krah publikisht një hoxhë shqiptar. Bëhet fjalë për Ahmed Kalaja-n. “O zot ruaje e mbrojë habibin. Amin”, shkruan Kalaja, ndërsa ka postuar një foto të tij duke hyrë në ambientet e gjykatës me një Kuran në dorë. Postimi i hoxhës Kalaja ka shkaktuar debate dhe kritika të shumta në rrjet, duke qenë se është e pakonceptueshme që një…
Nëse duhen besuar të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gjysma e të gjitha kancereve që i atribuohen alkoolit në Rajonin Evropian të OBSH-së shkaktohen nga konsumi “i lehtë” dhe “i moderuar” i alkoolit, më pak se 1.5 litra verë ose më pak se 3.5 litra birrë ose më pak se 450 mililitra pije alkoolike në javë. Me fjalë të tjera, nuk ka asnjë kufi të sigurt kur bëhet fjalë për alkoolin, sqaroi OBSH teksa publikoi deklaratën e saj për The Lancet Public Health. Alkooli është klasifikuar si kancerogjen i Grupit 1 nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin…
10 ditë pasi humbi gjurmët natën e ndërrimit të viteve gjendet 14-vjeçari nga Vlora, Erisi Limaj. I mituri u gjet nga policia e kryeqytetit, 24 orë pas publikimit të rastit në emisionin “Pa Gjurmë”. Bashkë me grupin e xhirimit nëna e tij Shkëndije Limaj mbërriti paraditen e sotme në komisaritin nr.2 në Tiranë, aty ku nën shoqërinë e dy psikologeve, në gjëndje të rënduar psikologjike mbërriti edhe i mituri. Ai u mor në pyetje për disa minuta, ndërsa arriti të fliste në prani të psikologeve duke zbuluar emrat e personave që pasi e rrëmbyen në Vlorë e shfrytëzuan në Tiranë.…
121 persona kanë humbur jetën në aksidente ajrore në territor të BE-së gjatë vitit 2021. Në raportin e fundit të zyrës evropiane të statistikës, Eurostat, numri është thuajse i njëjtë me vitin 2020, kur kishte 122 jetë të humbura, një rënie prej 0.8 për qind. Gjatë vitit 2021, sikurse në 6 vitet e fundit, në territor të BE-së nuk ka ndodhur asnjë fatkeqësi e përmasave të mëdha që përfshin fluturimet komerciale. Shumica e jetëve të humbura kanë ardhur si pasojë e fatkeqësive ku janë përfshirë fluturake të vogla, me peshë maksimale të ngritjes më pak se 2.250 kg. Me këtë…
Dashnor Sula vlerëson se qëllimi i qeverisë me amnistinë fiskale është legalizimi i parave të trafikantëve dhe hienave të administratës publike. Sipas deputetit të PD-së, veç vjedhjes së përditshme, amnistia fiskale do t’i dëmtojë edhe më shumë qytetarët e thjeshtë, me argumentin se leku i pistë do t’i ngrejë edhe më shumë çmimet e ndërtimeve dhe do dëmtojë biznesin e ndershëm. Postimi: Amnistia Fiskale për “Alda Klosë-t” e qeverisë, jo për emigrantët.Projekti i qeverisë për Amnistinë Fiskale nuk i shërben aspak emigrantëve shqiptarë që kanë punuar me ndershmëri në një vend të huaj, por kërkohet me ngulm nga kjo mazhorancë…
Kjo është sëmundja e rrallë që është gati e pamundur të diagnostikohet në analizat e gjakut dhe e cila i ka marrë jetën disa aktorëve të famshëm. Demenca e Trupit Lewy apo Lewy Body Dementia (LBD) mund të jetë sëmundja më e vështirë për t’u diagnostikuar. Nuk ka teste që mund të diagnostikojnë përfundimisht LBD-në. Aktualisht, vetëm një autopsi e trurit pas vdekjes mund të konfirmojë plotësisht një diagnozë të dyshuar. Biseda me pacientët dhe me kujdestarët e tyre është ajo që i ndihmon mjekët të bëjnë një diagnozë ama testet e gjakut madje edhe skanerët duket se janë krejtësisht të pazotët…