Policia Kombëtare Spanjolle dhe Doganat spanjolle me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar kanë kapur rreth 4.4 tonë kanabis në Gjirin e Cadizit, në veriperëndim të Spanjës në një operacion të përbashkët. Anija detare Ivy Rosa shkoi në bregun perëndimor të Marokut për të ngarkuar drogën, sipas autoriteteve spanjolle. Droga ishte menduar të transportohej në Amerikën e Jugut. Megjithatë, anija u kthye në gji, që është ngjitur me Spanjën dhe Portugalinë, për të kërkuar strehim për shkak të motit të keq, dhe pikërisht aty ndodhi përgjimi.
Author: tirana
Ish-kryeministri çek Andrej Babis është shpallur i pafajshëm nga një gjykatë në Pragë. Babis ishte akuzuar për mashtrim me subvencione të Bashkimit Europian në vlerën e 2 milionë dollarëve. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me kusht për 3 vjet dhe një gjobë prej 440 mijë dollarësh për ish-kryeministrin dhe mund ta apelojë vendimin e gjykatës. Babis kishte deklaruar se ishte i pafajshëm dhe se akuzat ndaj tij ishin ngritur për qëllime politike. Vendimi i gjykatës duket se forcon pozitat e zotit Babis pak ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Çeki.
Të flesh me flokë të lagur është shumë herë më e dëmshme nga ç’mund të mendoni. Dhimbje koke: Fjetja me kokën lagur mund të shkaktojë dhimbje koke. Kjo ndodh pasi gjatë gjumit temperatura e trupit rritet duke krijuar një çrregullim ndërmjet temperaturës së sipërfaqes së skalpit dhe lagështisë së flokëve. Me siguri të nesërmen në mëngjes do të zgjoheni me dhimbje koke. Infeksione: Jastëku është ajo pjesë e shtrojës ku akumulohen bakteret, qelizat e vdekura të lëkurës, vajrat e trupit të njeriut dhe papastërtitë e tjera nga mos pastrimi i grimit. Kontakti i drejtpërdrejtë i flokëve të lagura me jastëkun krijon terrenin…
Hakerat iranianë kanë publikuar 1000 llogari bankare të qytetarëve shqiptarë, korporatave dhe shoqërive shqiptare me të dhëna sensitive, përfshi edhe shumën e parave të depozituara. Databaza e publikuar prej grupit të hakerave “Homeland Justice” përmban 1,000 llogari bankare, me emrin përkatës, numrin serial, shumën e depozituar, numrin e telefonit, adresën dhe degën e bankës.
Një 35-vjeçar është ndaluar nga Policia e Lezhës ditën e sotme, i cili mbante me vete një arsenal armësh. I riu i veshur me rroba ushtarake rreth 35 vjeç, me anti-plumb u kap pranë një servisi në Ishull Shëngjin Lezhë. Supozohet se arsenali do të përdorej për një ngjarje të mundshme kriminale. Në çantën e të riut u gjetën granata, armë dhe municione luftarake. Policia e Lezhës deri më tani nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e tij.
Aktorja Olta Gixhari është prekur teksa fliste për djalin e saj. Gjatë një bisede me Kiara Titon, banorja e “Big Brother VIP”, me sytë me lot, u shpreh se djali sikur e ndjente që ajo do ikte pasi u lidh më shumë me të kohët e fundit. “Dua ta shoh sesi më sheh, ça bën, nuk e kam parë asnjëherë sesi reagon kur më sheh në televizor, do doja ta shikoja si reagon, ça thotë, a më kujton, nuk e di si po reagon ai kur më kërkon në shtëpi dhe nuk jam. Është lidhur shumë dhe me mua. E…
Tema dhe arsyeja e takimit të thirrur për ditën e nesërme në Tiranë, nga kryeministri shqiptar Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare, mbetet një mister. Nga kabineti i Ramës nuk sqarojnë agjendën, nuk tregojnë mbi arsyen se pse ai është thirrur dhe pse pikërisht në këtë moment. VMRO-DPMNE-ja nuk i fsheh dyshimet për takimin e liderëve me Ramën në Tiranë. Nga partia e Mickoskit e vendosin theksin te Ahmeti si shfrytëzues i kësaj mundësie, duke thënë që do të mësojë Ramën për agjendën e gjelbër ose do të kemi një platformë të dytë tiranase. “Është interesante se si…
Shkencëtarët kanë zbuluar një test universal për autizmin tek foshnjat. Sipas tyre tani autizmi mund të zbulohet vetëm për një fije floku. Testi përfshin dërgimin e një mostre flokësh në një laborator për analiza dhe deri më tani nga eksperimentet e kryera ka rezultuar 81% i saktë. Për testin, shkencëtarët fillimisht përdorin një lazer për të hequr shtresën sipërfaqësore të flokëve. Një lazer i dytë, më i fuqishëm, lëshohet më pas përgjatë flokëve, i cili merr matje në 650 pikë për çdo centimetër. Kjo gjithashtu e kthen fillesën në plazmë. Ai kontrollon për substanca të lidhura me autizmin duke përfshirë…
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar pasditen e kësaj të hëne në rrugën e fshatit Smollik, në zonën e njohur si Ura e Çerenecit. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur dy persona.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se shqiptarët janë në kufijtë e varfërisë, duke iu referuar statistikave të INSTAT. Në një postim në “Facebook”, Tabaku tha se nën qeverisjen e socialistëve, të varfrit vazhdojnë të varfërohen, ndërsa shtresa e mesme po zhduket. Postimi: Si e kanë përballuar shqiptarët rritjen e çmimeve me 7.4%?Sipas INSTAT 45% e shqiptarëve janë zgrip të varfërisë, mbi 600 mijë janë në varfëri.Sa e keni ndjerë ju rritjen e çmimeve?Nën qeverisjen socialiste; të varfërit vazhdojnë të varfërohen, shtresa e mesme po zhduket, vetëm një pakicë komandon ekonominë, shtetin dhe praktikisht Shqipërinë.Një sistem i manipuluar në…
Sipas gazetarit Artan Hoxha, Rozeta Dobi, gruaja që së bashku me të birin vodhën një shumë prej 700 mijë eurosh nga banesat ku ajo punonte si sanitare, mund të zbulojë akoma më shumë informacione për zhvillime të tjera. Hoxha tha se Dobi ka punuar në banesat e personazheve të rëndësishëm të administratës dhe se mund të disponojë informacione të ndryshme mbi ta. “Duhet të jemi të vëmendshëm se cili po jep një informacion të vërtetë dhe cikli është për klikime,. Jemi shumë herët për të detajuar me saktësi çfarë ka ndodhur, pasi jemi shumë herët, që kur është arrestuar Rozeta…
Në një bisedë veçmas me Kiarën, Luizi i ka treguar se vuan nga një sëmundje e rrallë. Kiara e shqetësuar e pyet nëse sëmundja që ai ka është e shërueshme. Luizi: Thonë që është sëmundje e rrallë, 11 klinika janë në botë për këtë. Njëra që jam interesuar ishte e zënë deri në gusht… Kiara: Nuk kam fjalë! Nëse do ishim bashkë, kurrë s’do të lija… View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)