Menduh Thaçi ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama dhe do të vijë në Tiranë. Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe thotë se do të jetë i pranishëm në takimin e ftuar nga Kryeministri Edi Rama. Takimi pritet të zhvillohet më 10 janar në Shqipëri, ku ftesa u është dërguar të gjithë liderëve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Author: tirana
Nënë e bir të cilët u arrestuan për vjedhjen e 120 000 eurove, paratë dhe sendet me vlerë i kanë grabitur në shtëpinë e shefes së kabinetit të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Edhe pse policia njoftoi vetëm për vendodhjen e banesës dhe jo për pronësinë, sot është zbuluar se Rozeta Dobi ishte pastruese në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, aty ku me ndihmën e të birit, Havierit, arritën të vidhnin shumën e konsiderueshme të parave. Mister mbetet nëse të ardhurat e konsiderueshme të zyrtares Alda Klosi, të cilat i mbante në banesë janë apo jo të deklaruara, për të cilën…
Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama u pa krah Arbër Hajdarit në Parkun Social, ku tashmë ka marrë një pamje tjetër. Rama shprehet se gjithçka është bërë e re nisur nga biblioteka, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, si edhe restoranti. Të gjitha këto falë Fundjavës Ndryshe. Mbi të gjitha Rama ka theksuar se këtu do të ndihet dhe qëndra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon. ”Me Arbërin&Vlerën pas një ”xhiroje” për të parë të rejat e Parkut Social të FUNDJAVËS NDRYSHE në Brar, ku kanë marrë jetë biblioteka e re,…
Dje ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka shpjegoi për Twitter-in e Ministrisë që ajo drejton mbi mbarimin e mandatit të ambasadores amerikane dhe procedurat e zëvendësimit, ka ardhur edhe reagimi i selisë blu. Përmes zëdhënës Floriana Garo, PD-ja deklaron se ishte përpjekje për ta shpëtuar nga turpërimi. Sipas saj “Xhaçka luajti budallain që mendonte të bënte budalla median dhe publikun”. Garo thekson se i vetmi protagonizëm i Sali Berishës është denoncimi i korrupsionit të natyrave të ndryshme mes qeverisë dhe ambasadores Kim. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO Ndrikull Olta e investimeve strategjike në punët…
28-vjeçari Gervonta Davis mbrojti titullin kampion bote për peshat e lehta WBA, duke mposhtur Hector Luis Garcia me “knock out” në orët e para të mëngjesit të së dielës, duel që zgjati tetë raunde. Raundet e para ishin të kujdesshme, Davis ishte dominues ndaj kundërshtarit duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Ai ishte në qendër të vëmendjes më ditët e fundit të dhjetorit, teksa u arrestua nga policia në Florida, i akuzuar për dhunë në familje. 28-vjeçari u lirua dhe arriti që të ishte në ring e të mbronte titullin e tij. Në karrierë Davis numëron 28 fitore…
Nga Arta Marku Qëndro Pse SEKRETE? – e pyeta. – Nuk më duken edhe aq SEKRETE. Po mendoja se, më shumë sesa SEKRETE, mund t’u përshtatej përcaktimi TË PANJOHURA ose më mirë PAKTËNJOHURA. Të paktën në një pjesë të tyren. Megjithatë fjala SEKRET qëndronte përsosmërisht në vendin e vet, në disa raste. Sikurse ishte ai i historisë së At Nikolla Markut. Ai po, kishte rrëfyer një SEKRET të mirëfilltë, nga ata të vështirët madje dhe s’ishte e rastit që kjo fjalë qëndronte qysh në titullin e këtij teksti… *** “…Duhet ta thuash, tha gruaja, ku i dihet edhe sa je.…
Modelja Kejvina Kthella pjesë e ”Big Brother Albania Vip 2”, ka bërë një rrëfim tronditës dhe tregoi historinë sesi bashkëjetuesi i saj e dhunoi pasi ajo publikoi një foto në Facebook. Ajo rrëfeu se partneri i saj e goditi me grushte duke e gjakosur dhe ndalej vetëm kur ajo mbetej pa frymë, kjo ndodhi nga një foto që ajo kishte publikuar dhe atij nuk i kishte pëlqyer. “Kisha hedhur një foto në Facebook, një foto normale. ”Pse hodhe foton publike”, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grusht (bën…
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulme në 16 vendbanime gjatës së shtunës, sipas asaj që njofton ushtria e vendit. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës bëri të ditur se vende si Soledar dhe Bakhmut u sulmuan nga forcat e Kremlinit. Sipas asaj që thuhej në njoftim, pushtuesit rusë vijojnë të pësojnë humbje. “Më pesë janar, 2023, një tren me frigoriferë të mbushur me trupa të pajetë nga radhët e ushtrisë ruse arriti nga Rostov-on-Don në Rajonin e Kemerovës në Rusi”,-thuhej në njoftim.
Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja nga vjedhja që nënë e bir kishin bërë në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve”, ku gruaja kishte punuar si punonjëse mirëmbajtjeje. Sipas policisë, nga banesa nuk ishin vjedhur vetëm 8 milionë lekë të rinj, por mbi 400 000 euro, që gruaja në bashkëpunim me djalin i kishin fshehur më pas në tubin e aspirimit. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R.D. dhe H.D., nisur nga dyshimet e krijuara mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një konferencë për mediat, po bën paraditen e së dielës prezantimin e arritjeve për gjatë vitit 2022 dhe objektivat për vitin 2023. Një rëndësi e veçantë iu kushtua mbrojtjes kibernetike duke marrë parasysh sulmet pre e të cilave ranë sistemet shtetërore gjatë vitit që lamë pas. Peleshi kujtoi se këtë vit do të ndërtohet qendra opercionale e fushës kibernetike ndërsa theksoi se do të rriten edhe pagat e ekspertëve që do të punojnë në këtë qendër më shumë se privati. Qëllimi kryesor, sipas ministrit, është që të shmanget mungesa në burime njerëzore. “Sa i…
”Jemi shumë të nevrikosur”, tha Simone Inzaghi dhe protestoi ashpër ndaj arbitrit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Monzës, të përfunduar në barazim 2-2, por që për trajnerin e Interit, duhet të ishte mbyllur 3-1 për ekipin e tij. “Jemi shumë të nevrikosur. Te goli i anuluar i Acerbit arbitri vërshëlleu faull dhe nuk e kuptoj si mund të ndodhë kjo pas 5 vitesh me VAR-in në funksion. Na hoqi dy pikë sepse do të ishte rezultati 3-1. Është gabim i papranueshëm. Janë dy lojtarë të Monzës që u penguan me njëri-tjetrin. Nëse përmendim dhe shtyllën në fund të Lautaros,…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të dielë po mban një konferencë për mediat, në të cilën po prezanton arritjet e këtij dikasteri, si edhe objektivat për vitin 2023. Peleshi e ka cilësuar si risi në pak kosto dhe shumë eficencë. Ai shton se imazhet satelitore do të kontribuojnë në shumë elementë. “Është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjese e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira. Përpos imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë. Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë…