Një gjest i Ledian Agalliajt në skenën e DWTS ndaj nënës së tij u nënkuptua si “mospranim në familje” i këngëtares Elhaida Dani. Në natën finale të Dancing, moderatori familjarët e çiftit që ndodheshin në publik. Nëna dhe vëllai i Ledianit dukeshin të tensionuar ndërkohë që balerini i bën thirrje nga skena të pushojnë. Sipas nënës së balerinit, reagimi i saj nuk ishte ndaj nuses së re, por ndaj “padrejtësisë” që sipas saj iu bë këngëtares pasi e meritonte fitoren. “Nuk është e vërtetë, reagimi ishte te padrejtësia që iu bë Elhaidës se ajo kërceu shumë bukur, e meritonte të…
Author: tirana
Benfica dhe drejtuesit e saj janë nën hetim për trukim ndeshjesh. Sipas mediave portugeze, mes të hetuarve është edhe Manuel Rui Costa, i cili ka luajtur për një kohë të gjatë në Serinë A, ku shkëlqeu me Fiorentinën dhe Milanin, dhe sot është President i klubit të famshëm portugez. Presidenti i mëparshëm i klubit, Luis Filipe Vieira, në verën e vitit 2021, kishte dhënë dorëheqjen për një tjetër hetim në lidhje me mashtrim dhe evazion fiskal. Benfica ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku deklaron se “është e hapur për të bashkëpunuar me autoritetet”.
Sot shënohet një vit nga përplasja mes demokratëve, e cila e ktheu PD-në në 8 janar 2022 në një arenë lufte. Protesta u thirr nga Berisha përpara selisë së PD-së, por më pas u kthye në përleshje mes mbështetësve të Bashës dhe protestuesve të Berishës. Si pasojë e përplasjes, 10 persona mbetën të lënduar nga protesta e sotme në selinë e PD-së dhe 4 prej të lënduarve përfunduan tek Trauma. Mbështetësit e Berishës arritën të futeshin në seli, duke shkallmuar dyert, ndërsa deputetët dhe mbështetësit e Bashës hipën në tarracën e godinës. U desh ndërhyrja e policisë për të larguar…
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do ta vizitojë Kosovën më 11 Janar. Ai gjithashtu do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Sipas njoftimit, Chollet do të takojë në Prishtinë zyrtarët qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për t’i diskutuar përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, “përfshirë këtu arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që në qendër do ta kishte njohjen reciproke”. Pas Prishtinës, Chollet viziton Beogradin. Më 12 janar, ku përveç sigurisë energjetike, integrimin ekonomik rajonal…
Këtë të martë në Tiranë, pritet të mbahet tryeza e përbashkët e diskutimit me partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Ftesa ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa ftesa i është drejtuar të gjithë liderëve të forcave politike atje. Këtë mbledhje e tentoi edhe në tetor të një viti më parë Lëvizja Besa, por përfundoi pa rezultat.
Efi është banore e ”Big Brother Albania Vip 2”, dhe ka ndarë një mesazh të rëndësishëm, bazuar në një histori të sajën. Ajo ka rrëfyer pasojat e një marrëdhënieje me ish-partnerin e saj, i cili ka ndrydhur lirinë saj për një kohë të gjatë, duke ushtruar gjithashtu dhe dhunë psikologjike, deri në atë pikë sa ajo ka tentuar për vetëvrasje. “Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajtur goxha kohë. Ka qenë një njeri që ma ka bërë…
Enver Sheshi, i cili ishte i arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, ka ndërruar jetë në spitalin e QSUT. 59-vjeçari vdiq nga arresti kardiak. Ditën e djeshme në orën 16.15 ka dalë nga burgu 313 me urgjenë për në QSUT, dhe pas një arresti kardiak ai ka ndërruar jetë në urgjencën se spitalit QSUT. Po bëhet ekspertiza. Sot është njoftuar edhe ceremonia e varrimit për të në lagjen ku banon.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell thotë se bota në 2022 u bë një vend më i keq për të jetuar për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut, konflikteve dhe krizave në Ukrainë, Iran, Etiopi, Afganistan, Mianmar, Kinë dhe vende të tjera. “Ndarjet gjeopolitike në rritje janë veçanërisht shqetësuese, sepse ato priren të japin përshtypjen e rreme se bota në tërësi nuk ka më një gjuhë të përbashkët. Por në fakt, ne e kemi. Ne duhet të kujtojmë atë që na bashkon, më shumë se tetë miliardë njerëz dhe 193 anëtarë të OKB-së.…
Në pranga nga policia e doganës së Morinës ka rënë një 48-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar drogë. Florin Balanescu nga Rumania po transportonte 70 kg kanabis nga Morina kur u arrestua nga policia. Ai kishet si synim që drogën ta transportonte në një nga vendet e BE. Njoftimi i plotë Finalizohet operacioni policor i koduar “Indicia”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës. Goditet një rast i tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni u finalizua falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative dhe të administruara nga strukturat hetimore kundër…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, reagon pas sulmeve ruse pas një armëpushimi të supozuar, të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin për kremtimin e Krishtlindjeve ortodokse. Presidenti ukrainas e ka konsideruar armëpushimin të rremë, ndërsa thekson se vetëm dëbimi i forcave ruse nga toka ukrainase do të nënkuptojnë rivendosjen e sigurisë dhe paqes. “Bota ishte edhe një herë në gjendje të shihte sot se si fjalë të rreme të çdo niveli po vinin nga Moska. Rusët kanë folur për një armëpushim të supozuar, por realiteti është se plumbat rusë goditën përsëri Bakhmutin dhe vendet e tjera të Ukrainës. Vetëm dëbimi…
Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka premtuar shumë punë dhe dëbim ndaj emigrantëve të paligjshëm. Ambasada e Britanisë në vendin tonë u ka bërë një thirrje shqiptarëve të cilët duan të largohen drejt këtij shteti. Ambasada apelon që të mos tentohet largimi drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes gomoneve. Kjo për shkak se kushtet jo të favorshme të motit mund të çojnë deri në humbjen e jetës. “Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, shkruan ambasada në Facebook.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mënjesin e kësaj të diele me spektaklin e shpendëve mbi liqenin e Ohrit. ”MIRËMËNGJES dhe me spektaklin e shpendëve mbi liqenin e Ohrit, ju uroj një të diel të bukur”,-shkruan Rama.